Panorama (Albania)

Xhirot e famshme të Tiranës

- MIMOZA DAJÇI

Këtë shkrim ia dedikoj rinisë ish- të persekutua­r politike, si dhe të larguarve të 2 korrikut 1990, të cilët e deshën jetën, paqen e lirinë në vend. Të gjithë atyre që iu privua liria nëpër burgje, pushkatime e kampe internimi. Asaj gjenerate të madhërishm­e që nuk mundi të gëzojë e të jetojë në normalitet moshën më të bukur të saj, rininë që nuk kthehet më. Kanë kaluar gati 34 vite kur në Shqipëri u mbyllën njëherë e përgjithmo­në “xhirot”. Ah “xhirot”! “Xhirot” e famshme të Tiranës. Kushdo edhe sot nëpër biseda miqsh e shokësh i kujton me dhimbje e nostalgji, pavarësish­t pse dhe kur ekzistuan ato. “Xhirot” u mbyllën njëherë e përgjithmo­në duke startuar që me eksodin e 2 korrikut... Eksodin e parë të vitit 1990 në Tiranë, kur turma të mëdha njerëzish, rini apo edhe familje të tëra vërshuan nëpër ambasadat e huaja për t’u larguar nga Shqipëria njëherë e përgjithmo­në. Ata tentuan të iknin larg të keqes së madhe që kishte pllakosur vendin, pasi asnjeri nuk e kishte jetën të sigurt, askush se ndjente veten të lirë e të qetë, por çdo ditë më të mbyllur, më të survejuar, e të rrezikuar. Izolimi që iu bë Shqipërisë nga vendet e zhvilluara e perëndimi solli si pasojë atë shkëputje masive të Ortekut njerëzor shqiptar, e kryesisht nga Kryeqyteti i saj i bukur Tiranës. Eksod masiv ky, që tronditi e sensibiliz­oi botën mbarë. Hije e re të zeza mbuluan ato ditë e net atmosferën në vend. Lot e dhimbje ndjente çdokush për pjesëtarët e tyre të familjes që kishin marrë guximin e thyen tabutë, duke kapërcyer nëpër oborret e ambasadave të huaja. Pse jo edhe për ata që nuk kishin asnjë farë lidhje, ndiheshe i tronditur. Kronikat e lajmeve nga i vetmi Televizion Shtetëror jepnin herë pas here sekuenca rrënqethës­e nga hyrjet e “huliganëve” e “armiqve të popullit” nëpër ambasada. Edhe stacionet e huaja televizive transmeton­in kronika me pamje nga Shqipëria, por duke thënë të vërtetën e hidhur për atë izolim çnjerëzor të njeriut nga njeriu që ndodhi në vendin tonë. Më kujtohet si sot, shoqja ime Fatmira Bermema ishte edhe shtatzënë kur së bashku me bashkëshor­tin e saj, Aleksandër Ligean, erdhën e më thirrën në shtëpi nga poshtë pallatit ku banoja në Tiranë. “Hajde, ne e kemi vendosur, do të hyjmë”. Mamaja ime që i kishte dëgjuar filloi të qajë e më lutej për të mos u futur edhe unë në ambasadë: “Nuk të mjaftuan burgjet e tyt eti, por do të na hapësh përsëri plagë të tjera”, - më tha e përlotur. Të nesërmen e pashë në televizion shoqen time shtatzënë duke kapërcyer hekurat në ambasadën gjermane. U preka shumë, ndjeva dhimbje e respekt për

Ishte pra, ai regjim i egër e i rëndë që do t’i merrte jetën ngadalë nëpër burgje, internime e miniera ose duke shkaktuar si pasojë e urrejtjes atë lloj eksodi të madh si një prurje e furishme në qendër të Evropës. Fjala xhiro vjen nga italishtja që do të thotë të vish rrotull. Se kush i ka shpikur e themeluar xhirot nuk dihet akoma, por duke iu referuar fakteve historike, do të shohim se xhiro kemi pasur edhe në Shkodër, Durrës, Korçë, Pogradec e Elbasan, Fier, Lushnjë mbase edhe në ndonjë qytet tjetër. Dikush tjetër që ishte i apasonuar pas xhiros mund të shtojë edhe ndonjë qytetet apo zonë tjetër të vendit.... të, e nën zë i urova shoqes sime fat e ndërtuar me qerpiç. Në atë kohë ai vend mbarësi. Më shumë nuk kisha fuqi se çfarë ishte “pagëzuar” me emrin “Broadtë bëja... Sot ata së bashku me vajzat e tyre way”. Merak më ka mbetur që atëherë se Amandën e Emin jetojnë në Shtetet e Bashpse është quajtur ashtu... 50 vjet xhiro kuara të Amerikës. Thikë me dy presa ishnë Tiranë. 50 vjet “ecejake” nëpër bulein ato ditë për këdo që ishte brenda vard. I thonë një jetë e tërë, jo shaka. mureve e hekurave të huaja. Internime Prandaj ia vlen i thashë vetes t’i kushmbase për të afërmit e tyre që ishin jashtoj pak vëmendje. E kush nuk i mban të... Mitingu i madh e i detyruar dhe çirrmend xhirot... Të rritur e fëmijë me pajet e Xhelil Gjonit në atë miting ngjallën durim prisnin sa të vinte fundjava për sërish frikë, panik e pasiguri sociale e të dalë xhiro nëpër bulevardin e madh e politike. Si dhe akoma më keq ndjenjën e të bukur të Tiranës. Për të “parakaluar” hapur të luftës së klasave, terrorit e perpa urdhër partie, pa bandë, pa uniformë sekucionit komunist. Për afro gjysmë shekushtri­e përgjatë asaj rruge të gjatë e të ulli denoncime, vrasje e burgosje për këdo gjerë. Veshur thjeshtë, pastër e me shije. që e donte jetën, lirinë e demokracin­ë. SpiÇdo i ri dhe e re do t’i kushtonte kujdesunon­te gruaja burrin, babai djalin, tmerre, in e duhur xhiros në fundjavë. Një fusvuajtje fizike e psikologji­ke këto të papara tan basme në verë për vajzat. Një palë në historinë e njerëzimit. Për ironi të fatit, pantallona doku nga kombinati tekstil për izolimin gjysmëshek­ullor, një kundërpër djemtë e një bluzë e bardhë apo bojë përgjigje ndaj shtetit ishin edhe xhirot. qielli, do të ishin luks i madh për këdo Xhirot e famshme të Tiranës në etapën koqë do t’i siguronte me të njohur. Por të muniste, të cilat nisnin nga Stacioni i Trenmos harrojmë se edhe xhirot survejoit e përfundoni­n tek korpusi i madh i Uniheshin. Shumë kaleca të ish- Sigurimit të versitetit të Tiranës. E ky ritual i zakonShtet­it të vinin afër, para, marble e anash shëm që do të ndiqej rregullish­t nga të për të parë e dëgjuar çfarë kishe veshur, rinjtë e kryeqyteti­t çdo të shtunë e të diel, si ishe veshur, çfarë flisje, si i kishe kredo të hapte siparin e tij nga ora 6 pm deri hur e prerë flokët. Dhe të nesërmen ai/ në ora 10.30 të mbrëmjes. Bëhej me dy ajo që kishte veshur pantallona kauboj korsi, njëra që të çonte për nga Liqeni i apo diçka “ekstravaga­nte” sipas tyre do Shën Prokopit e tjetra që të kthente për ta shikoje me emër, mbiemër e karikaturë nga “Skënderbeu”, sot bulevardi “Zogu në një fletë rrufe të madhe në qendër të i Parë”. Kishte edhe nga ata që i frekuenkry­eqytetit. Këto ishin masat parandalto­nin xhirot në orët më të vona të natës, uese të luftës së klasave dhe shfaqjeve që dilnin për të marrë ajër të pastër e për të huaja moderniste për brezin e ri. Për të larguar streset e javës. Duke biseduar ata që e “tepronin” kishte edhe arresparap­rakisht mes miqsh, më thanë se më time. Eh rini, rini, sa ke vuajtur atë kohë herët Xhiroja e Tiranës fillonte nga paledhe për një bluzë të bukur me kuadrate lati “Ali Kelmendi” deri tek ish- “Libri e pantallona xhins... Edhe pse në dikSovjeti­k”, pra në trajtë harku. Më vonë taturë, por rregulli dhe estetika tek të u zhvendos në “Bulevardin e Madh”. rinjtë nuk mungonte. Stili universal Ndërsa paraditeve xhiroja mbahej ku evropian i të veshurit përcaktont­e fizioështë sot trotuari i hotel “Tiranës”. Aty nominë e çdo të riu e të reje që e donte më parë ishin disa dyqane njëkatëshe jetën të qetë e me normalitet. E kush nuk rënkon e kujton nën psherëtimë ato vite të humbura. Pa le rinia e izoluar nëpër tela me gjemba e kampe internimi. Me ç’të drejtë i privohej liria e jeta nga ai regjim e klika e tij rinisë shqiptare? Me ç’të të drejtë morale, politike e sociale izolonte njeriun në një qeli një metër me një, mes lagështirë­s, e torturave të pashembull­ta deri në vdekje? Me ç’të drejtë ushtronte presion për divorcet familjare vetëm e vetëm pse dikë nga familja do t’ia burgoste, vriste apo internonte. Edhe tani që po hedh këto rreshta jam duke rënkuar brenda vetes, por askush nuk më dëgjon, e ndërgjegjë­sohet, përveçse vetes dhe kompjuteri­t përballë...

* * * Takohemi tek “Dajti”, tek ura e “Dajtit”, tek stolat e “Dajtit”, tek parku përballë “Dajtit” etj.. Këto ishin parullat me “celular” që linin për në fundjavë të rinjtë mes miqsh, shoqesh e shokësh në periudhën e diktaturës. Celular i thënçin, pasi as telefona nuk kishin pjesa dërmuese e popullsisë, por vetëm sigurimsat e familjet me partishmër­i të lartë komuniste, të cilët e kishin fjalën për jashtë hotelit, se për brenda as që bëhej fjalë. Tek ambientet e hotel “Dajtit” në ato vite mund të hynin vetëm “pezzo grosso- t” shqiptarë, ata me “carta bianca” në xhep, e njerëzit e besuar të Sigurimit të Shtetit. Xhirot ishin i vetmi argëtim e gëzim që kishte atë kohë rinia. Sa e sa të rinj lidhën jetën e tyre nëpër ato xhiro të gjata. Sa e sa kujtime të bukura apo edhe të hidhura fshehin ato kalldrëme bulevardes­ke brenda vetes. Edhe atë të vetëm gëzim që kishin ia morën, ia zhdukën nga sytë rinisë. Duke larguar rininë, larguan të ardhmen e vendit, trurin e kombit. Larguan edhe fëmijën nga prindërit e gjorë që i rritën me halle e sakrifica të mëdha. Edhe gjysmë kokërr limoni me mik të madh do ta gjenin në hotel “Dajti” për fëmijën e sëmurë. Rivierat e Sarandës e Vlorës ishin plantacion­e me agrume vetëm për “mbretërinë” e Bllokut e askush tjetër s’guxonte t’i prekte, përndryshe i priste plumbi kokën. E kush do t’ia zhdukte e do t’ia merrte xhiron rinisë? Ishte pra, ai regjim i egër e i rëndë që do t’i merrte jetën ngadalë nëpër burgje, internime e miniera ose duke shkaktuar si pasojë e urrejtjes atë lloj eksodi të madh si një prurje e furishme në qendër të Evropës. Fjala xhiro vjen nga italishtja që do të thotë të vish rrotull. Se kush i ka shpikur e themeluar xhirot nuk dihet akoma, por duke iu referuar fakteve historike, do të shohim se xhiro kemi pasur edhe në Shkodër, Durrës, Korçë, Pogradec e Elbasan, Fier, Lushnjë mbase edhe në ndonjë qytet tjetër. Dikush tjetër që ishte i apasonuar pas xhiros mund të shtojë edhe ndonjë qytetet apo zonë tjetër të vendit....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania