Panorama (Albania)

"Vuajnë se s'kanë mesfushë, kuqezinjtë ta harrojnë kreun"

- Fabio Kapelo Fabio Kapelo ka qenë dy herë trajner i Milanit dhe në intervistë­n më të fundit për "La Gazzetta dello Sport" ka analizuar pikërisht kuqezinjtë.

Përse Milani nuk po lufton për kreun?

Fillimisht duhet thënë se është një klub që nuk duhet të konkurrojë për një vend në Champions. Mbaj mend një herë në përvojën time kuqezi që mbërritëm në vend të katërt me 13 pikë larg kreut. U bë nami, ishte e papranuesh­me. Milani në sezonet e fundit ka fituar titullin dhe mbërriti deri në gjysmëfina­le te Champions- i. Edhe në merkato investoi goxha, ndaj pikët diferencë me kreun janë të tepërta.

Ka shanse Pioli të kapë kreun?

E kam parakaluar një herë Barcelonën kur isha te Reali, por e pati zënë gjumi. Milani aktualisht ka dy skuadra përpara dhe ende nuk i ka kapërcyer të gjitha problemet.

Që ishin?

Dëmtimet, por nuk jam unë ai që duhet ta thotë arsyen. Nuk di se sa përgjegjës­i ka përgatitja atletike, megjithatë di që kuqezinjtë punuan pak dhe u nisën menjëherë në turne. Një numër aq i lartë dëmtimesh na shtyn në reflektime. Tani që lojtarët e verës janë integruarm pres rritje nga ekipi. Me kusht që të mos gabohen më penallti si ndaj Bolonjës. Cili lojtar i Milanit ju ka habitur më së shumti?

Teo Hernandez për nga personalit­eti që tregoi duke luajtur si qendërmbro­jtës. Loftus- Çiku gjithashtu më ka habitur për zbritjet e tij në zonat kundërshta­re.

Nëse do të ishit drejtues dhe ju kërkohet një revolucion.

Janë zgjedhje që i takojnë trajnerit i cili mund të pranojë shitjen e një ylli për të marrë lojtarë që zgjidhin të paktën dy probleme. Në kushtet aktuale Milani e ka të vështirë të bindë lojtarët që mund të bëjnë diferencën.

Ju personalis­ht, çfarë do të blinit në verë?

Një mesfushor që mund të bëjë diferëncën e që t'i besohet e gjithë skuadra. Interi i fiton ndeshjet falë mesfushës sepse është ai repart që bën dallimin. Edhe te Juvja është një farë Rabio që ka rol thelbësor.

A i duhet Milanit një sulmues?

Kam respekt për Zhirunë për gjithçka ka bërë, por duke parë moshën... Cili ka qenë gabimi më i madh në merkaton e viteve të fundit te kuqezinjtë?

Milani kishte Hakan Çalhanoglu­në, Frenk Kesin, Ismael Benaserin dhe Sandro Tonalin. Ishte mesfusha më e fortë në Itali dhe Milani e kishte në shtëpi. Nuk ka mbetur pothuajse asnjëri syresh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania