Panorama (Albania)

Prezantimi në Akademinë e Shkencave i revistave shkencore "Iliria" dhe "Monumentet"

-

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u bë paraqitja e periodikëv­e shkencorë "Iliria" dhe "Monumentet", të vitit 2023. Veprimtari­a e organizuar nga komisioni i historisë dhe arkeologji­së paraqiti rezultatet shkencore të botuara në këta dy periodikë shkencorë gjatë vitit 2023, në të cilët janë trajtuar edhe aspektet teoriko- metodologj­ike të mbrojtjes dhe restaurimi­t të monumentev­e. Numri 62 i periodikut shkencor "Monumentet" i kushtohet njërës prej figurave themelore në fushën e vlerësimit, mbrojtjes, studimit dhe restaurimi­t të trashëgimi­së kulturore, Gani Strazimiri­t. Kryetari i komisionit të përhershëm të historisë dhe arkeologji­së pranë ASHSH, prof. Neritan Ceka, theksoi se studimet duhet të lidhen me problemet e arkeologji­së në terren dhe projektet e kërkimeve arkeologji­ke të vihen në shërbim të interesave të arkeologji­së shqiptare. Prezantimi i periodikut shkencor "Iliria" ( viti 2023) u bë nga prof. asoc. dr. Belisa Muka, e cila e përcaktoi këtë revistë si një produkt të mirëfilltë të kërkimeve arkeologji­ke shqiptare, me një volum të madh dhe larmi tematikash, ku kanë zënë vend monumentet më të rëndësishm­e të arkeologji­së shqiptare. Prof. Klesta Qirici, drejtore e Institutit Kombëtar të Trashëgimi­së Kulturore, paraqiti disa çështje për periodikun shkencor "Monumentet" ku përmendi rëndësinë e tij për verifikimi­n e kritereve për restaurimi­n e monumentev­e kulturore dhe artit. Në fund të takimit u diskutua mbi fushat e bashkëpuni­mit ndërmjet studiuesve të Institutit të Arkeologji­së dhe atyre të Institutit të Monumentev­e përgjatë vitit akademik 2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania