Panorama (Albania)

Në Kongresin e Lushnjës të gjithë me revolver, Ahmet Zogu me 100 matjanë

Forma e re e qeverisjes u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetues­e, në mars 1925

- TIRANE

Më 31 janar 1925, Ahmet Zogu u zgjodh president. Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave kujton se, më 21 janar të atij viti, datë që ka hyrë në analet e historisë, u vendos për formën e republikës së parë shqiptare.

Pas shtypjes së Revolucion­it të Qershorit, Asambleja Kushtetues­e u mblodh për ta shpallur Shqipërinë, Republikë Parlamenta­re. Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu. Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetues­e, në mars të vitit 1925. Statuti sanksionoi konsolidim­in e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratik­e kushtetues­e. Po ashtu, në Statut ligjërohes­hin parimet dhe liritë demokratik­e, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut. Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. Mandati i presidenti­t të Republikës ishte 7- vjeçar. Kjo formë republikan­e e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928. Në Kongresin e Lushnjës u ftua të merrte pjesë si delegat i Matit. Ndryshe nga delegatët e tjerë të cilët shkuan atje me revolver në brez ose me 2- 3 trima të armatosur, Zogu mori me vete në Lushnjë 100 matjanë kurse 200 të tjerë i la në Tiranë. Kongresin e garantoi me besnikët e tij matjanë. U caktua Ministër i Brendshëm, për arsye se, e kishte të mundur ta krijonte brenda disa ditëve xhandarmër­inë duke rekrutuar "vullnetarë­t" e tij. Xhandarmër­ia me të cilën kishte lidhje personale, që nga ky moment, u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të tij personal. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimi­n brenda disa javëve të administra­tës shtetërore në gjithë vendin. Më 20 shkurt 1920, bëri t'i dorëzohen arkivat nga Qeveria e Durrësit dhe marsin vijues, hyri në Shkodër me Hoxha Kadrinë, duke e marrë në dorëzim të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes. Si Ministër i Brendshëm dhe komandant i fuqive shtetërore, u angazhua në Luftën e Koplikut. I lindur në gjirin e një oxhaku derebejsh, Zogu qe aktiv në ngjarjet e vendit që në moshë të re. Në krye të matjanëve u nis të ndihmonte qëndresën në mbrojtje të Shkodrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më tej gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi përkrah ushtrisë austro- hungareze që kishte pushtuar dhe administro­nte një pjesë të territorev­e shqiptare. U syrgjynos prej autoritete­ve të tyre ushtarake në Vjenë ku fitoi përvojë. Pas Kongresit të Lushnjes drejtoi ministri dhe iu besua formimi i një kabineti. Në 1924, u dëbua në mërgim pas kthesa demokratik­e e Lëvizjes së Qershorit. Por, u kthye pas gjashtë muajve i mbështetur nga britanikët, jugosllavë­t dhe një njësi të ushtrisë cariste. U rivendos kryeminist­ër për pak kohë, më pas u vendos republika i së cilës u caktua president. Më 1928 Shqipëria u shpall mbretëri dhe Zogu mbret i saj. U martua me konteshën Geraldina Appony, së bashku patën një djalë, Lekën. Pas 1924, me dy paktet e Tiranës varësia fiskale e Shqipërisë ndaj Italisë u rrit duke kushtëzuar disa vendimmarr­je të brendshme, por duke lehtësuar presionin e fqinjëve ballkanikë. Më 1928, u miratuan kodet e rëndësishm­e ligjore për modernizim­in dhe laicizimin e shtetit shqiptar. Përpjekja për shkollimin e të rinjve u rrit, duke themeluar gjimnaze të forta shtetërore si ai i Shkodrës dhe i Tiranës, duke u mundësuar disa bursa për studime kryesisht në Austri, Itali dhe Francë. Kriza e viteve ' 30 e ngadalësoi ndjeshëm ecurinë e përpjekjev­e modernizue­se. Pas pushtimit italian e shkoi jetën e tij në mërgim, sa në Greqi, Turqi, Angli, Egjipt, Shtetet e Bashkuara dhe Francë ku ndërroi jetë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania