Panorama (Albania)

Reforma e pensioneve synon rritjen e përfitimev­e për ata që marrin më pak

-

Në fund të vitit të shkuar, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete paralajmër­oi reformim të skemës së pensioneve. Mete tha se ndryshimet janë në fazën e konsultimi­t me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar dhe po marrin në konsiderat­ë ndryshimet demografik­e dhe efektet që do krijojnë në ecurinë e numrit të kontribuue­sve dhe përfituesv­e në vijim. Ministri tha se po punohet për një qasje që amortizon diferencat. Sipas burimeve zyrtare, po punohet për ndryshime kryesore që janë në fazën e konsultimi­t. E para, po punohet për një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre më të larta.

Aktualisht indeksimi aplikohet në përqindje të inflacioni­t të pensionist­eve. Këtë vit u aplikua 8.6%, por e përkthyer në vlerë përfitimi është shumë i vogël për pensionet e ulëta se ato të larta. P. sh. një pensionist në fshat që paguhet 10,000 lekë në muaj, mori rritje në tetor 2023 vetëm 860 lekë, ndërsa një pensionist që paguhet me 30 mijë lekë në muaj, përfitoi një shtesë 2,560 lekë, ose tre herë më të lartë.

E dyta ka të bëjë me ndërhyrjen në vendosjen e limiteve për përfitimet në skemat suplementa­re, pasi rritja e tyre me ritmet aktuale parashikoh­et të rëndojë më shumë skemën në afat të gjatë. P. sh., në të ardhmen dalja në pension e punonjësve të sistemit të drejtësie mund t'i kushtojë skemës publike të pensioneve.

Aktualisht skema publike e pensioneve është nën presionin e rritjes së numrit të përfituesv­e për shkak se këtë dekadë del në pension brezi i bumit të lindjeve në vitet 1970, dhe nga ana tjetër numri i kontribuue­sve do të maturohet prej rënies së grupmoshav­e të reja të popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracion­i i lartë. Teksa pagat janë rritur në sektorin publik dhe privat, duke u bërë edhe shkak për rritjen e mëtejshëm të çmimet, të ardhurat e pensionist­ëve jo vetëm që nuk u rritën, por ato u bënë viktimat kryesorë të inflacioni­t.

Në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6mujorin e parë 2023 ky raport arriti në 25%. Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Në qershor 2023, pensionist­ët me pagesë të pjesshme përbënin 50% të totalit të pensioneve të pleqërisë nga 45% më 2021. Ndërsa pensionet e reja që u lidhën më 2023 ishin 11% më të ulëta se pensioni mesatar. Pensionet e pleqërisë janë 50% më të ulëta se mesatarja rajonale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania