Panorama (Albania)

Karlo Ançeloti: Presioni është karburanti për një trajner

-

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka dalë në konferencë­n për shtyp para derbit kundër Getafes, e vlefshme për javën e 20- të të La Liga- s. Një fitore kundër fqinjëve madrilenë, Relai do të merrte i vetëm komandën në Spanjë, duke parakaluar Gironën. Dhe Ançeloti shpreson që skuadra e tij të mos ndalet në "Coliseum".

GETAFE

"Janë një skuadër mjaft mirë e organizuar. Luajnë një futboll direkt dhe për këtë dua të përgëzoj mikun tim Bordalas. Po bën një punë fantastike. Janë një ekip që më pëlqen shumë".

PRESIONI

"Sigurisht që kjo puna jonë ka dhe presionin brenda, diku më shumë e diku më pak. Unë e kam ndier në fillimet e karrierës në Serinë B në Itali. Tani që kam kaluar shumë vite në stol, e shoh presionin si karburant për t'u përmirësua­r dhe arritur suksese".

PËRMBYSJET

"Do të preferoja gjithnjë të shënonim të parët... Të përmbysësh një ndeshje nuk është e lehtë, është një sfidë që ndërmerr. Porm nga ana tjetër, tregon potenciali­n edhe karakterin e skuadrës".

STOLI I REALIT DHE I BARÇËS

"E dija se do të ma bënit këtë pyetje - e lidhur me deklaratën e Ksavit se stoli i

Barçës është i pamëshirsh­ëm ( qesh). Ne trajnerët kemi një punë fantastike, me presion, që është normal. Unë respektoj çdo fjalë të trajnerëve, qoftë ky Ksavi apo kushdo tjetër. Por nuk mund të futem në diskutime krahasimes­h".

RINOVIMI I MODRIÇIT

"Ai është një legjendë e këtij klubi. Vendimi për të rinovuar është vetëm i tiji. Ai e di mjaft mirë këtë".

PORTA

"Kam kaq javë që e deklaroj portierin. Para Getafes nuk mundem".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania