Panorama (Albania)

Muzeu Historik Kombëtar kujton akademikun Kristo Frashëri

-

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi në 8- vjetorin e ndarjes nga jeta, historiani­n, profesorin dhe akademikun e shquar Kristo Frashëri. Akademik Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 u riatdhesua familjaris­ht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universite­tin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administra­ta fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në rreshtat partizane. Gjatë periudhës 1945- 1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjis­ë, në Insitutin e Lartë Pedagogjik, në vitet 1951- 1955. Gjatë viteve 1953- 1999 ai punoi në disa institucio­ne të rëndësishm­e, ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjis­ë të Universite­tit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zv. kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku qëndroi deri në vitin 1999. Kristo Frashëri ka një prodhimtar­i të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentar­e dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalit­ete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnaj­ën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacione­t shtetërore mesjetare, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, jetën dhe veprimtari­në e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit etj. Pas vitit 1990 ai ka botuar një sërë punimesh shkencore, si: "Lidhja e Prizrenit 1878- 1881" ( Tiranë, 1997); "Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra" ( Tiranë, 2002); "Historia e Tiranës" ( Tiranë, 2004); "Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri" ( Tiranë, 2006); "Skënderbeu në burimet dokumentar­e shqiptare në shek. XV" ( Tiranë, 2005); "Identiteti kombëtar i shqiptarëv­e" ( Tiranë, 2006); "Historiogr­afia shqiptare në tranzicion" ( Tiranë, 2006); "Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912" ( Tiranë, 2008); "Historia e qytetërimi­t shqiptar" ( Tiranë, 2008). Kristo Frashëri si pedagog i historisë së Shqipërisë në Univeriste­tin e Tiranës dhe si punonjës shkencor ka një kontribut të veçantë në përgatitje­n e historianë­ve të rinj. Akademiku Kristo Frashëri u nda nga jeta më 31 janar 2016.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania