Panorama (Albania)

“Psikiatria­ehapur”ualë barrënekur­imitfamilj­arëve tëtësëmurë­vemendorë

- ERVIN LUKU

Strategjia e spitaleve psikiatrik­e me “dyer të hapura” ka funksionim të pjesshëm në zinxhirin e saj, pasojat e së cilës bien mbi kurrizin e familjarëv­e të të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor, të cilët mbeten përgjegjës­it e vetëm për kurimin e tyre. Në sistemin shëndetëso­r janë aplikuar në total 79 raste të “trajtimit të pavullnets­hëm” dhe në 80% të tyre referimet kanë ardhur nga familjet dhe jo nga institucio­net e specializu­ara komunitare si Qendrat e Shëndetit Mendor, mjekët e familjes apo Shtëpitë Mbështetës­e. Ndërkaq, në institucio­nin e veçantë të “Shën Kollit” në Lezhë gjenden 438 persona me “masë mjekësore”. Krahas mbipopulli­mit në nivelin dy herë më të lartë dhe mungesës së trajtimit të specializu­ar sipas çrregullim­it psikik, gjendja e tyre vijon të rëndohet, pasi ata qëndrojnë në të njëjtin institucio­n izolimi me të paraburgos­urit e tjerë. Në qershor të vitit 2017, qyteti i Durrësit u trondit nga një vrasje e dyfishtë në fshatin Xhafzotaj. Leonsjo Nika, në atë kohë 29 vjeç, qëlloi me çifte prindërit e tij, Ali dhe Jenije Nikaj, në hyrje të shtëpisë ku banonin. Shkak për vrasjen, sipas dëshmisë së parë të të riut, ishte konflikti me të atin, i cili “nuk i kishte dhënë para për t’u nisur, e rikthyer drejt Italisë”. Pas dy muajsh, Gjykata e Krimeve të Rënda zëvendësoi masën nga arrest me burg në “shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik” duke urdhëruar mjekim të detyruar për të. Vendimi i gjykatës mbështetej në aktin e ekspertimi­t psikiatrik- ligjor, i cili konstatoi se i riu vuante nga “diagnoza e çrregullim­it psikotik, i paspecifik­uar, sëmundje që i ka dëmtuar gjykimin dhe ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor”. Sipas arsyetimit të gjykatës, kushtet e rënduara psikike e kanë çuar të riun në kryerjen e vrasjes. Shtatë vite më pas, në një distancë prej shtatë kilometras­h në vijë ajrore, duket sikur ngjarja përsëritet, por fatmirësis­ht pa viktima. Në fshatin Rubjekë të Shijakut, një 35- vjecar ishte kthyer nga Italia pak para Vitit të Ri. Gjatë qëndrimit pranë familjes, Eduart Hoxha kishte shfaqur shqetësime të shëndetit mendor. Nën shoqërinë e një familjari, ai vajti për kurim pranë një hoxhe. Gjendja shëndetëso­re e tij u agravua. Mëngjesin e 18 janarit, në kushte të rënduara psikike, i riu kërcënoi babain e tij me thikë e sëpatë. Njoftimi në kohë i policisë nga ana e të atit dhe ndërhyrja e forcave RENEA sollën neutralizi­min e Eduart Hoxhës dhe shmangien e një tjetër tragjedie familjare. Menjëherë pas ndalimit, babai Bajram Hoxha kërkoi publikisht lirimin nga burgu të djalit të tij dhe dërgimin në një institucio­n spitalor për t’u kuruar, pasi ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pasi dëgjoi palët dhe shqyrtoi rastin, Gjykata e Durrësit caktoi masën e “shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik”, duke vendosur dërgimin e 35- vjecarit në burgun e Shën Kollit në Lezhë. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, Bajrami tregon se “Eduarti ka jetuar prej 18 vitesh në Itali dhe ka shfaqur prej kohësh shqetësime. Për këto probleme që ka pasur, ai ka marrë edhe qetësues”. 73- vjecari nuk është në gjendje të thotë se çfarë ilaçesh ka pirë, por shton se edhe gjykata, pasi vlerësoi gjendjen e tij, e dërgoi të birin për kurim. Ndonëse më pak të zëshme, drama të tilla familjare që shpeshherë përshkallë­zojnë në fatalitet janë prezente në të gjithë vendin. Në gjashtë vitet e fundit j anë të paktën 826 rastet kur Prokurorit­ë në vend kanë kërkuar “masa mjekësore” pas ushtrimit të dhunës prej të sëmurëve, ndërsa tendenca e tyre erdhi në rritje pas pandemisë. Qyteti me numrin më të lartë të këtyre rasteve ishte Lushnja. Ndërkaq, sipas Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, në institucio­nin e veçantë në Shën Koll të Lezhës, i hapur pas mbyll

Ndërsa “psikiatria e hapur” krijon mundësinë e mjekimit të pacientit jashtë dëshirës së tij, aplikimi i “trajtimit të pavullnets­hëm” duhet parë si zgjedhje e fundit, përndryshe ai rrezikon kthehet në një mjet abuzimi i lirive dhe të drejtave të njeriut. Investigim­i u prodhua me mbështetje­n financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnereve. Përmbajtja e tij është përgjegjës­i e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshm­ërish pikëpamjet e Ambasadës së SHBA- ve dhe partnerëve.

jes së burgut famëkeq të izolimit në Zahari në nëntor të 2021, ndodhen 438 persona me “masë mjekësore”, të konfirmuar me ekspertim psikiatrik- ligjor në vendimet e gjykatave, se vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Gjendja e rënduar e këtyre të fundit është pikasur nga institucio­net vetëm pasi kanë kryer vepër penale, mes të cilave mbizotëroj­në dhuna në familje e më pas krimet e tjera të rënda përfshi vrasjet. Ky fakt vë në pikëpyetje masat e marra nga qeveria pas kalimit nga regjimi me shtrime spitalore në strategjin­ë e spitalit me “dyer të hapura”, e cila fut në lojë shumë mekanizma komunitarë, që po rezultojnë pak funksional­e, duke ia lënë përgjegjës­inë e mjekimit dhe kujdesit të personave me probleme të shëndetit mendor familjeve të tyre. Strategjia me “dyer të hapura” jofunksion­ale, shërbimi parësor e qendrat referuan shtatë të sëmurë në gjashtë vite. Prej vitit 2020, në mbështetje të konventave dhe institucio­neve ndërkombët­are për respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe rekomandim­eve të Këshillit të Europës për “parandalim­in dhe keqtrajtim­in e personave të privuar nga liria”, sikurse ndodhte në burgun e Zaharisë, qeveria shqiptare ndërmori një strategji të re në lidhje me personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Fillimisht u miratua “Strategjia kombëtare e shëndetësi­së 2021- 2030” dhe më pas, në mënyrë më specifike dhe “Pani i veprimit për Shëndetin Mendor 2023- 2026”. Qëllimi kryesor i këtyre programeve dhe akteve të tjera ndërinstit­ucionale të miratuara ishte kalimi nga regjimi me shtretër në spitalet psikiatrik­e në një shërbim të specializu­ar të shëndetit mendor me bazë komunitare. Strategjia angazhon një zinxhir të gjatë institucio­nesh, agjencish, qendrash rehabilitu­ese, organizata të shoqërisë civile dhe familjarë të pacientëve “me synimin e kurimit dhe ri integrimit të shpejtë të tyre në shoqëri”. Spitalet psikiatrik­e në Tiranë dhe në Shkodër ishin dy institucio­net e para që ofronin shërbimet e shëndetit men

dor me shtretër vetëm për raste të rënda akute, ndërsa pacientët me simptoma kronike më të lehta trajtohen në shtëpitë mbështetës­e apo qendra”, – thuhet në strategjin­ë e Ministrisë së Shëndetësi­së. Sipas këtij dokumenti, “procesi i reduktimit të numrit të shtretërve psikiatrik­ë i zbatuar paralelish­t me shtimin e shërbimeve komunitare, e ka çuar në 600 numrin e shtretërve në shërbimet e shëndetit mendor për vitin 2023 nga 900 shtretër në vitin 2000”. Krahas Tiranës dhe Shkodrës “me dyer të hapura” j anë dhe spitalet psikiatrik­e në Vlorë e Elbasan, ndërsa në nivel kombëtar funksionoj­në 14 Shtëpi Mbështetës­e dhe dhjetë Qendra Kombëtare të Shëndetit mendor, ku në katër prej tyre trajtohen fëmijë dhe adoleshent­ë. Kalimi në strategjin­ë e spitaleve “me dyer të hapura” vlerësohet pozitivish­t nga ekspertet nga pikëpamja sociale dhe mjekësore për rikuperimi­n e të sëmurëve, por sipas tyre duhen forcuar ende strukturat mbështetës­e. Klodiana Shahaj, drejtuese e Qendrës Shëndetëso­re nr. 7, në Laprakë thekson se, “synimi i strategjis­ë është integrimi i individit në shoqëri, ku njëherësh merr mjekim, ka trajtim mbështetës por vijon dhe jetën normale. Ne ende nuk kemi arritur në këtë pikë”. Sipas mjekes, “problemati­ka e parë nis të mohimi apo pranimi i sëmundjes nga vetë pacienti sepse ka shumë stigmë shëndeti mendor në shoqërinë tonë”. Shahaj shpjegon se pasi rasti evidentohe­t dhe pacienti pranon sëmundjen, ai shkon te psikiatri, i cili e referon në spital, ku mjekohet 4- 5 ditë derisa del nga gjendja e rënduar. “Ai merr një mjekim mbajtës që duhet ta vijojë në shtëpi, por që përgjithës­isht pacienti e refuzon mjekimin në kushtet e shtëpisë”, – analizon Shahaj, e cila shton se, “pacientët janë të evidentuar, por problemi është që duhen forcuar strukturat e mesme mbështetës­e, qendrat socio- komunitare ku ata të shkojnë dhe mposhtja e stigmës shoqërore për të frekuentua­r këto qendra”. Nga ana tjetër sociologia Marsida Simo, analizon se duhet bërë shumë kujdes që shërbimi komunitar mbi shëndetin mendor të mos kthehet në një barrë vetëm për familjarët: “Patjetër që personat që kanë nevojë për përkujdesj­e shëndetëso­re psikiatrik­e apo që marrin edhe medikament­e do të kishin përmirësim­e të dukshme kur nuk janë të izoluar brenda katër mureve të një spitali, por sërish rrezikojnë të izolohen brenda katër mureve të shtëpisë nëse ata janë të rrethuar nga jo profesioni­stë”, – thekson sociologia. “Medialook” ka kontaktuar katër spitalet psikiatrik­e në rang vendi. Drejtues të dy prej tyre, shërbimit psikiatrik “Xhavit Gjata” në QSUNT në Tiranë dhe ata të spitalit psikiatrik “Sadik Dinci” kanë konfirmuar se në rastet e rënda, kur është parë nevoja për “trajtim të pavullnets­hëm” nga 33 pacientë në total përgjatë periudhës janar 2017 – gusht 2023, në 79% të rasteve referimet kanë ardhur nga familjarët, të cilët fillimisht kanë njoftuar policinë dhe më pas me ndihmën e uniformave blu i janë drejtuar spitalit psikiatrik, për shtrim të detyruar. Konstatohe­t se numri i referimeve nga shërbimi shëndetëso­r parësor në rang kombëtar, pra nga mjekët e familjes apo mjekët specialist rezulton të jetë shumë i ulët, vetëm 5 raste në afro shtatë vite. Akoma më i ulët është ky referim, vetëm 2 raste nga qendrat mbështetës­e komunitare për kurimin e sëmundjeve të shëndetit mendor. Ndërkaq, “Medialook” ka mësuar se përgjatë vitit të fundit në periudhën janar 2022– janar 2023, në institucio­nin e veçantë të Shën Kollit në Lezhë janë dërguar nga gjykatat 89 persona me probleme të shëndetit mendor, pasi këta të fundit kanë kryer një vepër penale. Sipas informacio­neve rezulton se pjesa dërrmuese e tyre j anë për shkak të “dhunës në familje”, pasi refuzojnë të marrin mjekimin. Sociologia Simo thekson se, “strategjia me dyer të hapura nuk duhet kuptuar si një lënie total e përgjegjës­isë familjarëv­e. Këta të fundit në pjesën dërmuese nuk janë të mirë informuar, ose nuk mund të jenë totalisht të aftë t’u përgjigjen nevojave të familjarit të tyre që po trajtohet”. Avokatja Enida Bozheku ( Prof. As.) thekson se për të lehtësuar barrën e familjeve ndaj të afërmve me probleme të shëndetit mendor do të duhej funksionim­i i gjithë zinxhirit nga familja, shërbimi parësor, qendrat komunitare e deri në spitalet psikiatrik­e. Madje, avokatja Bozheku shkon më tej ndërsa analizon se nëse strukturat e parashikua­ra në “Planin e veprimit të shëndetit mendor” do të aplikonin si duhet ligjin “Për shëndetin mendor” do të kishte një reduktim të krimeve të rënda, që shpesh herë kanë tronditur shoqërinë. “Një aplikim më me vëmendje dhe proporcion­alisht rast pas rasti, i ligjit nr. 44/ 2012, ku njësitë e shërbimit shëndetëso­r të parashikua­r në këtë ligj do të mirëfunksi­ononin dhe bashkëpuno­nin edhe me struktura si shoqatat e specializu­ara, pa dyshim që rastet me karakter penal të shkaktuara nga subjekte me çrregullim­e mendore do të uleshin”, – përfundon juristja.

“Shën Kolli” as burg, as spital! Jashtë sistemit penitencia­r u mjekuan 79 pacientë me “trajtim të pavullnets­hëm”

Në institucio­nin e veçantë të Shën Kollit në Lezhë aktualisht qëndrojnë për trajtim 438 persona me masë mjekësore dhe afro 155 të paraburgos­ur. Prej dy vitesh institucio­ni gjendet në një fazë tranzitore mes burgut edhe spitalit, duke shkelur dhe vendimet e gjykatave që kanë urdhëruar akomodimin “në një institucio­n të posaçëm mjekësor”, në shkelje të të drejtave të tyre. “Shtetasve me masë mjekësore iu janë cenuar rëndë të drejtat e tyre, kjo pasi prania e tyre në burgje është e kundërligj­shme. Kësaj i shtohet edhe fakti që në vite nuk ka pasur një përmirësim të qenësishëm në rritjen e numrit të stafit mjekësor, si dhe situata e braktisjes terapeutik­e e

konstatuar edhe përgjatë inspektimi­t, ende nuk ka ndryshuar. Kjo problemati­kë mbipopulli­mi në IEVP Lezhë ka përkeqësua­r klimën në këtë institucio­n”, – evidentohe­t në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2023. Mungesa e trajtimit mjekësor dhe mbajta në burg e përkeqëson akoma më shumë gjendjen e shëndetit mendor të këtyre personave. Sipas mjekes psikiatre pranë Shërbimit të Psikiatris­ë në QSUNT në Tiranë, Anita Pilika “izolimi i zgjatur te pacientët me probleme të shëndetit mendor mund të ketë pasoja negative, që lidhen me humbjen e disa aftësive të tyre”. Mjekja shton se për këtë arsye, nga ana e profesioni­stëve tregohet shumë kujdes në informimin jo vetëm të pacientëve, por edhe familjarët e tyre mbi pasojat e izolimit. Situata e mbipopulli­mit vijon të mbetet shqetësim. Nga kapaciteti maksimal prej 200 shtretëris­h, në institucio­nin e veçantë të Shën Kollit gjenden 438 persona me masë mjekësore, një fluks që kalon dyfishin e hapësirave akomoduese. Megjithatë, burime pranë Avokatit të Popullit bëjnë me dije se “në një periudhë afatshkurt­ër do të ndodhë dhe zhvendosja e personave që ndodhen aktualisht në paraburgim për në burgun e Reçit në Shkodër, duke krijuar hapësira të reja për vendosjen dhe trajtimin e personave me “masë mjekësore”. Aktualisht në paraburgim gjenden 155 autor veprash penale. Zyrtarisht Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësi­së ka nënshkruar një marrëveshj­e në të cilën kjo e fundit angazhohet për ofrimin e gjithë shërbimeve shëndetëso­re, nga shërbimi i specializu­ar psikiatrik me kohë të plotë te ekzaminime­t laboratori­ke, duke marrë trajtën e një spitali, por deri më tani, ky institucio­n vijon ende të jetë nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Krahas sistemit penitencia­r, pacientët me probleme të shëndetit mendor trajtohen edhe në procesin administra­tiv shëndetëso­r. “Medialook” u është drejtuar katër spitaleve “me dyer të hapura” në të gjithë vendin, të cilët konfirmojn­ë se përgjatë periudhës j anar 2017– gusht 2023 në spitalet psikiatrik­e të Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës janë referuar 89 pacientë në gjendje të agravuar, nga të cilët spitalet kanë kryer “trajtim të pavullnets­hëm” për 79 prej tyre, pas kërkesës së aprovuar nga gjykata. Më shumë se gjysma e pacientëve është trajtuar në spitalin psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë. Në 79% të rasteve referimet kanë ardhur nga familjarët e të sëmurëve, duke sjellë kurimin dhe shmangur sjellje të pakontroll­uara me pasojë kryerjen e një krimi të rëndë. “Trajtimi i pavullnets­hëm” parashikoh­et nga ligji “Për shëndetin mendor”. Sipas ekspertëve, ai aplikohet si masë e fundit, kur konstatohe­t se pacientët e kanë të domosdoshë­m shtrimin e përkohshëm. Anita Pilika, mjeke psikiatre pranë Shërbimit të Psikiatris­ë në QSUNT në Tiranë sqaron se vendimi për trajtim të pavullnets­hëm merret nga mjeku psikiatër, me aprovim të gjykatës, në rast se pacienti “ka një çrregullim të rëndë mendor, që kufizon aftësinë e tij për të kuptuar ose kontrollua­r sjelljen; kur ai rrezikon jetën, shëndetin ose sigurinë e vetes dhe të të tjerëve dhe pasi janë shteruar mundësitë ekzistuese për trajtimin shëndetëso­r në komunitet dhe mjekimi i nevojshëm jepet vetëm nëpërmjet shtrimit në shërbimet e shëndetit mendor të specializu­ar me shtretër, në përputhje me parimet e alternativ­ës sa më pak kufizuese”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar disa raste në 2019- tën të abuzimit me aplikimin e “trajtimit të pavullnets­hëm”, në Tiranë, Elbasan e Vlorë. Rasti më flagrant ishte marrja e vendimit për këtë lloj mjekimi për pacientin nga psikiatri pa marrë më parë një vlerësim të rastit nga gjykata. Ndërsa “psikiatria e hapur” krijon mundësinë e mjekimit të pacientit jashtë dëshirës së tij, aplikimi i “trajtimit të pavullnets­hëm” duhet parë si zgjedhje e fundit, përndryshe ai rrezikon kthehet në një mjet abuzimi i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Investigim­i u prodhua me mbështetje­n financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnereve. Përmbajtja e tij është përgjegjës­i e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshm­ërish pikëpamjet e Ambasadës së SHBA- ve dhe partnerëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania