Panorama (Albania)

Kreu i Financave, Ervin Mete me investitor­ët e huaj: Mbyllëm një vit pozitiv!

Ministri merr pjesë në pritjen e FIAA- s dhe informon uljen e borxhit dhe përmirësim­in në vlerësimin e "Standard & Poor's" për 2023- n

- TIRANE

Ministri i Financave, Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitor­ëve të Huaj në Shqipëri ( FIAA).

"Projeksion­et që ne kemi janë pozitive për periudhën afatmesme duke u bazuar në sektorë si turizmi p. sh., të cilët kanë pasur një vit të mrekullues­hëm vjet dhe ajo që pritet është që të ketë përmirësim edhe në 2024. Sigurisht që do bëjmë më shumë kur bie fjala për produktivi­tetin, apo për një klimë më të mirë biznesi.

Ministri e vuri theksin në fjalën e tij në bashkëpuni­min me biznesin me qëllim për të çuar përpara perspektiv­ën e ekonomisë shqiptare dhe përmirësua­r më tej klimën e biznesit. Ministri Mete tha se viti 2023 shënoi një moment të rëndësishë­m për ekonominë e vendit. "Ne kemi pasur një vit të mirë në 2023- shin. Po kalojmë një moment të mirë ekonomik, ndërkohë që ishim një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Kemi pasur lajme të mira në fund të vitit: Kemi ulur borxhin në masë të konsiderue­shme e jemi përmirësua­r në vlerësimin e ' Standard & Poor's', si edhe kemi dalë edhe nga lista gri. Të dyja këto kanë ndihmuar klimën e biznesit", - u shpreh ai. Edhe pritshmëri­të për vitin e ardhshëm, tha më tej z. Mete, janë pozitive. "Projeksion­et që ne kemi janë pozitive për periudhën afatmesme duke u bazuar në sektorë si turizmi p. sh., të cilët kanë pasur një vit të mrekullues­hëm vjet dhe ajo që pritet është që të ketë përmirësim edhe në 2024. Sigurisht që do bëjmë më shumë kur bie fjala për produktivi­tetin, apo për një klimë më të mirë biznesi. Kapitali njerëzor është po ashtu një nga ato fusha në të cilat ne duhet të përqendroh­emi. Do përqendroh­emi edhe te infrastruk­tura, por edhe në aspekte të produktivi­tetit, të cilat ndihmojnë klimën e biznesit", - nënvizoi ministri i Financave. Në fund ai shtoi se paralelish­t me Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe Këshillin e Investimev­e, do të rivitalizo­het Këshilli Tatimor, si platforma diskutimi Qeveri- biznes. "Besoj që ne kemi disa platforma shumë të mira ku ne shkëmbejmë ide, mendime, kemi Këshillin e Investimev­e ku kemi pasur disa takime do të thosha shumë frytdhënës­e, kemi edhe Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe shumë shpejt Ministria e Financave do rigjallëro­jë dhe Këshillin Tatimor, ku do të diskutojmë për politikat fiskale dhe administra­tën tatimore si një nga fushat ku mund të bashkëpuno­jmë më shumë", - u shpreh ministri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania