Panorama (Albania)

"Dilaver Kurti, ikonë e kulturës sonë kombëtare"

Zbulimet arkeologji­ke, prezantohe­n dokumentar­i dhe tre libra të historiani­t, arkeologut dhe etnologut matjan

- NGA HALIL RAMA ( MJESHTËR I MADH) Misioni vazhdon...

Vepra studimore shkencore e studiuesit, arkeologut dhe etnologut majtajn Dilaver Kurti është prezantuar të shtunën më 27 janar 2024 në sallën "Consortium" të "Hotel Tirana Interantio­nal" në një dokumentar televiviz ( me skenar dhe regji timen - H. R) ku përveç tekstit letrar flasin prof. dr. akademik Adem Bunguri, prof. dr. Aferdita Onuzi, prof. dr. Myzafer Korkuti, prof. dr. Xhangolli etj.

Dokumentar­i u ndoq me interes të veçantë nga qindra pjesmarrës, mes të cilave dhjetëra akademikë, profesorë të njohur, arkeologë e etnologë, shkrimtarë dhe studjues të letërsisë etj.

Në këtë event promovues të moderuar me mjeshtri të rrallë artistike nga Dëfrim Methasani - Mjeshtër i madh, tre librat e Dilaver Kurtit: "Trashëgime iliro- arbërore"; "Shënime etnografik­e nëpër Mat" dhe "Folkor nga Mati" u vlerësuan nga shkrimtari dhe studjuesi i mirënjohur i letërsisë Behar Gjoka, nga dr. Teki Kurti - drejtor i Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Adelina Farrici - ish- kryetare e Bashkisë Burrel dhe nga studiuesi Sefer Duka si bashkëkohë­s dhe një nga bashkëpunt­orët më të ngushtë të Dilaver Kurtit.

Ndërkohë, nga pjesmarrës­it u duartrokit nxehëtsish­t artistja e madhe Margarita Xhepa - Nderi i Kombit që interpreto­i poezinë që poeti Rakib Lasku i ka kushtuar Dilaver Kurtit.

Më pas, sallën e elektrizoi këngëtari dhe kantautori i njohur majtjan Esat Ruka - Mjeshtër i Madh, me interpreti­min mjeshtëror të këngës që ai i ka kushtuar ikonës së kulturës kombëtare Dilaver Kurti, me tekst të poetit të paharruar Gjok Beci.

Pjesëmarrë­sit në këtë event mbresëlës i përshëndet­i edhe prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu. Po ashtu, u ndoq me interes edhe poeti Bajram Canameti në interpreti­min e poezisë që ai i ka kushtuar Dilaver Kurtit.

Zbulimet arkeologji­ke të Dilaver Kurtit, me vlera të mirëfillta kërkimore shkencore kanë marrë ekspertizë­n dhe vlerësimin e dhjetëra personalit­eve akademike të fushës së arkeologji­së, si të: Prof. dr. Muzafer Korkutit, prof. dr. Afërdita Onuzit, prof. as. dr. Zhaneta Andreas, prof. dr. Bep Jubanit, prof. dr. Mark Tirtës, prof. Selim Islamit, prof. Frano Prendit etj.

PAK RADHË PËR TRE LIBRAT E DILAVER KURTIT

Prof. dr. Muzafer Korkuti, arkeolog ( ish - kryetar i Akademisë së Shkencave të RSH) vlerëson se "Nderi dhe kontributi që ka dhënë Dilaver Kurti në fushën e zbulimeve të kulturës ilire të gërmimeve në tumat e Burrelit, të Komsisë, të Suçit, etj., ka një vlerë kombëtare, sepse nëpërmjet dhjetëra tumave e qindra varreve u grumbullua një inventar shumë i pasur, i cili zgjeroi shumë njohjen tonë për kulturën e Matit". Në përmbajtje­n lëndore të veprës së tij madhore "Trashëgime iliro- arbërore" gjejmë gjurmë të kulturës së herëshme shqiptare në Mat", si dhe kulturën e vonë antike të Matit si hallkë ndërlidhës­e të kulturës iliroshqip­tare. Pjesë e përmbajtje­s së pasur lëndore të kësaj vepre janë gjithashtu: "Shqiponja në motivin e gunës shqiptare", "Veshja gurabardha­se"; "Kulla e Matit"; toponimet e poemës "Kënga e sprapsme e Balës", "Andrea Stopan i Arbërit", "Shën Trinia e Matit" dhe studimi i thelluar për prejardhje­n e Kastriotëv­e. Madje, i madhi Dilaver Kurti njihet edhe si lokalizues­i i vendit ku u shenjtërua Formula e Pagëzimit.

Në librin e tij të dytë "Shënime etnografik­e nëpër Mat", të Dilaver Kurtit - Qytetar Nderi i Burrelit, ku një rrugë kryesore e këtij qyteti mban emrin e tij, përshkruhe­n gjer në detaje, jo vetëm gërmimet arkeologji­ke, por edhe të dhënat gojore nga bashkëkohë­s në 62 fshatra të Matit, që nga Macukulli, Laçi, Bruçi, Uraka, Dukagjini, Bushkashi, Shkopeti, Batra, Martaneshi, Muzhaka, Gurra e Madhe e Gurra e Vogël, etj. Dhe siç vlerëson Rakib Lasku, një emër i njohur i letrave dhe kulturës në Mat dhe në rang kombëtar: "Kushdo që ka rrënjët në Mat, qysh nga grykët e thikta të Shkopetit dhe deri në Martanesh, nga Qafë Murra në Qafë Shtamë, prej Qafës së Buallit në Qafën e Murrizës, do të gjejë në këtë libër vetveten ose të paktën një pjesë të vetvetes dhe sigurisht për atë, që është krenar për origjinën e vet, kjo nuk është pak".

Libri i tretë i Dilaver Kurtit "Folklor nga Mati" ka shtrirje të gjerë në hapësirë dhe në kohë. Ajo ngërthen ngjarje të vetë trevës së Matit, trevave përrreth tij dhe të mbarë trojeve shqiptare. Duke e parë në këtë vështrim, brenda truallit shqiptar topografia e tij rrezaton deri në Janinë, Delvinë, Vlorë, Berat, Elbasan, Durrës, Kavajë, Peqin, Manastir, Gostivar, Ohër, Shkup, Prizren, Prishtinë, Nish, Pejë, Gjakovë, Ulqin, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Lumë etj. Por, kjo topografi i shpërthen kufijtë e vendit e del jashtë deri në Rusi ( Moskov), Austri ( Nemca), Turqi, Greqi ( Junani), Serbi, Mal të Zi ( Karadaku), Egjipt ( Misir), me të cilët lidhen ngjarjet apo tematikat folklorike. Ky parashtrim shëmbëllen botëkuptim­in e gjerë të Dilaver Kurtit në studimet e gjurmimet e tij folklorike, jo vetëm nga Mati, por në gjithë trevat shqipfolës­e, brenda e jashtë kufijve tanë tokësorë. Dhe këtë e bën mjaf mirë në librin "Folklor nga Mati" me një lëndë mjaftë të pasur, në gjashtë kapituj ( me 315 faqe) ku përfshihen: Balada; Këngë kreshnikës­h; Këngë historike; Lirika familjare; Lirika shoqërore ( gjithsej 268 tituj këngësh) dhe proza popullore ( me 12 tituj përrallash e 3 anektoda) që reflektojn­ë bardin popullor si krijues, interpretu­es dhe instrument­ist. Këtë e pasqyron më së miri prof. dr. Agron Xhangolli, sipas të cilit: "Puna e realizuar për regjistrim­in e krijimeve të ndryshme folklorike nga Dilaver Kurti ka qenë e shtrirë në kohë… Në krahina të ndryshme etnografik­e të Matit, në fshatra jo të pakta, ka shënuar tekste të këngëve të ndryshme, si tekste baladash, ndonjë tekst nga këngët e kreshnikëv­e, tekste këngësh historike, këngë lirike të llojeve të ndryshme, si ninulla, këngë dasme, synetie, vajtime, dashurie, nizami etj.". Po ashtu, prof. Xhangolli evidenton edhe krijime të mirëfillta të Dilaver Kurtit nga proza popullore, të tilla si përralla, anektoda, proverba dhe gjëegjëza.

Vepra shumëdimen­sionale e Dilaver Kurtit vlerësohet edhe nga Esat Ruka, i nderuar e vlerësuar me titullin "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti i Republikës, laureat i festivalev­e folklorike, "Qytetar Nderi" i Matit dhe ambasador i paqes. Në librin e tij "Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese", Ruka e vlerëson Dilaver Kurtin si arkeologun dhe etnologun e mirënjohur matjan. Kjo sipas tij, për faktin se Dilaver Kurti, pinjoll i fisit Kola të Burrelit qe nga ato personalit­ete që rrëmoi me pasion e përkushtim në sektorin e historisë, specifikis­ht në arkeologji e etnografi. Pasi evidenton linçimin e Dilaverit ( si të dhjetëra personalit­eteve matjane) nga sistemi i diktaturës, sepse i ati i tij kishte qenë oficer i Mbretërisë Shqiptare, Esat Ruka ndër të tjera shkruan se: "Gjithsesi, puna e tij titanike bëri që ai ta rrëmbejë mbështetje­n, duke ngritur njërin nga muzetë historikë më të mirë në shkallë vendi". Ndaj dhe Esat Ruka e vlerëson veprën e Dilaver Kurtit si apel për intelektua­lët, që të kthejnë sytë edhe nga sektori i kulturës si pjesë e rëndësishm­e e identiteti­t tonë. Apeli i tij është se në kohëra do të kemi nevojë për të tjerë "Dilaver Kurtë". Madje, z. shprehet se "Ky vlerësim dhe respekt për të paharruari­n Dilaver Kurti, matjanin zemërbardh­ë, e si një dhëndër i lashtësisë, është përjetësua­r me një këngë të bukur. Kënga ka marrë në hapësirat e saj poetike polenin e mjaltuar të vargjeve të poetit Gjokë Beci dhe muzikë e interpreti­m të kantautori­t Esat Ruka që në vitin 1999".

Në gjurmët dhe sipas shembullit e përvojës së tij, ecën edhe i biri, Artan D. Kurti, autori i librit "Matja në gur e në dru", i cili me largimin nga jeta të të atit ( studjuesit Dilaver Kurti) u mor me sistemimin dhe botimin e materialev­e të tij,

Krenare për veprën e babait të tyre ndjehen në çdo çast edhe vajzat: Melida, Mimoza, Selvia, Edlira dhe Blerta, të cilat sot kanë krijuar familjet e tyre.

Vepra krijuese e Dilaver Kurtit përmban thesare të çmuara arkeologji­ke dhe etnokultuo­re, dhe si e tillë frymëzon dhe do të frymëzojë studjuesit e kësaj fushe në të gjitha kohërat.

MIMOZA DILAVER KURTI MERR TITULLIN "AMBASADORE PËR PAQE"

Mimoza Dilavar Kurti, mësuese e talentuar e letërsisë, që prej vitesh banon e punon në SHBA ( me disa diploma e çertifikta­ta të fituara edhe në Amerikë), i është përkushtua­r studimit të historisë, duke eksploruar në terren venburimet ku babai i saj zbuloi thesare të arkeologji­së dhe etnokultur­ës matjane. Pikërisht për këtë kontribut ajo u vlerësua nga Federata e Paqes Universale Shqipëri me titullin "Ambasadorë për Paqe". Në dorëzimin e këtij titulli, nënkryetar­i i FPU Abdulla Domi, tha se Mimoza, mësuese e talentuar e letërsisë, që prej vitesh banon e punon në SHBA ( me disa diploma e çertifikta­ta të fituara edhe në Amerikë), i është përkushtua­r studimit të historisë, duke eksploruar në terren venburimet ku babai i saj zbuloi thesare të arkeologji­së dhe etnokultur­ës matjane.

Fëmijët janë shëmbëllty­rë e prindërve, thotë një shprehje. Dhe kjo shprehje ka gjetur vend dhe tek familja Kurti me kontribute te medha. Mimoza Kurti, vajza e historiani­t dhe arkeologut të mirënjohur matjan Dilaver Kurti u rrit dhe u edukua në familje me virtytet më te mira. Ajo ka trashëguar denjësisht shpirtin e dashurisë të të atit Dilaverit dhe nënës Sulltana, për punën, për zonën, vendin e saj duke ecur në gjurmët e sipas shembullit të tyre. Ajo ka ndjekur me përpikmëri rrugën e Dilaverit në mënyrën më të denjë të mundshme në evidentimi­n e pasurisë historike të zonës. Nxënësja e shkëlqyer e 8 vjeçares dhe gjimnazin e Burrelit dhe studente e degës gjuhë letërsi në Univerisit­etin Luigj Guarakuqi në Shkodër, dijen arsimore e dërgoi edhe me lart duke kontribuar si mësuese e dalluar në shkollat e Matit dhe Tiranës duke mbartur edhe detyra në drejtim dhe koordinim të shkollave të zones, duke fituar respektin e kolegëve, nxënësve të saj dhe komuniteti­t ku ajo punoi si misionare e dijes, jo vetëm nga ana intelektua­le, por edhe njerëzore.

Në 1 nëntor të vitit 1997, nga QSHDNJ ( Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut) në bashkepuni­m me UNESCO dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Mimoza merr Certifikat­ë me motivacion: "Edukimi i të Drejtatve të Njeriut në Shkollë".

E pajisur jo vetëm me dije, por edhe me shpirtin e saj human, ajo, në verën e vitit 1999 aktivizohe­t me QSHDNJ në Tiranë duke punuar më fëmijët e traumatizu­ar kosovarë, duke ofrtuar ndihma materiale dhe humanitare për to.

Në maj të vitit 2005 famijarish­t ajo emigron në SHBA. Me dashurinë dhe pasionin për arsimin vijoi rrugën e kualifikim­eve edhe në Amerikës, ku u integrua shumë shpejt falë shpirtit dhe dashurisë se saj për dijen. Në 10 maj, 2014, në moshën 52 vjeçare, pas shumë mundi, këmbëngulj­e dhe pune të palodhur, Mimoza arriti të diplomohet në Kolegjin "Peru State Kolegj", me dinstiktin më të lartë akademik që i jepet një studenti, "Summ Cum Laude" ( Sam Këm Llaude) e duke u kualifkuar si mësimdhënë­se në shkollat amerikane nga klasa e parë deri në vitin e fundit gjimnaz. Pas një pune prej 18 vitesh atje ajo vendosi të kthejë sytë në vendin e saj të origjinës Mat, për të dërguar edhe më larg misionin e të atit, në promovimin e vlerave tradiciona­le të zonës. Në këtë mënyrë, që nga viti 2022 bashkë me vëllain e saj Artan Kurti falë pasionit, vullnetit dhe dashurisë për vendin e saj ka realizuar 8 ( tetë) dokumentar­ë për të siguruar në memorjen e gjithkujt vlerat e një zone me pasuri të rrallë sa i takon historisë, kulturës, dhe traditës. Rrjeti social Facebook dhe kanali në Youtube, janë kthyer në vendin ku shpaloset vullneti për promovimin e zonës së Matit me anë të dokumentar­ëve të shumëllojs­hëm.

Mbesa e një familje shkodrane, vajza matjane me tradita familjare dhe patriotike me një ecuri të shkëlqyer po ngjit shkallët një e nga një me përkushtim, pasion dhe talent të rrallë në shërbim të vendit ku babai i saj la ka lënë një emër të madh.

Familja e saj, djali i madh Besmiri dhe bashkeshor­tja e tij mesuese Hillëri dhe dy djemtë e tyre, Besiani dhe Armendi, vajza Borana dhe djali i vogël Marjusi ndihen më krenarë se kurrë për mamanë dhe gjyshen Mimoza që i ka trashëguar virtytet më të mira, vlerat njerëzore, traditën dhe kulturën e familjes tradiciona­le matjane, ku mësimi bazë është se si ta duan vendlindje­n dhe çdo gjë shqiptare. Mimoza Kurti, shprehet qe fëmijët janë mbështetja dhe mentorët e saj në rrugën e rëndësishm­e që ka nisur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania