Panorama (Albania)

"E përdalë, futju në shtrat ish- dashnores"/ Pas akuzave të rënda, Meritoni dhe Ilnisa puthje të nxehta në shtrat

-

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes dy banoreve të "Big Brother Vip", Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli, ku shkak është bërë xhelozia e gazetares ndaj rivales së saj në garë për raportin me Meriton Mjekiqin. Ilnisa Agolli ka përdorur shprehje ofenduese ndaj Rike Roçit, të cilën e ka quajtur dashnore të Meritonit dhe vajzë që ka kërcyer me gjysmën e rruzullit. Deklarata e saj kanë shkaktuar irritim te Rike Roçi, e cila iu është drejtuar se "jashtë do ta tregoj kush është e përdalë, ti apo unë", duke shtuar se "do të t'i fik dritat". Komentet e Rikes janë marrë si kërcënim nga ana e gazetares, megjithatë ajo ka deklaruar se nuk do t'ia tolerojë me ofendimet. "Përjashta do ta tregojmë se kush është e përdalë, ti apo unë. Jashtë do flasim, Meritoni do ta shohë se kush je ti. Unë një ditë do të t'i fik dritat ty. Mbaje mend. Nuk e toleroj. Thotë që drita është ' ok', dhe unë do ia fik që të mos shohë më fare nga xhelozia. Nuk mund të më prekë dhe të më thotë fjalë ofenduese, nuk ia lejoj më. S'e prek kurrë as në dinjitet. Po thotë fjalë ofenduese nga mëngjesi në darkë. T'i çfarë bën gjithë ditën më shikon mua? Merru me Meritonin, mos shiko çfarë bëj unë. S'e lejoj kështu. Nuk e kam ofenduar", u shpreh Rikja. Fill pas debatit të nxehtë që dy vajzat patën, Ilnisa u shfaq e prekur, teksa kërkoi të shpjegohej me Meritonin, ndonëse ky i fundit e ka bërë edhe më konfuze situatën. Ai i ka thënë

Ilnisës të ndalonte me atë xhelozi duke shtuar: "Riken e kam shoqe, ty të kam motër"! megjithatë, Meritoni pak e ka mbajtur këtë variantin, pasi gjërat ndryshuan shumë shpejt. Pas përfundimi­t të mbrëmjes, në kohën që janë shtrirë për të fjetur, Ilnisa është përlotur për shkak të komenteve që mori në "prime". Meritoni i është afruar për ta ngushëllua­r duke i dhënë dhe puthjen e parë në buzë. Pas një sherri të ashpër që dyshja ka pasur, duket se më në fund ka mbërritur edhe puthja që zyrtarizon këta dy personazhe si një çift të mirfilltë. Megjithatë, edhe pse situata është qetësuar mes tyre, në rrjet deklaratat e Ilnisës ndaj Rikes, janë gjykuar dhe komentuar shumë. Biseda është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ku Ilnisa duke debatuar me Meritonin, ka ofenduar Riken, duke e cilësuar se nuk është në nivelin e saj. "Të më thonë mua të gjithë ata që kisha në ekip, shih çfarë po bën me shoqen, ishte një skenë e neveritshm­e. Ik me të mira, ik me të mira po të them, vazhdo me ato që je mësuar të merresh, vdeksha po them por me mua nuk ke shanse. U bënë këto të më thonë mua shihe çfarë bën, ndërkohë që kishin të drejtë, u eksitove ti nga muzika, apo të eksitoi Rikja, o zot i madh hapu dhe' që të futem. Të më ulësh ti mua para të gjithëve. Me kë mendon ti se po përballesh? Nuk jam e qartë se çfarë jemi, vazhdo lojërat, mos të them ndonjë llafe, se jam këtu. Ishte një skenë e neveritshm­e ajo që pashë. Po të dilnin jargë, sikur të kishin vënë para një tavë me kofsha pule. Unë me atë vajzën nuk shkoj fare, po të kem mundësi e nxjerr nga shtëpia fare. Ajo vajza kapet pas puplave të mia, dhe jeton këtu pas puplave të mia, unë të futem ty në krevat dhe ti shkon e bën kërcime sensuale me të. Shko merru me atë nivelin, se ajo e di kush është kur shihet në pasqyrë. E pashë unë shumë mirë. Ti dhe entuziazmi jot i pafrenuar, të kishte zënë malli për shoqërinë e vjetër, duke kujtuar kohët e lashta, ngela unë. Ajo të lahet nga koka te këmbët kur përmend emrin tim, të lahet me ujë të bekuar, ose mbaj raport normal me të. Jo si dashnor apo ish- dashnor, ajo është komplet pis para meje", ishin disa prej fjalëve të Ilnisës, ndërkohë që situata më pas mes çiftit është qetësuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania