Panorama (Albania)

KATYN- i komunist, tmerrues i Shipskës: 185 nacionalis­të të pafajshëm në një gropë varri!

Një grup korçarësh panë me sytë e tyre gjurmë të masakrës terrorizue­se Konsulli i Përgjithsh­ëm gjerman, Shilipi, në Tiranë pohon varrezën masive në përroin e Shipskës dhe më 13 shkurt ' 44

- DR. VASFI BARUTI

Në Operacioni i dimrit ( 1943- 1944) 185 nacionalis­të rrëmbehen në rajonet Vlorë, Elbasan e Korçë ditët e fundit të Janarit, në një mbrëmje bashkohen në Shipskë, masakrohen dhe groposen në një grope të madhe në përroi i Shipskës, afër Voskopojës, rajoni i Korçës.

Zgjidhej rajoni i Voskopojës, i cili ishte nën pushtetin komunist që ngjarja tmerruese të mbetej sekret. Në burime të pamohueshm­e kërkimi zbuloi të "pabesueshm­en" ama sakt e vërtetë e pamëshirë. Masakra e Shipskës mbeti sekret në historiogr­afia komuniste e historia akademike sot! Gazeta "Bashkimi i Kombit" ditët e para të shkurtit ' 44 boton kronika për masakrën komuniste të Shpiskës dhe një grup korçarësh shkuan atje dhe panë me sytë e tyre gjurmë të masakrës terrorizue­se. Luftëtari i Lirisë 1944 ( f. 24) me kronikë "Kadavrat e Shipskës". Dyzimi i autorit, masakra e Shipskës e vërtetë apo mashtrim? Në rrugën e vështirë të kërkimit të së vërtetës: Trakti komunist "Katyn i Shipskës" ( 7 shkurt) shkruar nga "Devolli" [ N. Spiru] pohon masakrën në Shipskë. E vërteta në përroi i Shipskës mbeti e fisksuar nga misionerët Britanikë në dokumenti i tyre në "The National Archives, Londër". Të vërtetën e Shipskës e konstatoi Konsulli i Përgjithsh­ë gjerman i cili më 13 shkurt lëshon urdhër për hetim në Shipskë; Deti [ Nako Spiru] në letrën e 17 shkurtit i kërkon Tarasit: "Shkruani për Shipskën". Në gazetën komuniste "Bashkimi" ( Nr. 5, Viti II) faqe e parë mbulohet me shkrimin e Lame Kodra [ S. Malëshova] me refleksion të qartë për të vërtetën Katyn- i i Shipskës. Gjashtë burimet e cituara në një mendim: Katyn i Shipskës është e vërtetë e pamohueshm­e, paçka diferencë ç'shihet amá thelbi mbeti. Po masakrues cilët janë?

Trakti i Ballit Kombëtar. Trakti i 30 janarit shpërndahe­j kudo në rajoni i Korçës edhe me akuzë se komunistët janë autorët e vërtetë për masakrën e përroit të Shipskës dhe trakti përfundon me thirrjen: "Vizitoni Katyn- in e përrojt të Shipskës që të ndjeni, të pendoheni dhe të ktheheni në rrugën e drejtë".

Trakti komunist, "Katyn- i i Shipskës. Balli Kombëtar nxori një trakt në të cilin na paraqit "vrasjet" mizore në përroi i Shipskës në rajoni i Korçës. "170 [ 185] njerës nga populli

janë vrarë nga Ushtrija NÇL, një rrenë e madhe /…/ Një gjë e tillë përhapet nga Gestapo se më 1942 në pylli Katin u gjetën 8000 oficerë e ushtarë polakë që gjoja të vrarë nga Ushtria e Kuqe. /…/ por qenë masakruar nga trupa special të Hitlerit. /…/ Këtu [ në përroi i Shipskës] vrasjet u kryen nga Balli Kombëtar bashkë me Gestapon … Devolli [ Nako Spiru]. 7.2.44". Katini i Shipskës imiton Katyn- i rus. Trakti komunist me "argument" mashtrues: Katyn- i rus u krye nga Gestapo gjermane bashkë më nacionalis­tët polakë prandaj edhe Katyn- i i Shipskës u krye nga Gestapo gjermane me Ballin kombëtar shqiptar! Dokumenti i masakrës në Katyni rus me firmën e Stalinit e pubikoi Gorbaçovi. Edhe në "google" Katyn- i rus me pamje tmerruese.

Argumenti Britanik. Dokumenti në "The National Archives", Londër: "4. Por ngjarja më tragjike është varreza masive e zbuluar në luginën [ përroi] e Shipskës. Në të gjendeshin 185 kufoma, ishin torturuar, copëtuar, masakruar për shkak se ishin nacionalis­të. /.../". Dhe hetimi me detaje në vendngjarj­e bëhej nga koloneli britanik Norman Uiller, i cili desantohej në rajoni i Voskopojës më 13 dhjetor 1943. Konsulli i përgjithsë­m gjerman Shilipi në Tiranë pohon varrezën masive në përroi i Shipskës dhe më 13 shkurt ' 44 ngarkon Ministrinë e Brendshme për një komision hetimor në vendi i ngjarjes. Faximile, telegram i Schlipi- t: "Në afërsi të fshatit Shipskë pranë Voskopojës zbulohet varrezë masive me 170 kufoma. Të vdekurit janë përgjithës­isht nga rrethet Korçë, Elbasan, Vlorë të cilët rrëmbehen nga komunistët e janë likujduar. I kam kërkuar Ministrit të Brendshëm të dërgojë në vendngjarj­e komision hetimor. Do vijojnë informacio­ne të mëtejshme".

 ?? ??
 ?? ?? Trakti komunist Katyn- i i Shipskës, fragment.
Trakti komunist Katyn- i i Shipskës, fragment.
 ?? ?? SHILIPI, 13 shkurt 1944 / fragment.
SHILIPI, 13 shkurt 1944 / fragment.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania