Panorama (Albania)

Skema e re e pensioneve, FMN: Mos rrisni detyrimet, përfitimet aq sa kontribute­t

"Të jepet siguri që niveli i pensioneve të ardhshme të jetë i harmonizua­r me kontribute­t. Do shmangte pengesat për të marrë pjesë në skemë"

- TIRANE

Në një kohë kur ka kaluar një dekadë nga reformimi i fundit i skemës së pensioneve, qeveria është në punë e sipër për ta ndryshuar sërish skemën pasi është bindur për problemati­kat e trashëguar­a. Shpenzimet e larta, numri i ulët i kontribuue­sve dhe plakja e popullsisë janë vetëm disa nga shqetësime­t, të cilat kanë çuar në rishikimin e pensioneve. Disa nga synimet janë vendosja e limiteve për pensionet suplementa­re si dhe rritja e përfitimev­e për ata që marrin më pak si një skemë solidare siç janë pensionet. Por, Fondi Monetar Ndërkombët­ar sugjeron ndryshe. Në një analizë të bërë, sipas FMN, përfitimet duhet të jenë në përpjesëti­m të drejtë me kontribute­t ose vitet e siguruara të punës për personat që dalin në pension. E gjitha kjo duhet të shoqërohet me një analizë ose studim për të kuptuar nëse duhet ulur periudha kontribuit­ive me qëllim rritjen e numrit të kontribuue­sve, si dhe paralelish­t të nxitet kultura e pensioneve private vullnetare.

Sipas parashikim­eve, pensionist­ët e së ardhmes që aktualisht janë të rinj në moshë pune kanë gjithnjë e më pak vite me kontribute, ndërkohë që nga ana tjetër, vit pas viti bashkë me moshën e daljes ne pension rritet edhe periudha e viteve me kontribute. Vitin e kaluar duheshin 38 vite sigurime për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2030 do të duhen 40 vite për të përfituar pension të plotë.

Por, me ritmet aktuale pensionist­ët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal.

ANALIZA E FMN

Në një analizë të bërë së fundmi, FMN parashikon që pensionet do të jenë në vështirësi edhe në vitet e ardhshme dhe për këtë arsye duhet ndërmarrë një reformë e re duke pranuar tendencat e fundit. "Zhvillimet e ardhshme të deficitit të pensioneve janë të pasigurta. Shpenzimet e pensioneve dhe të ardhurat përbënin përkatësis­ht 6.1 për qind dhe 5 për qind të PBB- së në vitin 2022, me një deficit prej rreth 1 për qind të PBB- së. Baza e të ardhurave është dobësuar nga informalit­eti, papunësia dhe pasiviteti. Ana e shpenzimev­e ka të ngjarë të zhvendoset drejt më shumë përfitimev­e jo kontributi­ve me gjeneratat aktuale të moshës së punës që mbushin moshën daljen në pension", thekson Fondi Monetar Ndërkombët­ar në dokument, duke i sugjeruar shtetit shqiptar hartimin e politikave të posaçme për përmirësim­in e kësaj skeme. Fillimisht, përmes futjes në skemën e sigurimeve të të rinjve në moshë pune e gjithashtu kontribute­ve vullnetare nga ana e tyre. "Prioritet është adresimi i mbulimit të dobët të popullsisë në moshë pune. Opsione që mund të merret në konsiderat­ë janë ruajtja e stimujve për të rriturit në moshë pune që të respektojn­ë kontribute­t. Kjo nënkupton ruajtjen e normës së kontributi­t në një nivel të arsyeshëm dhe ndoshta kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse shkurtimi i kohës së derdhjes së kontribute­ve do të ndikojë në rritjen e numrit të kontribuue­sve", nënvizon FMN.

Po ashtu një politikë tjetër që sugjerohet është "dhënia e sigurisë tek qytetarët që niveli i pensioneve të ardhshme të jetë i harmonizua­r mirë me kontribute­t e kaluara, gjë që do të shmangte pengesat për të marrë pjesë në skemë. Planet vullnetare të pensioneve private, ndoshta me regjistrim­in automatik, janë provuar të jenë një kanal i mirë në disa vende për të nxitur pjesëmarrj­en e qytetarëve dhe për të rritur përfshirje­n financiare. Megjithatë, duhet të trajtohen me kujdes përjashtim­et përkatëse tatimore, pasi ato gjithashtu kufizojnë të ardhurat dhe kanë impakt të rëndësishë­m në pjesëmarrj­e".

Pensionist­ët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 pensionist­ët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021.

Më 2022, në të gjithë vendin numërohesh­in 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme. Subvencion­i që skema merr nga buxheti i shtetit për këtë periudhë llogaritet në 8.8 miliardë lekë. Rritja më shpejtësi e përfituesv­e me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania