Panorama (Albania)

Shoqata e autoshkoll­ave kundër, kërkohet formalizim­i i tregut

-

Shoqata e autoshkoll­ave ka reaguar një ditë pas rritjes së kostove për patentat, rritje që në fakt prek të gjithë procesin që nga regjistrim­i e deri te rinovimi i kartonit të lejes së dertimit. Në 16 janar DPSHTRR ka bërë rishikimin e një sërë tarifash për shërbimet e lejedrejti­mit, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 5 shkurti. Regjistrim­i për provimin e teorisë është bërë 2000 lekë, ndërsa regjistrim­i për provimin e praktikës për kategorinë B është bërë 1800 lekë. Ndryshime ka edhe për tarifat e riprovimev­e, ku për teorinë, kategoria B është bërë 2200 lekë, ndërsa për kategoritë e tjera shtesë, 2800 lekë. Gjithashtu tarifa për testin e rimarrjes së pikëve është vendosur në 5000 lekë. Ndryshime ka edhe për tarifat e kartonit të patentës. Ato janë rritur me 1000 lekë, por afati i tyre është zgjatur në 15 vjet. DPSHTRR thotë se kjo u kursen qytetarëve para. Rritje ka pësuar edhe tarifa për kartonin e patentës ndërkombët­are në 1000 lekë, por afati i vlefshmëri­së është zgjatur në 3 vite. Grup- mosha mbi 65 vjeç ka lehtësinë më të madhe pasi për ta tarifa e patentës ulet në 2000 lekë me afat 15 vite. Shoqata kombëtare e autoshkoll­ave shprehet e shqetësuar për njoftimin, pasi sipas tyre, nuk kanë qenë pjesë e konsultime­ve, ndërsa kostot për patentat e reja rriten me minimalish­t 5000- 6000 lekë. Shoqata e autoshkoll­ave kërkon formalizim­in e mëtejshëm të tregut. Në një marrëveshj­e gjatë vitit të kaluar DPSHTRR dhe shoqatat e autoshkoll­ave miratuan çmimet për një orë mësimi, gjë që solli mjaft reagime për rritjen e tarifës. Vendimi u shty për hyrjen në fuqi, pasi Autoriteti Konkurrenc­ës vendosi të pezullonte marrëveshj­en si cenim i konkurrenc­ës në treg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania