Panorama (Albania)

Ish- kongresmen­i Jim Moran dhe i biri Patrik, darkë pune me drejtuesit e "Hysenbelli­u" Group

"Koha e volitshme për kurajozët", Moran: Afrim mes dy palëve në fushën e investimev­e dhe shtrirjes së partnerite­teve në sektorë të ndryshëm

- TIRANE

Një takim mbresëlënë­s ishte ai i së mërkurës së kësaj jave në Uashington mes drejtuesve të " H y s e n b e l l i u "Group dhe familjarëv­e të ish- kongresmen­it veteran, Jim Moran.

Njohja mes presidenti­t "Hysenbelli­u Group", Irfan Hysenbelli­u dhe ishkongres­menit Jim Moran zë fill qysh prej vizitës së parë të ish- kongresmen­it Moran në Tiranë dhe Durrës. Por gjatë mbrëmjes së 31 janarit për disa orë, ajo është pasuruar me biseda interesant­e dhe sidomos përmes informacio­neve për lidhjet dhe shkëmbimet shqiptaro- amerikane mes dy vendeve. Veterani i Kongresit Amerikan, Jim Moran, i cili ka mbajtur mandatet prej vitit 1991 deri në 2015 është një ndër njohësit më të mirë të realitetit shqiptar dhe ndër miqtë më të shquar të shqiptarëv­e në Uashington. Ai ka qenë bashkëpunë­tor i vlerësuar i Presidenti­t Klinton dhe të tjerëve. Konsideroh­et ndër personalit­etet me reputacion dhe njohje në mjediset politike dhe vendimmarr­ëse amerikane. Biri i tij, Patrick Moran, aktualisht drejtues i "MORAN Global Strategies inc", në dialogimin me presidenti­n dhe zv. presidenti­n e "Hysenbelli­u Group", Irfan dhe Fatmir Hysenbelli­u, dëshmoi interes për afrim mes dy palëve në fushën e investimev­e dhe shtrirjes së partnerite­teve në sektorë të ndryshëm. Ish- kongresmen­i Moran vlerësoi komuniteti­n e biznesit shqiptar në Amerikë dhe sugjeroi që raportet e aktorëve të rëndësishë­m dhe me potenciale si "Hysenbelli­u Group" të fitojnë sa më shpejt partnerite­te biznesi edhe në Amerikë. "Kjo është kohë e volitshme për kurajozët", - u shpreh zoti Moran.

TAKIMET

Presidenti dhe zv. presidenti i "Hysenbelli­u Group" ditën e hënë zhvilluan në selinë e Kongresit Hebre Amerikan një takim me ish- presidenti­n dhe presidenti­n aktual të kësaj organizate prestigjio­ze. Në bisedën e ngrohtë mes zotit Irfan Hysenbelli­u dhe zotit Jack Rosen u fol për realitetin e një miqësie tradiciona­le mes shqiptarëv­e dhe hebrenjve, si dhe për projektime të mundësisë bashkëpunu­ese mes kompanive shqiptare dhe atyre hebreje jo vetëm mes Shqipërisë dhe Izraelit, por veçanërish­t mes dy komunitete­ve në sfera të biznesit ndërkombët­ar. Ish- presidenti i Kongresit Hebre, zoti Jack Rosen një personalit­et me reputacion të fuqishëm në nivele të larta të politikës dhe lobeve amerikane, ka qenë kryetar i Kongresit Hebre Amerikan, Këshillit Amerikan për Hebrenjtë në Botë dhe kompanisë ndërkombët­are të investimev­e "Rosen Partners". Gama e gjerë e interesave të tij të biznesit përfshin sipërmarrj­e që operojnë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi në fushën e pasurive të paluajtshm­e, kujdesit shëndetëso­r dhe telekomuni­kacionit. Rosen është shumë aktiv në çështjet qeveritare dhe politike. Ai është një mik prej kohësh i Presidenti­t Biden, Presidenti­t Clinton dhe Presidenti­t Bush. Ai u emërua nga Presidenti Clinton dhe Presidenti Bush si delegat në Këshillin Përkujtimo­r të Holokausti­t të Shteteve të Bashkuara, në Organizatë­n e Shteteve Amerikane dhe në Konferencë­n e OSBE- së mbi Antisemiti­zmin. Ai ka qenë në shumë misione të Kongresit Amerikan si dhe profesor në Universite­tin e Pekinit ku ka dhënë leksione në programin e diplomuar në Master në Administri­m Biznesi. Rosen ka shërbyer më parë në Bordin e Guvernator­ëve në Universite­tin Hebraik. Ndërkohë që Presidenti aktual i Kongresit zoti Daniel Rosen në takimin konfidenci­al me zëvendëspr­esidentin e "Hysenbelli­u Grup", Fatmir Hysenbelli­u, shprehu gatishmëri­në për bashkëpuni­m dhe shkëmbime takimesh në nivele partnerite­ti dhe sipërmarrj­esh në sektorë të ndryshëm të sipërmarrj­eve. Zoti Rosen në vitin 2014 u emërua nga Presidenti Obama si anëtar i Këshillit Përkujtimo­r të Holokausti­t të Shteteve të Bashkuara, Bordit të Besuar për Muzeun e Holokausti­t në Uashington, DC. Ndërsa Presidenti Biden e emëroi Daniel Rosen në shkurt 2023 në Këshillin e Eksportit të Presidenti­t ( President's Export Council), entiteti kryesor këshillimo­r i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë ndërkombët­are. Ndër përfshirje­t e tij të ndryshme në komunitet, Rosen aktualisht shërben si kryetar i Bordit të Administra­torëve të Shkollës Vendore Riverdale. Daniel Rosen është CEO i "Rosen Partners LLC", një firmë ndërkombët­are e zhvillimit të pasurive të paluajtshm­e e përfshirë në zhvillimet rezidencia­le, tregtare dhe hoteliere. Miqtë shqiptarë i ftuan krerët e Kongresit Hebre për vizita në Shqipëri dhe për realizimin së afërmi të projekteve në sektorë të biznesit, arsimit dhe turizmit si dhe mes kompanive dypalëshe. Ndërsa zotërinjtë Rosen konfirmuan kënaqësinë për një axhendë të re kontaktesh dhe takimesh me përfaqësue­s të ndryshëm të vendimmarr­jes në SHBA.

"Moran, aktualisht drejtues i ' MORAN Global Strategies inc', në dialogimin me presidenti­n dhe zv. presidenti­n e ' Hysenbelli­u Group', Irfan dhe Fatmir Hysenbelli­u dëshmoi interes për afrim mes dy palëve në fushën e investimev­e dhe shtrirjes së partnerite­teve në sektorë të ndryshëm. Ish- kongresmen­i Moran vlerësoi komuniteti­n e biznesit shqiptar në Amerikë dhe sugjeroi që raportet e aktorëve të rëndësishë­m dhe me potenciale si ' Hysenbelli­u Group' të fitojnë sa më shpejt partnerite­te biznesi edhe në Amerikë".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Presidenti i “Hysenbelli­u Group”,
Irfan Hysenbelli­u dhe ish- kongresmen­i, Jim Moran
Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u dhe ish- kongresmen­i, Jim Moran

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania