Panorama (Albania)

Mete: Inovacioni i shërben ekonomisë e thellimit të tregut

-

Ministri i Financave, Ervin Mete, u shpreh se digjitaliz­imi dhe qasja ndaj teknologji­së tashmë është kthyer në një objektiv kryesor dhe ndërsektor­ial jo vetëm në vendin tonë, por edhe në më gjerë në nivel europian apo botëror, sidomos pas pandemisë Covid- 19. Ministri solli në vëmendje disa prej zhvillimev­e pozitive të shënuara në sektorin financiar në vitet e fundit sa i përket digjitaliz­imit dhe theksoi faktin se inovacioni dhe digjitaliz­imi në këtë sektor i shërben jo vetëm zhvillimit të tij, por edhe ekonomisë në tërësi. "Në eksperienc­ën time jo të largët, ne kemi aplikuar, në bashkëpuni­m edhe me sektorin bankar, disa zgjidhje që ishin inovative, shkonin drejt aplikimit të fintech dhe iu shërbenin jo vetëm sektorit, por edhe qytetarëve. Kam parasysh këtu aplikimin e një platforme që ndërlidhte sistemin tonë të blerjes së titujve me një nga 3 platformat kryesore në Europë që krijonte akses në bursat ndërkombët­are në bashkëpuni­m me bankat. Me një bankë tjetër autorizuam një platformë për tregtinë online të titujve të qeverisë, që është një nga elementët kyç edhe të likuiditet­it të tregut të letrave qeveritare. Mundësuam që fonde të investimev­e të licencuara në BE të mund të distribuoh­en, apo tregtohen në Shqipëri thjesht me një njohje licence, pra pa u licencuar nga e para. Pra, inovacioni, digjitaliz­imi dhe përfshirja e sektorit i shërben jo vetëm tregut financiar, por edhe ekonomisë dhe më gjerë thellimit të tregut", u shpreh ministri. Nga ana tjetër, ministri i Financave tha se është e nevojshme një qasje e strukturua­r, së bashku me aktorët e sektorit financiar dhe institucio­net rregullato­re, për të pasur një strategji edhe në përfshirje­n financiare. Kjo pasi, sipas Ministrit Mete, për reduktimin e parasë cash duhet të ketë edhe një rritje të përfshirje­s financiare".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania