Panorama (Albania)

Rrezikohen të dhënat e censit? Hakerat iranianë “godasin” uebin e INSTAT

Autorësinë e këtij sulmi e ka marrë sërish “Home Land Justice” Sulmohet faqja zyrtare, Instituti i Sigurimeve jep garanci: Të dhënat e censit nuk janë prekur. U sulmuan disa sisteme

- TIRANE SULMI

Instituti i Statistika­ve, njohur ndryshe si INSTAT ka rënë pre e një sulmi nga hakerat iranianë.

Autorësinë e këtij sulmi e ka marrë sërish “Home Land Justice”, grup iranian i cili ka deklaruar në rrjetin social “Telegram” se të dhënat e INSTAT- it tanimë janë në duart e tyre. Përmes një njoftimi për mediat, INSTAT bën me dije se dy ditë më parë sistemet e saj informatik­e kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikua­r. Për të analizuar dëmet e shkaktuara nga ky sulm, në Institutin e Statistika­ve zbarkuan këtë të enjte edhe ekspertë të krimit kibernetik. Ndërkohë vetë INSTAT- i pati një reagim lidhur me këtë hakërrim, ku tha se sulmi është regjistrua­r më 31 janar dhe se prej tij janë prekur disa sisteme, por jo të dhënat e gjeneruara nga censi. “Nga ekzaminime­t e para të kryer nga ekspertët e Teknologji­së së Informacio­nit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesiona­lizëm për të parandalua­r dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokolle­t e emergjencë­s për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacio­neve statistiko­re”, - thuhet në reagimin e INSTAT. Ky nuk është sulmi i parë që hakerat iranianë kryejnë ndaj institucio­neve që janë në shërbim të qytetarëve. Më herët pre e sulmeve të “Home Land Justice” kanë rënë “e- Albania”, sistemet e Policisë së Shtetit, SHISH si dhe faqja zyrtare e Kuvendit. Në korrik të vitit 2022 shërbimet publike “online” dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësis­ht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizu­ar dhe të sofistikua­r nga jashtë Shqipërisë. Fillimisht pati dy

“Nga ekzaminime­t e para të kryera nga ekspertët e teknologji­së së informacio­nit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesiona­lizëm për të parandalua­r dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokolle­t e emergjencë­s për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacio­neve statistiko­re”.

shime se sulmi mund të ishte rus. Kjo erdhi pas sanksionev­e që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë. Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u komentua edhe në Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare Shqipëri- BE gjatë vitit 2022. Më 12 dhjetor të vitit që lamë pas edhe kompania telefonike “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik nga hakerat e “Homeland Justice”. Grupi i hakerave iranianë kanë njoftuar paraditen e sotme se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëv­e.

Grupi njoftoi në “Telegram” se ka marrë dhe asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt ( 2 petabytes). Për njohësit e teknologji­së, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuteri­ke. Për ta thjeshtësu­ar, të dhënat prej 2 petabajt që i vjedhur kompanisë celulare “One Albania” janë të njëjta me 500 miliardë fletë formati standarde të printuara. “Misioni ka filluar ( DDMC). Albanian Mobile Communicat­ions ( AMC) u hakerua nga Homeland Justice. Injorimi i “paralajmër­imeve tona humanitare u kushtoi gjithë këtë politikanë­ve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin tonë nga terroristë­t. Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomuni­kacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura dhe të dhënat e rëndësishm­e do të publikohen së shpejti! Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh”, - thuhet në njoftim. Ky grupim hakerash, i njëjti me atë që sabotoi sistemet qeveritare të Shqipërisë një vit më parë, thotë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedin­ët e MEK të kryejnë sulme kibernetik­e. “Lejohet qasja në TerrorTele­com. MYONEAL, mbështetës­i dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë! Cyber Eagles e Homeland Justice fitojnë gjithmonë”, - thuhet në njoftim.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania