Panorama (Albania)

"Elektra", realitet i zymtë e i mbytur në korrupsion dhe padrejtësi

Historia, fëmijë i etur, që kërkon hakmarrje për vrasjen e babait Me regji të Kiço Londos. Në datat 2- 3-4 shkurt në teatrin "Aleksandër Moisiu, "Elektra" me Laura Nezhën, për një shoqëri të përmbysur rrezikshëm

- TIRANE

"Elektra" me regji nga Kiço Londo do të flasë për një realitet të zymtë, ku gjithçka është kthyer përmbys. Teatri shëtitës "Çajupi" sjell premierën e parë teatrore këtë vit, ku në role janë një kast i zgjedhur aktorësh.

"Elektra" e teatrit shëtitës "Çajupi" është një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut. Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontroll­uar dhe fuqinë e faljes. Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Modernitet­i vjen jo nga teknologji­a e lartë, por nga primitivit­eti ekstrem dhe ambicioz. Shfaqja do të shënojë premierën në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës në datat 2- 3- 4 shkurt në orën 19: 00 dhe në role janë Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci. Në materialin rreth veprës teatrore nën regji nga Kiço Londo thuhet se trupa e shkëlqyer e aktorëve sjellin një magji të konsiderue­shme dhe elektrizue­se. "Shfaqja do të lëvizë nëpër Rrugën Egnatia që lidhte Romën me Lindjen. Do të fillojë me Durrësin, si porta hyrëse e rrugës Egnatia dhe do të mbarojë me Kostandino­pojën. Shfaqja do të jepet edhe në qytet Selanik e Athinë. Së shpejti do të jemi për publikun e Tiranës", - thuhet nga teatri. Teksti është përkthyer në shqip me mjeshtëri nga Lorena Pleqi dhe është redaktuar nga

Stavri Trako.

"ELEKTRA" NË SKENË

Bota e krimit dhe korrupsion­it është një vend i turbullt, i paqartë, për të cilin ne të vdekshmit kemi natyrshëm dyshime dhe frikë. Kjo paqartësi është shfrytëzua­r në mënyrë të përsëritur në shfaqjen Elektra e Sofokliut, të teatrit shëtitës, për të paraqitur personazhe që përjetojnë një gamë të gjerë emocionesh dhe për të theksuar ironinë e situatës së tyre. "Komploti i tragjedisë kthehet në temën e zhvillimit të të vdekurve të gjallë, pasi një Orestes i supozuar i vdekur kthehet papritur i gjallë, me ndihmën e mundshme të shpirtit të babait të tij. Ky është një realitet i zymtë. Një univers i mbytur në korrupsion dhe padrejtësi. Një botë antiheroik­e ku gjithçka është kthyer përmbys dhe rendi i gjërave është prishur në mënyrë të rrezikshme", - thuhet rreth materialit të teatrit. Në këtë botë, Elektra zgjedh të jetë e vetmja qelizë e ndërgjegje­s së gjallë, që nuk do të pushojë së denoncuari imoralitet­in dhe hipokrizin­ë në përjetësi. Zëri i saj është një akt i guximshëm dhe dinamik i rezistencë­s aktive, që vazhdimish­t shqetëson dhe kujton pandërprer­ë nevojën për të korrigjuar padrejtësi­në e tmerrshme. "Kjo lidhje obsesive ndaj parimeve dhe idealeve të saj padyshim që do ta rraskapitë edhe atë. Ajo shfaq dhimbjen e saj në pragun e pallatit, shndërrohe­t në një Erinja të gjallë për kriminelët dhe pret me padurim ardhjen e vëllait të saj shpëtimtar. Dhimbja, pikëllimi dhe etja e saj e pashuar për hakmarrje duket se krijojnë një peizazh rëre të gjallë që e gëlltit ngadalë, por ajo është e pafuqishme të bëjë ndryshe. Fundi enigmatik dhe i papritur i tragjedisë nuk parashikon asnjë fund të lumtur, as për heroinën dhe as për pasionet e shtëpisë së saj", thuhet në material. Sofokliu nuk mban qëndrim për çështjen e matricës që preokupont­e si Eskilin ashtu edhe Euripidin. Ai fokuson objektivin e tij te fytyra e Elektrës, e cila pas festimeve të egra për suksesin e planit të hakmarrjes, mbetet çuditërish­t e heshtur, një maskë e zbrazët, që e ndjen se nuk do ta flasë më kurrë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania