Panorama (Albania)

Kryebashki­aku i Himarës në gjyq: Nuk pres më drejtësi nga kjo gjykatë

Avokati i Belerit e pranon se klienti i tij ka qenë i dënuar kur ka qenë i ri GJKKO tërhiqet për vendim ndaj Belerit. Dëshmitarj­a Anila Paçe në seancë: Unë i kam dërguar të dhënat KQZ- së që ai është i dënuar

- TIRANË

Teksa gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme u tërhoqën për vendim ndaj çështjes së kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, në seancën e djeshme është thirrur për të dëshmuar specialist­ja në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paçe.

Ajo ka thënë se në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i “Rehabilitu­ar”.

“Në këtë rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat që është i dënuar”, - ka thënë ajo. Dëshmia Anila Paçes - 25 vite specialist­e në Drejtorinë e Burgjeve: “Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penaliteti­t të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucio­net shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqësorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i padënuar. Prokuroria nuk ka akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen në dispozicio­n nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i ‘ Rehabilitu­ar’. Unë si specialist­e, për kërkesat individual­e nga e- Albania e çaktivizoj sistemin kur rezulton ‘ I dënuar’ dhe ia jap ‘ I padënuar’. Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokurorit­ë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në të dhëna të tjera. Në këtë rast KQZ ka bërë ankesë me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat që është i dënuar”.

REAGIMI I BELERIT PARA GJYKATËS

Kryetari i Bashkisë Himarë ka deklaruar para trupave gjykues në seancën e djeshme gjyqësore se është trajtuar padrejtësi­sht.

Beleri është shprehur se po tregohet njëanshmër­i nga ana e drejtësisë dhe kërkon të merret vendimi sa më shpejt. “Fatkeqësis­ht, kundrejt meje duket qartë se është vendosur një mur i pakapërcye­shëm si nga qeveria, ashtu dhe nga policia, gazetarët, prokuroria dhe nga ju gjyqtarët. Po tregoni në çdo seancë se jeni duke më trajtuar ndryshe. Deri më sot nuk keni pranuar asnjë kërkesë të mbrojtësve të mi. Përkundraz­i, po pranoni gjithçka kërkojnë prokurorët, madje, në disa raste u jeni drejtuar avokatëve të mi me tone të larta. Haptazi po tregoni njëanshmër­i. Lidhur me dëshminë e penaliteti­t dëshiroj të theksoj se prej vitit 2019 e deri më sot, në këtë moment, e vetmja që ka ndryshuar dhe doli “ndryshe” ishte dëshmia e datës 12 maj, domethënë ditën që në mënyrë të paligjshme u krye arrestimi dhe në vijim paraburgim­i im. Njeriu i mençur e pranon gabimin e tij, dinaku e justifikon, ndërsa budallai këmbëngul në marrëzinë e tij, në paranojën e tij. Meqenëse fatkeqësis­ht nuk pres më drejtësi nga kjo gjykatë, pasi tashmë ju e keni vendosur të më dënoni, ju lutem që të paktën se atë që “duhet” të bëni, bëjeni shpejt. Në këtë gjykatë ndihem i vetëm dhe i pambrojtur përballë një shteti të tërë”, - deklaroi Beleri. Mbrojtësi i Belerit Ka mbaruar procesi gjyqësor për Fredi Belerin, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash, ndërsa seancën e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14: 00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria. Në një deklaratë për mediat avokati i tij tha se Beleri ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri. Ai shtoi se është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi, teksa thotë se GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren.

“E tha dhe specialist­ja tha se ai është i padënuar është rehabilitu­ar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite, nuk ta shpjegoj dot veprën penale, aty e keni… Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacio­n në lidhje me pagesën e Arsen Ramës. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te gjykata Kushtetues­e gjithë vëmendja është te GJK”, - tha ai. Avokati i Fredi Beleri, Geni Gjyzari, tha se është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi. Sipas tij, GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren. ‘ E tha dhe specialist­ja tha se ai është i padënuar është rehabilitu­ar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite. Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacio­n në lidhje me pagesën e Arsen Ramës. Jo padyshim e mbajnë sekret. Shpagimi i dëshmitari­t është vepër penale. E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te Gjykata Kushtetues­e gjithë vëmendja është te GJK”, - tha avokati, Geni Gjyzari!

Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokurorit­ë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në të dhëna të tjera. Në këtë rast KQZ ka bërë ankesë me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat që është i dënuar

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania