Panorama (Albania)

Kompensimi me kusht, ATP publikon listën e re me pronarët përfitues

Emrat e 74 subjekteve të shpronësua­ra, që pranojnë të marrin jashtë radhe nga 20 deri 40 për qind të vlerës së vendimit për kompensim

- BESARTA BASHA

Mbi shtatëdhje­të pronarë kanë gati këstin e radhës të kompensimi­t me kusht, një formulë që i kursen shtetit jo pak para në skemën e kompensime­ve të tokave të zaptuara ndër vite. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë publike listën me subjektet e shpronësua­ra, prej të cilëve 64 marrin këstin e pestë, 6 këstin e katërt dhe 4 këstin e dytë. Nga sa kuptohet, për shumicën ATP shlyen detyrimin ndaj tyre me këstin e fundit, i cili presupozon që pronarët të marrin 40% të vlerës së pronës me vendim qeverie të dhëna nga viti 1994 deri në 2013- ën. Në tabelën e mëposhtme jepen emrat e përfituesv­e që në harkun e pak ditëve do të kenë në llogaritë e tyre këstin e radhës, që në total arrin shifrën e afro 220 milionë lekë. "Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicio­n nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2024, si këst i radhës për 74 ( shtatëdhje­të e katër) vendimet e subjekteve përfitues, është

219,410,760.86 ( dyqind e nëntëmbëdh­jetë milion e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhj­etë pikë tetëdhjetë e gjashtë) lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP) njofton subjek

tet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim", cit

ohet në njoftimin zyrtar të ATP.

Kompensimi me kusht ose me kërkesë të veçantë nuk përmendet shpesh por është alternativ­a e katërt e kompensimi­t krahas atij fizik me tokë nëse është e lirë ose nga fondi

i tokave të lira që ka shteti; kompensimi financiar në vlerë monetare dhe kompensimi miks ( tokë + para). Kompensimi me kusht parashikon që pronarët të marrin jashtë radhe shpërblimi­n për tokën, por jo në masën e pretenduar apo atë të shpallur me vendim qeverie. Një marrëveshj­e fitimprurë­se për buxhetin e shtetit kryesisht që aplikohet që prej vitit 2016. Numri i atyre që kanë pranuar "marrëveshj­en" është i vogël, vetëm 269 pronarë derimë tani dhe vlera monetare që i është kursyer shtetit përmes kësaj formule është e konsiderue­shme, plot 68 milionë dollarë teksa pronarët janë paguar në total 17 milionë dollarë.

Në planin buxhetor afatmesëm, qeveria parashikon që brenda vitit 2026, ata që nuk duan të presin gjatë dhe pranojnë të heqin dorë nga 80% e masës totale të kompensimi­t me kusht që pjesën e mbetur prej 20% ta marrin jashtë radhe. Formula nuk është pritur mirë nga shoqatat e pronarëve për shkak të përqindjes së ulët takuese për pronarët. Për 2130 subjekte që përllogari­tet të pranojnë skemën, fatura totale e kompensimi­t arrin në rreth 1 miliardë dollarë. Një rritje e mëtejshme e numrit të pronarëve që pranojnë të përfshihen në këtë formulë do ta zbuste edhe më shumë faturën për arkën e shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania