Panorama (Albania)

EUROSTAT: Gjenden më shumë makina të vjetra se në çdo vend tjetër të Europës Varrezat e Europës, Shqipëria me automjetet më të vjetra Rreth 40 për qind e mjeteve në vend janë mbi 20- vjeçare

-

Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës, sipas statistika­ve të publikuara nga Eurostat. Ndërsa Europa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjetev­e që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon makina të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjetev­e të pasagjerëv­e janë mbi 20vjeçare, më e larta në Europë. Në Kosovë, 22.6% e automjetev­e të pasagjerëv­e kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, në Mal të Zi 25.6%. Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovin­ë, me 35%. Për krahasim, në Gjermani, shteti nga i cili imputohen shumë automjete, vetëm 8% e automjetev­e janë kaq të vjetra. 51% e automjetev­e të pasagjerëv­e në vend kanë një vit prodhimi më të lartë sesa 10 vjet. Në total 99% e automjetev­e në vend kanë një moshë mbi 10 vjeçare, sërish më e larta në Europë.

Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojn­ë është Maqedonia e Veriut, me 88%, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë, me 75%. ( të dhënat për Serbinë mungojnë). Në Itali, kjo peshë është 59%, ndërsa në Gjermani 40.5%. Në kontrast, Shqipëria ka peshën më të ulët të automjetev­e të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.

1.67% e automjetev­e në vend kanë një moshë nga 2- 5 vjet dhe 5.53% nga 5- 10 vjet. Sipas Eurostat, përqindjet e automjetev­e më të reja të pasagjerëv­e ( më pak se 2 vjeç) ishin më të larta në Luksemburg ( 18,4 %), Gjermani ( 15,4 %), Suedi ( 14,5 %), Belgjikë dhe Irlandë ( të dyja 13,1 %) dhe Austri ( 13,0 %). ). Në të kundërt, disa Shtete Anëtare raportuan një pjesë të madhe të makinave ' të vjetra' të pasagjerëv­e ( 20 vjeç e lart) në 2022. Shtetet Anëtare me përqindjet më të larta ishin Estonia ( 34,1 %), Rumania ( 31,0 %), Finlanda ( 30,4 %), Polonia ( 29,3 %), Portugalia ( 26,4 %) dhe Malta ( 25,6 %).

Sipas Eurostat, vitet e fundit, disa vende kanë ofruar programe që mbështesin blerjen e makinave të reja me emetime të ulëta, ndërkohë që heqin dorë nga makinat e vjetra. Synimi i përgjithsh­ëm i këtyre programeve ka qenë rinovimi i flotës së makinave të pasagjerëv­e me makina me emetim më të ulët, duke stimuluar njëkohësis­ht ekonominë. Këto programe kanë pasur një ndikim të caktuar në përbërjen e moshës së makinave të pasagjerëv­e në vende të veçanta.

Shqipëria, përveçse ka peshën më të lartë të makinave të vjetra, ka dhe dominim të atyre me naftë, që janë ndotësit më të mëdhenj. Po sipas Eurostat, Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjetev­e që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.

Nga rreth 639 mijë automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjetev­e ( 108 mijë) dhe me energji alternativ­e 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat.

Vendet e tjera të Europës Perëndimor­e kanë peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternativ­e. P. sh., Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternativ­e, me rreth 30% të totalit. Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë. Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën ( 182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë ( 169).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania