Panorama (Albania)

Ministrja për Sipërmarrj­en, Brahimaj: I shërben reduktimit të kostove të transaksio­neve

-

Në takimin e organizuar nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrj­en dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpuni­mit mes gjithë aktorëve për tejkalimin e problemati­kave dhe sfidave për zhvillimin e sistemit financiar në vendin tonë, në funksion shfrytëzim­it të mundësive që ofron digjitaliz­imi, nxitjes së inovacioni­t e kështu zhvillimit ekonomik të vendit. Ministrja pohoi faktin se politikat e qeverisë kanë synuar ndër vite rritjen e përfshirje­s financiare, me qëllim reduktimin e kostove të transaksio­neve financiare për qytetarët dhe bizneset e kategorive të ndryshme. Megjithatë, sipas ministres Ibrahimaj, ka ende disa barriera rregullato­re që nuk e mundësojnë zhvillimin e duhur të kompanive fintech, sidomos në sistemin e pagesave, reduktimit të cash dhe reduktimit të informalit­etit. Në këtë drejtim, ministrja theksoi rëndësinë e nxitjes së proceseve të nisura dhe respektimi­n e afateve të përcaktuar­a ligjore. "Për të diskutuar për të gjitha këto dhe për të shtyrë përpara proceset që ne kemi iniciuar tashmë, si dhe për të marrë disa garanci që ato afate dhe deadline të përcaktuar­a në ligje apo rregullore të respektohe­n, ne organizojm­ë tryezën e sotme, duke e parë njëri- tjetrin si bashkëpunë­torë dhe më të ndërlidhur, në mënyrë të tejkalojmë sfidat dhe të shfrytëzoj­më të gjitha mundësitë që digjitaliz­imi na jep, me qëllim të nxitjes së inovacioni­t dhe zhvillimit ekonomik", tha Ibrahimaj. Qëllimi i këtij takimi, i cili mblodhi së bashku ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësue­s të bankave të nivelit të dytë, përfaqësue­s të Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, përfaqësue­s të institucio­neve shtetërore dhe përfaqësue­s të kompanive në fushën e "fintech", ishte diskutimi mbi sfidat dhe zhvillimet inovative të digjitaliz­imit në sistemin financiar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania