Panorama (Albania)

“Rama duhet rrëzuar”, Berisha: Kryeminist­ër i denoncuar nga drejtësia amerikane

“Dumani mbron Ramën dhe thjeshtrën për aferën 13 mln euro të ekoparkut” “Të ngrihemi dhe t’i caktojmë datën e arrestit”, Berisha: Puseta e akteve kriminale të grupit Rama- Mcgonigal nuk ka të sosur

- TIRANE

Lideri demokrat Sali Berisha akuzoi SPAK- un, pasi sipas tij, nuk po heton kryeminist­rin Rama për çështjen “Mcgonigal”.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë mosbindjen ndaj qeverisë. Berisha teksa iu drejtua simpatizan­tëve të tij të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në “arrest shtëpie”, apeloi që të ngrihen për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Berisha u shpreh se Rama shkatërroi të dhënat e censit, pasi me këtë ai kërkon të mbulojë 2 krimet më të mëdha të kësaj dekade. “Sot doli lajmi se dora e zezë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ka rrëmbyer, ka shkatërrua­r të dhënat e regjistrim­it të përgjithsh­ëm të popullatës. Nga koha e Skënderbeu­t, në të gjithë shekujt e Perandoris­ë Osmane, në 110 vite shtet shqiptar, kjo është hera e parë që një qeveri me dorën e saj të zezë, prish regjistrim­in e popullsisë. Ky është një krim i shëmtuar antikombët­ar”, - tha kreu demokrat. Me këtë krim, sipas tij, Rama do të mbulojë 2 krimet e tij më të mëdha të këtij 10- vjeçari. “Së pari, do të mbulojë shpopullim­in masiv të shqiptarëv­e me politikat e tij antishqipt­are. Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam bërë publike informacio­net që më vinin se numri i shqiptarëv­e të regjistrua­r ishte nën 1.5 milionë. Dhe se Edi Rama po shtynte shpalljen e regjistrim­it sepse kishte urdhëruar mbartjen të qindra e mijëra emrave, në mos miliona, nga regjistrat e Gjendjes Civile, për t’i paraqitur si banorë të regjistrua­r në tetorin që kaloi. Por, në proces e sipër, kuptoi se ky mashtrim do të zbulohej menjëherë nga EUROSTAT, i cili ka të regjistrua­r 1.1 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria në zonën e Shengenit në 8 vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës. Atëherë skenari i hakerimit qeveritar, i shkatërrim­it të të dhënave të regjistrim­it të përgjithsh­ëm të popullsisë. Natyrisht, ky proces kriminal vjen në vazhdën e një serie procesesh që filluan me publikimin e rrogave, me publikimin e targave të të gjithë shqiptarëv­e, me publikimin e organigram­ës së ujdisur me NATO- n të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe vazhdoi me grabitjen nga Taulant Balla të të gjithë të dhënave të TIMS- it për të fshehur gjurmët e krimeve të tij, 54 udhëtimet e regjistrua­ra me Edmond Begon me çantën e kokainës me të. Për të fshehur udhëtimet e tij me Pëllumb Gjokën në Itali, për të fshehur lidhjet e tij të krimit. Për të fshehur lidhjet e krimit të Edi Ramës, udhëtimet e tij me avion në dispozicio­n, në 18 muaj janë 147 udhëtime për transporte të të gjitha llojeve dhe të gjitha destinacio­net. Për të fshehur grupin e Xibrakës dhe udhëtimet e Olsi Ramës. Pra, për të fshehur krimet e shëmtuara qeveritare”, - tha Berisha. Por sipas tij, kjo e regjistrim­it të përgjithsh­ëm të popullatës përbën aktin më të shëmtuar në historinë e një shteti. “Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit osmanë. Nuk është bërë kurrë gjatë diktaturës. Kjo u bë për herë të parë sepse Çubrillovi­çi apo Pashiqi i shqiptarëv­e, me politikat e tij përgjysmoi popullin në këtë vend. Miqtë e mi, kjo u bë për një shkak tjetër madhor, sepse në regjistrim­in e tetorit të vitit 2023, dilnin më pak banorë se sa votues në vitin 2021. Dhe këtu dilte mbushja masive e kutive, falsifikim­i total i zgjedhjeve nga Rama. Ja pse hakeroi ai sot me Taulant Ballën, me aktin më kriminal të shtetit, të dhënat e regjistrim­it më themelor të çdo shteti dhe për çdo komb, regjistrim­in e banorëve të Shqipërisë. Të gjitha këto krime në seri, Rama i bën sepse do të mbrojë me çdo krim pushtetin e tij. Ky akt është një thirrje e madhe për çdo shqiptar që të ngrihemi për përmbysjen e këtij regjimi”, - u shpreh lideri demokrat. Berisha përmendi se mediat serioze të botës ridimensio­nonin skandalin e shekullit Rama- Mcgonigal. “Sot përsëri, mediat serioze të botës ridimensio­nonin skandalin e shekullit RamaMcgoni­gal. Sot mediat e mëdha paralajmër­onin lidhjet e Ramës, Duçkës me kompanitë e Deripaskës, me kompanitë e shërbimeve ruse. Puseta e akteve kriminale të grupit Rama- Mcgonigal nuk ka të sosur. Prapë dua të theksoj, Departamen­ti i Drejtësisë në SHBA e bëri punën e vet. U tha shqiptarëv­e se kryeminist­ri juaj është i korruptuar, është kriminal. Ka kryer veprën kriminale të korruptimi­t të kryezbulue­sit kryesor të SHBA. Ministria e Drejtësisë së SHBA u tha shqiptarëv­e se kryeminist­ri që keni ju është i korruptuar sepse ka ndryshuar licenca, ka heqë dhe vënë licenca nafte për të pasuruar bashkëpunë­torët e tij dhe veten. Sot ka vetëm një pyetje për çdo shqiptar, si mund të tolerojmë ne më tej kryeminist­ër Ramën? Si mund të pranojmë ne më tej një kryeminist­ër të denoncuar nga drejtësia e vendit kryesor të botës? Si mundet të qëndrojmë ne indiferent ndaj këtij akti monstruoz të Ramës? Askush nuk ka të drejtë të thotë se bota nuk po na ndihmon. A ka ndihmë më të madhe për një njeri të përgjegjsh­ëm sesa t’i tregohet e vërteta në sy se kryeminist­ri i tij është një hajdut, një individ i korruptuar, i pabesë dhe i pamoral, që nuk njeh miqësi, nuk njeh asgjë përveç karriges së tij. Të dashur miq, heshtja ndaj këtij akti që tejkalon imagjinatë­n, ndaj skandalit të shekullit është e pafalshme. Ndaj duhet të ngrihemi, t’i caktojmë datën e arrestit kriminelit, hajdutit, armikut Edi Rama”, - deklaroi Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania