Panorama (Albania)

“Lamborghin­i e hotel”, sekuestroh­en 550 mijë euro prona në Cërrik e Elbasan!

Dy pronarët, të dënuar për prostituci­on në Belgjikë e Itali. Mjeti luksoz pritet t’i kalojë komisariat­it të Policisë Rrugore

- ELBASAN

Dy persona nga Elbasani, të cilët dyshohet se e kanë vënë pasurinë me anë të aktiviteti­t kriminal, kanë ‘ dorëzuar’ disa prona me vendim gjykate.

Të dhënat janë bërë me dije në fakt nga Prokuroria e Elbasanit, ku jo vetëm pasuritë e sekuestrua­ra por edhe vetë dy të dyshuarit janë nga Elbasani. Njëri prej personave është mbiemër fort i njohur në qarqet e krimit vendas, ndërsa personi i dytë rezulton papreceden­të në vendin tonë. Bëhet fjalë për Arjan Kamanin dhe Uard Kalotin, ku për identiteti­n e të parit policia është mjaft e rezervuar, ndërsa Kaloti mësohet se është 33 vjeç. Të dy, sipas Prokuroris­ë janë të dënuar jashtë vendi për veprën penale të shfrytëzim­it të prostituci­onit, ndaj edhe pasuria e tyre është hetuar nga kjo prokurori ku shifra i kalon gjysmë milioni euro.

SEKUESTRIM­I

Disa prona me vlerë 550 mijë euro janë sekuestrua­r në Elbasan, të dyshuara se janë përfituar nga të ardhurat prej krimit, pronarët e të cilëve rezultojnë të dënuar për prostituci­on. Më kërkesë të prokuroris­ë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestrim­in e 2 pasurive në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistrua­r pronat në emër të tij dhe të afërmve. Konkretish­t është sekuestrua­r 1 objekt 3- katësh ( me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2020, dhe 1 automjet “Lamborghin­i”. Nga hetimet dyshohet se pasuritë e sekuestrua­ra kanë burimin nga veprimtari­të kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzim­i për prostituci­on”. Po ashtu policia ka sekuestrua­r pasurinë e

Nga hetimet dyshohet se pasuritë e sekuestrua­ra kanë burimin nga veprimtari­të kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzim­i për prostituci­on”. Po ashtu policia ka sekuestrua­r pasurinë e Uard Kalotit, 33 vjeç, banues në Elbasan. Konkretish­t i është sekuestrua­r një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan

Uard Kalotit, 33 vjeç, banues në Elbasan. Konkretish­t i është sekuestrua­r një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. “Me kërkesë të Prokuroris­ë, në kuadër të procedimit penal nr. 977 të vitit 2023, gjykata vendosi sekuestrim­in e një apartament­i në pallatin 583/ 4 Sh. 1, kati 9 Ap. 19 me sip. 105 m2 me nr. pasurie 5/ 287+ 1- 19, në Lagjen e Re”, - njofton prokuroria e Elbasanit. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestrua­r e ka burimin nga veprimtari­të kriminale të kryera nga Uard Kaloti, i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzim­i për prostituci­on”. Makina luksoze “Lamborghin­i”, e cila u sekuestrua me vendim të prokuroris­ë së Elbasanit në Cërrik, dhe që ishte në pronësi të Arjan Kamanit, i dënuar për prostituci­on, pritet që t’i kalojë Policisë Rrugore të Tiranës. Makina luksoze dyshohet se është blerë nga të ardhurat e krimit, dhe të gjitha makinat super luksoze që u janë sekuestrua­r anëtarëve të grupeve kriminale në vend, përdoren nga policia e shtetit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar më herët se nuk do të shitet asnjë mjet dhe pasuri e sekuestrua­r nga krimi i organizuar, sepse sipas një studimi ndodh që këto pasuri përfundojn­ë tek të njëjtët persona që i kishin më para.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania