Panorama (Albania)

"Calhanoglu më i mirë, Jilldëz si Del Piero e Grilish"

-

Fatih Terim aktualisht është në krye të Panathinai­kosit, por e kaluara italiane mes Milanit dhe Fiorentinë­s e bën spektator të interesuar të Serisë A. Këtë fundjavë, më saktësisht të dielën, do të luhet Inter- Juventus dhe të dyja skuadrat kanë nga një yll me kombësi turke. Eskperti Hakan Çalhanoglu do të jetë përballë Kenan Jilldëzit që po bëhet gjithmonë e më i rëndësishe­m për skuadrën e Alegrit. Pikërisht për dy mesfushorë­t, ka folur edhe "Perandori" në një intervistë ekskluzive për "La Gazzetta dello Sport".

Sa ju ka habitur rritja e Jilldëzit?

Më shumë se i habitur, jam i lumtur. Dhe të gjithë ne. Kenani tashmë ka shënuar edhe me kombëtaren e të rriturve. Ai po tregon se ka talent të madh e me këtë ritëm e ardhmja do të jetë e tija.

Cila është cilësia më e madhe e Kenanit?

Ka teknikë të shkëlqyer. Është shumë i aftë me topin dhe kur driblon ndaj kundërshta­rëve është gjithmonë i rrezikshëm. Jilldëz tashmë ka një strukturë të mirë fizike dhe është i shpejtë: Nuk duket si adoleshent. Por nuk duhet harruar që është vetëm 18 vjeç dhe, pikërisht për këtë, do t'i duhet të punojë shumë për t'u përmirësua­r, nga të gjitha aspektet. Fakti i të qenit te Juventusi është një avantazh. Ai bardhezi nuk është thjesht një ekip, por një shkollë. Dhe Alegri është një trajner i klasit botëror.

Si ju duket se po e menaxhon Alegri?

Po flasim për një teknik me nivel të lartë, dikë që ka punuar me një mori talentesh dhe kampionësh. Jilldëz është me fat që drejtohet nga Alegri dhe Alegri është me fat që ka në dispozicio­n një xhevahir si Kenani.

A mund të thuhet se është një Del Piero i ri?

Le të shpresojmë që të bëhet Del Piero i ri. Unë e kam respektuar gjithmonë Alesandron, një kampion dhe një njeri me atribute. Kenani ka diçka nga Del Piero, idhulli i tij. Por, sidomos kur nis nga e majta dhe del në qendër duke përdorur driblimin, më kujton pak edhe Grilishin e Sitit.

A është Çalhanoglu regjisori më i mirë në Serinë A?

Do të thosha po, sepse është inteligjen­t dhe e bën ekipin të lëvizë. Ndërkohë ofensivish­t ka rëndësi sepse jep asiste dhe gjithashtu shënon gola. Hakan është një nga regjisorët më të mirë edhe në nivel evropian. Çalhanoglu ka edhe një avantazh tjetër... Ai përmirësoh­et çdo ditë.

Si mbaron Inter- Juve dhe kush do ta fitojë titullin në Itali?

Nuk e di, por shpresoj të shënojnë të dy turqit. Interi dhe Juvja janë shumë afër dhe deri në maj do të duelojnë me njëra tjerën. Më pas vjen Milani, një klub që e kam ende në zemër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania