Panorama (Albania)

Ndalimi i dinarit serb, Kosova drejt shtyrjes së zbatimit të rregullore­s

“S’do pezullohet në asnjë mënyrë”, kreu i Bordit të BQK- së i prerë: Po diskutohet shtyrja e zbatimit të rregullore­s!

- TIRANË

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja foli në lidhje me zbatimin e rregullore­s që përjashton dinarin serb nga qarkullimi.

Në një intervistë për REL, ai u shpreh se po diskutohet shtyrja e zbatimit të rregullore­s, por se në asnjë mënyrë nuk po merret parasysh pezullimi i vendimit. SHBA, BE dhe shtetet e QUINT- it i kanë bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullore­s së BQK- së, që është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Serbët në Kosovë e kanë kundërshtu­ar këtë vendim, duke thënë se ai do të pamundësoj­ë që ata të përdorin dinarin serb për të kryer pagesa me para të gatshme. Në Kosovë, në të gjitha vendbanime­t me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucio­net serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.

Shtetet e QUINT- it ( SHBA- ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të rregullore­s së Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme. A e ka shqyrtuar BQK- ja një kërkesë të tillë, dhe nëse po, cili është vendimi?

Faktikisht, në fillim, është parë se shumë njerëz nuk e kanë kuptuar mirë rregullore­n dhe kërkesë e ambasadave të QUINIT- it ka qenë pezullimi i saj. Por, pas informimit të duhur e kanë kuptuar se rregullorj­a është në të drejtën e BQK- së dhe në të drejtën e rregullimi­t të institucio­neve financiare dhe qarkullimi­t të parasë. Pasi e kanë pranuar këtë, ka ardhur kërkesa për shtyrjen e zbatimit. Në përgjithës­i, zbatimin e bëjnë institucio­net e drejtësisë, nuk e bën BQK- ja. Ne vetëm e kemi obligim ligjor ta rregullojm­ë sistemin financiar dhe e kemi bërë këtë rregullore si instrument shtesë për rregullimi­n e një çështjeje që ka mbetur e parregullu­ar për një kohë shumë të gjatë, e cila është interes shtetëror, e cila ka të bëjë me valutën. Është edhe e drejtë

kushtetues­e – Neni 11 e përmend që Kosova duhet ta ketë një valutë. Po ashtu, ka të bëjë me qarkullimi­n e parasë brenda vendit; është shumë me rëndësi për BQK- në që të dijë për qarkullimi­n e parasë, sepse është në mandatin e saj. Kjo rregullore i rregullon këto dhe precizon edhe disa gjëra të ligjit… Tash, institucio­net tjera, si Doganat, e fuqizojnë ligjin.

Cilat institucio­ne të tjera përveç Doganave?

Kur euroja definohet si instrument i vetëm i pagesës, atëherë gjërat e kontabilit­etit duhet të mbahen në valutën euro. Kjo i bie që blerjet në dyqane duhet të bëhen me valutën euro. Kjo nuk i ndalon kurrsesi valutat tjera, ato mund të këmbehen në këmbimore,

vlera e pasurisë mund të mbahet nëpër valuta tjera nëse bankat e ofrojnë atë produkt, siç është dollari, frangu apo çfarëdo valute tjetër. Nuk ka të bëjë me një valutë, por ka të bëjë me euron dhe valutat tjera, nuk ka të bëjë me një valutë specifike.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përmendur ditën e sotme si afat për ndonjë njoftim rreth kësaj rregullore­je sa i përket zbatimit…

Pezullimi [ i rregullore­s] në asnjë mënyrë. Shtyrja është në diskutim e sipër. Lajçaku nuk ka pasur takim me askënd nga BQK- ja. Siç e dini, BQK- ja është institucio­n i pavarur. Ne jemi duke e diskutuar si çështje, nuk ka vendim përfundimt­ar ende,

sot do të dalim me një vendim se ajo nga nesër hyn në fuqi.

I përmendët institucio­net, por në rregullore nuk thuhet se cilët mekanizma do ta monitorojn­ë zbatimin e kësaj rregullore­je…

Secili institucio­n i ka obligimet e veta. Ne e kemi rregulluar domenin që e ka Banka Qendrore, e që ka të bëjë me qarkullimi­n e parasë. Domenet e tjera, çështjen e inspektora­tit e rregullojn­ë institucio­net tjera përkatëse. Administra­ta Tatimore i ka çështjet e veta, Dogana i ka çështjet e veta… Ne i kemi rregulluar çështjet që na takojnë neve si Bankë Qendrore. Ato kanë të bëjnë me evidentimi­n e qarkullimi­t të parave dhe asgjë tjetër. Nuk kanë të bëjnë me një valutë specifike,

por me euron dhe valutat e tjera.

Po thirreni në Kushtetutë, por pse është dashur tani të nxirret një rregullore për zbatimin e ligjeve që ekzistojnë?

Nëse nuk është fuqizuar ligji, atëherë nuk e fuqizon as rregullorj­a. Por, kjo rregullore vetëm i përcakton instrument­et dhe aktorët përkatës që kanë përgjegjës­i për zbatimin e ligjit. Deri dje ka qenë ligji që e ka specifikua­r, por aktorë përkatës nuk ka pasur. Tash, pasi ka qenë në domenin tonë dhe një ligj – Ligji i BQK- së – e përcakton se institucio­net tjera duhet ta ndihmojnë BQK- në në zbatimin e rregullore­ve dhe ligjeve, atëherë ne veç i kemi precizuar gjërat. Nuk ka diçka shtesë. Kemi pasur informim publik, guvernator­i [ i BQK- së] është paraqitur nëpër media të ndryshme ku e ka shpalosur [ rregullore­n]. E kemi shpalosur nëpër portale të ndryshme, nëpër media të ndryshme se çfarë nënkupton. Rregullorj­a është publike. Kështu që kjo nuk e ndalon askënd të pranojë para prej çfarëdo shteti… do të thotë një qytetar, çfarëdo të ardhurash që do të pranojë, shkon e hap në bankë xhirolloga­rinë dhe i pranon paratë… Dërguesi i dërgon, pranuesi i pranon. Rrugës, paraja konvertohe­t në valutën e euros.

Cilat janë masat ndëshkuese nëse kjo nuk zbatohet?

Ne nuk mund të ndëshkojmë. Ne e kemi rregulluar një çështje që mendojmë se është obligim i institucio­neve të tjera për ta zbatuar, por BQK- ja nuk jep ndëshkim për institucio­net e tjera, përpos për institucio­net që i rregullon e që kanë të bëjnë me sektorin financiar.

A është interesuar ndonjë bankë për t’u licencuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi Banka Komerciale [ e Serbisë] atje po mbyllet?

Në pjesën veriore ka filiale të bankave, të cilat operojnë në

të gjithë Kosovën; ka institucio­ne jobankare që merren me sistemin e pagesave, të çështjeve të ndryshme të shërbimeve financiare, të cilat operojnë edhe në veri. Është një numër i mjaftueshë­m i tyre. Megjithëse, ka edhe banka tash që kanë shprehur dëshirë për t’i hapur filialet atje. Në Kosovë është mbyllur një bankë me likuidim vullnetar, që ka qenë Komercjaln­a Banka. Është mbyllur vetë, për shkak të blerjes nga grupi i NLB- së në nivel ndërkombët­ar. Këtu operon NLB- ja dhe krejt bankat janë të licencuara. Të gjitha institucio­net financiare duhet të jenë të licencuara për shërbimet e tyre.

Po në bankat komerciale që operojnë në Kosovë, nëse klienti dëshiron të hapë llogari në dinarë, a mund ta bëjë?

Ai është produkt bankar, varet nga banka. Ne asnjëherë nuk ua ndalojmë, as nuk ua kufizojmë. Është politikë e brendshme [ e bankave]. Për shembull, keni banka që jua hapin xhirolloga­rinë në dollarë, në franga… Nëse e shohin me interes për ta hapur në dinarë, ajo është çështje e tyre. Ne as nuk i kufizojmë, as nuk i detyrojmë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me riskun valutor… janë elemente teknike të institucio­neve financiare.

Edhe një herë – cilat janë gjasat që të shtyhet zbatimi i rregullore­s, apo do të fillojë sot [ më 1 shkurt]?

Nuk mund të komentoj për gjasa, apo me propabilit­ete. Diskutimet janë të hapura, megjithëse ne e shohim se jemi në të drejtën tonë, është diçka serioze që duhet të rregullohe­t. Në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian përmendet si çështje se këtu ka pastrim të parave, financim të terrorizmi­t… Andaj, ne kemi qenë të detyruar ta përfundojm­ë, sidomos kur i marrim parasysh edhe gjërat që kanë ndodhur vitin e kaluar. Duhet të kemi më shumë kontroll mbi sistemin financiar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania