Panorama (Albania)

Naim Murseli përfundon dëshminë, kundërshto­n versionin e dhënë në polici

Avokatja mbrojtëse e Murselit tregon detaje dhe pretendime­t për tradhti që janë hedhur në media. Vrasja, ende pa motiv të qartë

- KOSOVË

Ekzekutimi dinak dhe i pabesë që iu bë Liridona Ademajt nga bashkëshor­ti i saj në Prishtinë ende nuk është e zbardhur tërësisht.

Ndërkohë që protagonis­tët e atij skenari mizor janë marrë disa herë në pyetje, Prokuroria Themelore e Prishtinës ende nuk ka dalë në një konkluzion se cili ka qenë motivi real që e ka shtyrë Naim Murselin t‘ i marrë jetën nënës së dy fëmijëve të tij në makinën e tyre dhe në sytë e dy djemve të tyre. Për disa ditë me radhë, mediat e Kosovës kanë nxjerrë dëshmi të dhëna nga të arrestuari­t në fazën paraprake të hetimeve policore, por ajo që bie në sy më së shumti për fakte tronditëse është dëshmia që ka lënë në polici, i ati i Naimit, Shaban Murseli. Ai ka bërë me dije se Naimi ka hyrë në konflikt me Liridonën për shkak të disa mesazheve që ajo ka gjetur në telefonin e tij të çuar nga gruaja e djalit të motrës së tij, pra vëllait të Kushtrim Kokallës, i cili është arrestuar si bashkëpunë­tor në vrasjen e Liridonës. Por është avokatja mbrojtëse e Murselit, e cila ka dalë sërish ditën e djeshme publikisht dhe ka treguar se Naim Murseli është ripyetur ditët e fundit nga Prokuroria e Prishtinës ku ai ka mohuar versionet që kanë dalë në media sidomos ato që kanë të bëjnë me shkaqet e konfliktev­e mes tij dhe të ndjerës. Megjithatë, pritet që hetimi të shtrihet edhe tej kufijve, për të mësuar shkakun real që çoi në vrasjen e Liridonës në sytë e dy fëmijëve!

DËSHMIA E MURSELIT, SIPAS AVOKATES

Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshor­tes së tij, Liridona Ademajt, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokuroris­ë Themelore në Prishtinë. Avokatja e tij, Teuta Zhinipotok­u, tha për “Express” se Murseli e ka mohuar versionin që e ka dhënë gjatë intervisti­mit në polici. Sipas saj, Murseli ka mohuar edhe raportimet në media për raporte të tensionuar­a me bashkëshor­ten dhe aludimet për tradhti. “Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokuroris­ë Themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervisti­mit në polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat të cilat janë publikuar në lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshor­tëve lidhur me besnikërin­ë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullim­in e provave të tjera”, - ka thënë Zhinipotok­u. Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgim­in Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30- vjeçares. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë para dy javësh se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacio­ne tjera për të ruajtur integritet­in e hetimeve. “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritet­it të procesit hetimor”, - thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokuroris­ë.

VRASJA

30- vjeçarja me shtetësi suedeze u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokuroris­ë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshor­ti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë. Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK- së. Sipas raportimev­e, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit. Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkrye­rje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizu­ar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshj­a për të kryer veprën penale vrasje e rëndë.”

PROKURORIA

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N. M., me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshor­ten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G. P për ta vrarë tani të ndjerën L. M, ku paraprakis­ht i pandehuri N. M e kishte pajisur me armë të pandehurin G. P dhe kishin inskenuar veprën penale të grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20: 25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N. M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L. M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G. P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshj­es paraprake i pandehuri N. M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G. P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprur­ëse, e ndjera L. M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N. M, paraprakis­ht i kishte premtuar të pandehurit G. P shumën e të hollave prej 30,000.00 eurosh” - thuhej në njoftimin e Gjykatës.

ARRESTIMI I KATËRT

Ndërkohë, më 9 dhjetor është arrestuar edhe një person tjetër për këtë rast. I dyshuari i katërt është shtetasi me inicialet T. D., nga Novosella e Gjakovës. Ai dyshohet se i kishte shitur armën Murselit. Motivi i vrasjes ende nuk dihet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar para disa javësh se po hetohen disa pista, por ende nuk mund të bëhen publike derisa të ketë një përfundim të qartë mbi motivin e vrasjes. “Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesiona­le. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasjeje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëj publike asgjë, derisa të kemi të qartë motivin”, ka thënë Hoxha në Frontal të T7. Ai tha se për rastin mund të ketë edhe arrestime tjera. “Nuk kanë përfunduar arrestimet, kjo varet nga zhvillimet tjera që mund të dalin. S’mund të paragjykoj nëse do të ketë apo s’do të ketë. Mirëpo kjo nuk është e tëra edhe pse është sqaruar pothuajse e gjitha”, - ka thënë Hoxha. I pyetur nëse është kapur nga kamerat e sigurisë momenti i vrasjes së Liridonës, Hoxha kishte thënë se në vendin ku ka ndodhur krimi nuk ka kamera. “Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”, - ka thënë ai.

Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokuroris­ë Themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervisti­mit në polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat të cilat janë publikuar në lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshor­tëve lidhur me besnikërin­ë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullim­in e provave të tjera

 ?? ??
 ?? ?? Liridona Ademaj e Naim Murseli
Liridona Ademaj e Naim Murseli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania