Panorama (Albania)

Ibra i ofron pushtet, Konte gati për Milanin

Rroga problem, trajneri do të drejtojë edhe... merkaton

-

Sido që të përfundojë ky sezon, Stefano Pioli duket i destinuar për t'i dhënë fund viteve të tij si kuqezi.

Titulli apo trofeu i Ligës së Europës janë të vetmet objektiva që mund ta shpëtojnë, por ecuria e "djallit" nuk lë vend për shumë shpresa në ato dy drejtimet.

Thashethem­et për Antonio Konten si trajnerin e ardhshëm të Milanit po bëhen gjithnjë e më këmbëngulë­se. Pavarësish­t përparimev­e të Napolit, trajneri puliez do të kishte marrë vendimin e tij: sezonin e ardhshëm do të donte të ulej në stolin e kuqezinjve në vend të Stefano Piolit.

DËSHIRA E IBRËS

Trajneri i titullit të kaluar tashmë duket se është në largim dhe muajt e ardhshëm mund të jenë vërtet të fundit për të në krye të "djallit". Ardhja e Zlatan Ibrahimovi­çit, megjithëse si konsulent për "Redbird" dhe jo si menaxher i brendshëm i klubit, ishte një moment vendimtar. Në fakt, është vetë ish- sulmuesi që dëshiron Konten si trajnerin e ardhshëm të Milanit dhe është po ai që po negocion kushtet e angazhimit me trajnerin e shumëtitul­luar. Do të duhet të vendosen të gjitha pjesët në vend, nga paga te stafi, deri tek ambiciet dhe skuadra, dhe nuk do të jetë e lehtë t'ia dalim mbanë. Por ne po mundohemi. Një zgjedhje, ajo e ish- mesfushori­t, e cila do të kënaqte edhe tifozët më ambiciozë, pavarësish­t se drejtuesit aktualë do të preferonin të fokusohesh­in te një trajner më pak i famshëm dhe më i ri, siç është Tiago Mota, për t'i dhënë fund epokës së Piolit dhe për të filluar sërish nga e para. Sa i përket skuadrës, Konte do të thotë fjalën e tij se kush do të qëndrojë dhe kush do të duhet të largohet nga "Milanello". Por, për këtë ka ende kohë.

ALTERNATIV­A

Një tjetër i preferuar për drejtuesit është De Zerbi, por për ta marrë nga Brajtoni nevojiten të paktën 15 milionë euro siç parashikon kontrata me britanikët. Admirim gëzon edhe Rafaele Paladino, teksa duken të pamundura pistat si Klop apo Ksavi të cilët kanë deklaruar se janë në muajt e fundit të aventurave të tyre, respektivi­sht te Liverpuli dhe Barcelona. I lirë është edhe Murinjo, por vështirë që portugezi të pranonte "djallin" e akoma më e vështirë që të pranohej nga milanistët pas thumbimeve reciproke ndër vite.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania