Panorama (Albania)

"Gjithmonë Markeska", ja pse Inter- Juventus i besohet arbitrit napoletan

Precedentë pozitivë, por edhe konflikte me dy ekipet

-

Inter- Juventus do t'i besohet Fabio Markeskës. Ai fitoi balotazhin me Marko Guidën, një tjetër arbitër shumë i kuotuar të vënë drejtësi në derbin e Italisë. Nëntë ndeshje në Serinë A për 42- vjeçarin që ka qenë prezent në Inter- Roma 1- 0 dhe LacioInter 0- 2, por edhe në fitoren e bardhezinj­të kundër Lacios. Për të do të jetë hera e parë në një ndeshje mes këtyre skuadrave, por le të shohim disa statistika.

Fabio Mareska, 125 paraqitje në Serie A që nga sezoni 2013/ 14, nuk arbitroi në javën e kaluar, kështu që ndeshja e tij e fundit e arbitruar ishte Udineze- Milan më 20 janar, kur ai ndërpreu lojën pas fyerjeve raciste të bëra nga disa tifozë vendës ndaj Majk Menjasë. Të dielën në "San Siro", Doveri do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa katër sytë përballë monitorëve të VAR- it do të jenë ata të Irratit dhe Di Paolos.

MARESKA DHE KONTE

- Precedenti arbitral më i rëndësishë­m i Mareskës me Interin daton në sezonin 2020- 21, kur trajneri i atëhershëm zikaltër, Antonio Konte iu drejtua me një shumë të qartë "Je gjithmonë ti, Mareska" pasi arbitri nuk përjashtoi Arslanin e Udinezes. Kjo "ju përsëri" do të lidhej me një penallti të pretenduar e të mohuar gjatë Inter- Parma dy muaj e gjysmë më parë.

PRECEDENTË­T ME JUVENTUSIN -

Mareska do të gjykojë Juventusin për herë të gjashtëmbë­dhjetë në karrierën e tij. Në 15 sfidat e mëparshme, 11 fitore të Juventusit, 1 barazim dhe 3 humbje. Me rastin e arbitrimit të ndeshjes së fundit të bardhezinj­ve, Laxio- Juventus më 16 shtator të vitit të kaluar, ai zemëroi kryeqyteta­sit ( Sarri zgjodhi heshtjen për shtyp pas ndeshjes) sepse në ndërtimin e aksionit për golin e Vlahoviçit, dyshohej se Mekeni kishte nxjerrë topin nga fusha.

PRECEDENTË­T ME INTERIN - Janë 17 ndeshjet e mëparshme të Markeskës me Interin, duke përfshirë finalen e Superkupës së Italisë të vitit të kaluar të fituar 3- 0 kundër Milanit në Riad. Gjithsej 11 fitore për ekipin e Inzagit me arbitrin napolitan, 3 barazime dhe 3 humbje. Këtë sezon dy fitore: më 29 tetor 1- 0 në shtëpi kundër Romës dhe më 17 dhjetor një fitore 2- 0 kundër Lacios në Olimpico.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania