Panorama (Albania)

Sejko: Deri në qershor të realizohet "open banking", është detyrim ligjor

"Kemi hequr shumë ' cash' na qarkullimi, bankat të bashkëpuno­jnë"

-

Në takimin me përfaqësue­sit e qeverisë dhe bankave për digjitaliz­imin e shërbimeve, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u vuri si afat bankave të nivelit të dytë që deri në muajin qershor të realizohet digjitaliz­imi i sistemit financiar "open banking". "Për të thënë konkretish­t ka një ligj dhe ligji është për tu zbatuar. Në funksion të këtij ligji ne kemi ndërtuar ligjin për shërbimin e pagesave që është miratuar në 2020. Kemi ndërtuar kuadrin nën ligjor për shërbimet e pagesave dhe kemi licencuar ju që jeni këtu dhe disa të tjerë. Pra, gjatë kësaj periudhë është bërë ligji, janë bërë aktet normative dhe janë dhënë licencat. Jemi në momentin praktik, që ka të bëjë me zbatimin e kësaj gjeje dhe përkthimin në biznes konkret. Praktikish­t ajo që ka mbetur është pjesa e ' open banking' që janë bankat që përmendi edhe kryeminist­ri. Ne kemi një Komuniteti­t Kombëtar të Pagesave, i cili drejtohet nga zëvendësgu­vernatorja e parë e BSH dhe është mbledhur në mënyrë frekuente. Kjo është një nga çështjet kryesore e diskutuar në Komitetin e Pagesave dhe pjesa e ' open banking' me afate, përtej detajeve, është elaboruar dhe deri në qershor patjetër që kjo duhet bërë. Nga dy banka, tre, duhen bërë të gjitha. Kjo nuk ka diskutim se është detyrim ligjor dhe bankat duhet të bëjnë atë që duhet bërë pra ' duhet prishur rehati' që të bëhet kjo pjesë", nënvizoi Sejko teksa bëri një pasqyrë të situatës së deritanish­me. Sipas guvernator­it, gjatë kësaj kohe është arritur që të hiqen shumë para cash nga qarkullimi, por nevojitet bashkëpuni­mi me bankat që procesi të ecë më tej. "Ne kemi bërë me zhvillim të brendshëm tonin pa asistence te madhe të huaj sistemi e shlyerjeve dhe pagesave në Euro, kjo kursen miliona euro nga komisionit. 14 milionë euro kursim ishte viti i parë, por jam i sigurt që është më shumë se nuk kemi shifra. Përveç kohës, më parë bëhej në një jave datë valute sot është bërë në një ditë valute. Kemi hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, po punojmë përmes komuniteti­t kombëtar të pagesave. Bankat duhet të jenë pjesë e këtij procesi", tha ndër të tjera guvernator­i Sejko.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania