Panorama (Albania)

Osmani pas takimit me Lajçak: Po diskutohen disa opsione

-

Presidentj­a e vendit, Vjosa Osmani, foli dje për Rregullore­n e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga 1 shkurti përjashton nga qarkullimi dinarin serb. Ajo tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohe­j neni 11 i Kushtetutë­s së Kosovës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve në veri në mënyrë që të zbatohet pa problem dhe me përkrahjen e shteteve aleate. “Sa i përket dinarit, dje me zotin Lajçak nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë se kemi pasur shume tema për dialogun… Neni 11 i Kushtetutë­s kërkon që Kosova në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tani ashtu siç e kërkon Kushtetuta. Banka Qendrore e ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e pavarësisë… Kurse sa i përket zbatimit në praktikë të këtyre parimeve janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektoni­n nenin 11 të Kushtetutë­s, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve dhe barten në llogari të reja në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate..”, tha ajo, raporton “Telegrafi”. Sipas saj, për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitet­it dhe sigurinë e shtetit sa herë që aleatët i kanë në krahë tejkalohen edhe sfidat. “Një shembull i tillë është edhe çështja e targave… Ky është problem i ngjashëm…”, tha ajo, duke shtuar se edhe në rastin e targave çështja kishte të bënte me mbrojtjen e sovranitet­it dhe kushtetuts­hmërisë por sipas saj nganjëherë nga aspekti teknik deri në realizim mund të marrë më shumë se një muaj ose dy.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania