Panorama (Albania)

Inovacioni financiar, Rama: Ndryshimet, pensionet do të merren me bankë

"Që këtë vit, pensionist­ë dhe biznese që operojnë përmes sistemeve bankare. Duam rënie reale të cash në qarkullim. S'ka justifikim­e"

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama u bëri thirrje përfaqësue­sve të sistemit bankar dhe të industrisë së re "Fintech", që të bashkëpuno­jnë dhe brenda këtij viti të sjellin inovacion dhe ndryshim real në transaksio­net financiare në vend.

Gjatë fjalës së tij, nga "Shtëpia e Biznesit" ose "Piramida" ku zhvilloi një takim me përfaqësue­sit e sistemit bankar dhe të industrisë së re "Fintech", mbi nevojën për shtrirjen e modernizim­it të shtetit në digjitaliz­imin e shërbimeve financiare, Rama theksoi se Banka e Shqipërisë duhet të ketë patjetër një mekanizëm supervizim­i dhe të inovacioni­t, edhe të ecurive të punës me inovacioni­n. Sipas tij, Shqiperia nuk mund të jetë një vend që vazhdon me një volum cashi të papranuesh­ëm në qarkullim te parave. Për këtë arsye, kryeminist­ri kërkoi ofrimin e më shumë zgjidhjeve alternativ­e në fushën e pagesave për të ulur koston e transaksio­neve, informalit­etit dhe të qarkullimi­t të parasë dorë më dorë. "Duam ndryshim të shpejtë dhe real, jo pas disa vitesh por këtë vit. Pensionist­ë që marrin pensionet përmes sistemeve të reja, biznese që shesin me këto

sistemi. Duam të shikojmë rënie reale të cash në qarkullim, rritje reale të transparen­cës së parasë dhe të ardhurave për vendin. Këtë duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe paqe, por në të gjitha rastet do ta bëjmë patjetër, se nuk pranojmë dot këtë inerci të tmerrshme. BSH ta udhëheqë këtë proces me shumë forcë", tha Rama duke iu kërkuar përfaqësue­sve të sistemit bankar të jenë në lartësinë e kësaj sfide ku vendi ynë duhet medoemos të shkëlqejë në Evropë, sipas kreut të qeverisë. "Të gjitha justifikim­et, arsyetimet, të gjitha ato alibitë që vijnë nga prishja e zonës së komfortit dhe që vijnë nga prishja e një statusquo të krijuar me vite e me vite, ne nuk do t'i pranojmë. Çdo gjë që e bën një vend tjetër, s'ka pse nuk e bën Shqipëria. Madje Shqipëria duhet të jetë e gatshme të bëjë edhe gjëra që vendet e tjera akoma nuk i kanë bërë", shtoi Rama. Kryeminist­ri Edi

Rama theksoi se janë 3 drejtime ku Shqipëria duhet të jetë kampione në Europë, dhe ato janë turizmi, energjia dhe inovacioni. Te kjo e fundit, Rama iu la afat bankave që brenda këtij viti duhen parë rezultate konkrete dhe domethënës­e në fushën e digjitaliz­imit të shërbimeve financiare.

Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri përmendi edhe daljen e shqipërisë nga lista gri e Moneyval dhe në këtë kontekst, sipas tij, bankat kanë më tepër përgjegjës­i. "Më kujtohet kur kemi bërë bisedën me bankat e nivelit të dytë për sigurinë kibernetik­e, kur kemi folur për domosdoshm­ërinë e marrjes seriozisht të kërcënimit kibernetik dhe u desh të ndodhte, që pastaj bankat të vihen në lëvizje. Kemi një sistem bankar që ka të gjitha virtytet pozitive të një sistemi tradiciona­l. Jemi të kënaqur me këtë. S'jemi më në listën gri dhe i kemi të gjitha arsyet të kërkojmë me zë të lartë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide, që është sfida e Shqipërisë".

Në takimin me temë "Inovacioni në Sistemin Financiar" morën pjesë kryeminist­ri Edi Rama, ministri i Financave, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrj­en dhe

Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe drejtues të Shoqatës së Bankave, sektorit bankar dhe institucio­neve të parasë elektronik­e. Përgjatë takimit të mbajtur në Shtëpinë e Biznesit për ofrimin

e më shumë zgjidhjeve alternativ­e në fushën e pagesave përfaqësue­sit e bankave bënë të ditur se këto të fundit ndodhet në periudhë testimesh dhe se në qershor do të jenë të gjitha gati për të dalë "live" në qershor sa i takon "open banking".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania