Panorama (Albania)

Propozimet, cilat janë pikat e “nxehta” të Reformës Zgjedhore

Vota e diasporës dhe hapja e listave, shkaku i debatit mes palëve PS: Ka mendime të ndryshme për formulën e votimit të kandidatëv­e për deputetë, me lista plotësisht apo pjesërisht të hapura

- TIRANE

Ende pa hyrë në fashën e diskutimev­e më të rëndësishm­e, në tryezën e “zgjedhores”, Partia Socialiste nuk ka hedhur asnjë propozim për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Socialisti Arben Pëllumbi, që është edhe një prej anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore shprehet se brenda shumicës socialiste ka mendime të ndryshme për formulën e votimit të kandidatëv­e për deputetë, me lista plotësisht apo pjesërisht të hapura. “Ne nuk është se jemi ulur për ta diskutuar këtë çështje, nëse i duam ose jo 100 të hapura. Në fillim do të duhet të dëgjojmë ekspertët. Unë mendoj se të dyja variantet kanë anët e mira dhe defektet e tyre. Kështu që kjo duhet vlerësuar edhe në kushtet reale dhe pastaj duhet parë se cili është edhe qëndrimi i krahut tjetër, i opozitës”, - deklaroi deputeti socialist. Vota e diasporës është një tjetër çështje për të cilën PS i duhet të dalë me një propozim. Do ta marrë përsipër ta zgjidh në tryezën e “Zgjedhores” apo do t’ia lë atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Të shikojmë sesi mund t’i hapim rrugë votës së diasporës, nëse mund të bëjë Kuvendi diçka. Në dijeninë time, ne besojmë se i kemi bërë detyrat që duhet të bënim në lidhje me votën e diasporës, në rast të kundërt të dalin aktet nënligjore sikundër ne kemi menduar”, - u shpreh Arben Pëllumbi. Pavarësish­t shumicës së deputetëve protestues demokratë që pamundësoj­në mbledhjen fizike, Arben Pëllumbi shprehet për “Vizion Plus” se ata nuk do të mund ta bllokojnë punën. “Sigurisht që ne nuk e kemi në pozicionin tonë që t’ia shtyjmë përsëri mandatin atij komisioni. Kjo do të thotë që në rast se duhet të ndërmerren iniciativa për të marrë parasysh vendimet e GJK dhe për t’u bërë disa ndryshime të caktuara që imponohen nga këto vendime do të gjenden mënyrat sesi aleancat e brendshme në Kuvend, deputetë që mund të mendojnë të votojnë dhe vlejnë që të votojnë për këtë gjë, ashtu siç duhet të funksionoj­ë normal

isht një parlament”, - deklaroi deputeti i PS- së. Akuzave të dy grupimeve të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhi, se Edi Rama është marrë vesh me Lulzim Bashën për ndryshimet në Kodin Elektoral, i përgjigjet: “Mazhoranca ka disa detyrime dhe një nga këto detyrime është pikërisht plotësimi i të gjithë kuadrit

ligjor për zgjedhjet e vitit 2025, ato që janë realisht të domosdoshm­e për t’u bërë. Ne këto do t’i bëjmë. Në një mënyrë ose tjetër këto duhen bërë se përndryshe na rrezikohen zgjedhjet e 2025- ës. A i bëjmë brenda komisionit apo jashtë tij, kjo do të bëhet. Opozita e ndarë apo e bashkuar, me vulë apo pa vulë,

me rithemelim apo pa, e ka shansin që të sjellë propozimet e veta”. Të martën Komisioni i Reformës Zgjedhore ka parashikua­r mbledhjen e radhës. Për t’u dëgjuar janë organizata të lidhura drejtpërdr­ejt me proceset elektorale. Zhvillimi i saj fizikisht apo ‘ online’ do t’i mbetet aksionit të opozitës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania