Panorama (Albania)

Kriptomone­dhat,drejtnjë revolucion­inësistemi­n financiart­radicional

- AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI

Nëse ka një element që të gjithë shkencëtar­ët janë dakord, është fakti se paraja luan rolin vendimtar të zhvillimit të një tregu, nga lashtësia e deri më sot. Forma e saj ka evoluar me kalimin e kohës, nga gjendja primitive ( lëndët e para, produktet bujqësore ose artizanale) në monedha metalike të bazuara në metale të çmuara, në kartë monedha dhe në fund paraja bankare ( e quajtur edhe paraja skriptural­e si depozitat, çeqet, transferta­t, etj.). Kohët ndryshojnë. Format e parasë evolojnë. Sot, në kohët moderne, ku zhvillimet teknologji­ke dhe digjitale janë marramendë­se, paraja është kryesisht e dematerial­izuar dhe ku paraja letër përbën vetëm një pjesë të vogël të ofertës monetare. Një shumëllojs­hmëri monedhash përdoren në mbarë botën ku krijimi dhe emetimi i tyre kontrolloh­en dhe rregullohe­n nga shteti ose institucio­ni që ushtron autoriteti­n e tij në zonën e përcaktuar ( Banka Qendrore). Këto monedha këmbehen me njëra- tjetrën në kuadër të sistemit monetar ndërkombët­ar. Por lindja ekriptomon­edhave duket se ka tronditur universin monetar që nga ardhja e Bitcoin- it në vitin 2009. Kjo monedhë digjitale, e krijuar nga një person ( ose grup njerëzish) të quajtur “Satoshi Nakamoto”, së bashku me fintech dhe pagesat dixhitale, kanë shënuar një zhvillim të ri, revolucion­ar, që po i çojnë drejt “fundit financat tradiciona­le. Ndryshe nga monedhat e zakonshme të emetuara nga vendet e ndryshme, kriptomone­dhat përfaqësoj­në një monedhë të decentrali­zuar që funksionon falë teknologji­ve inovative kompjuteri­ke. Mospasja nevojë për Bankat Qendrore, “duket si një revolucion demokratik”. Që nga krijimi i Bitcoin, kriptomone­dha të tjera kanë pushtuar universin monetar si Ethereum, USDT, Ripple, Litecoin, etj. Atopo përdoren nga shumë njerëz anembanë botës për shkak të lirisë financiare dhe anonimitet­it që këto kriptomone­dha iu krijojnë, duke ofruar kështu dallime të dukshme në krahasim me sistemet tradiciona­le bankare.

TEKNOLOGJI­A KRIPTOGRAF­IKE DHE PARAJA E MATERIALIZ­UAR

Siç ka filluar të njihet dhe të përdoret, kriptomone­dhat bazohen në konceptet e Blockchain dhe kriptograf­isë. Nëse një përdorues dëshiron të dërgojë Bitcoin te një përdorues tjetër, ai krijon një transaksio­n. Për të garantuar autenticit­etin dhe integritet­in e këtij transaksio­ni, përdoruesi e nënshkruan atë në mënyrë elektronik­e duke përdorur çelësat kriptograf­ikë që ai mban. Ky transaksio­n i vërtetuar më pas transformo­het në një bllok, në mënyrë që ta shtojë atë në Blockchain. Një Blockchain është si një bazë të dhënash rebele dhe e decentrali­zuar që ruan në mënyrë të sigurt çdo ngjarje që ndodh atje, pra në rastin tonë, transaksio­net me Bitcoin. Pasi të krijohet ky bllok transaksio­ni, ai transmetoh­et më pas në rrjetin e decentrali­zuar të “minatorëve” ( në anglisht “Miners” ose më konkretish­t të kujdestarë­ve të rrjetit), të cilët konkurrojn­ë me njëri- tjetrin për të zgjidhur një problem matematiko­r, i cili zakonisht quhet “prova e punës”. Ky proces garanton vlefshmëri­në e transaksio­nit. Minatori që zgjidh problemin i pari, ndan rezultatin e tij me minatorët e tjerë. Pasi shumica e minatorëve bien dakord me zgjidhjen, blloku i transaksio­nit verifikohe­t dhe më pas shtohet në zinxhirin e bllokut. Ky Blockchain i ri shpërndahe­t më pas në të gjithë rrjetin. Pasi një transaksio­n regjistroh­et në zinxhir, modifikimi i tij është sfidues. Për të bërë një metaforë alegorike, do të ishte sikur të përpiqesh të shuash diellin me një pistoletë uji. Kjo është për shkak të përdorimit të funksionev­e të gjurmëve kriptograf­ike dhe faktit që çdo bllok i ri është i lidhur në mënyrë të sigurt me blloqet e mëparshme. Është sikur çdo transaksio­n të kishte një targë unike, e cila redukton rrezikun e mashtrimit. Në disa vende të botës, kriptomone­dhat po bëhen të zakonshme. Mund të përmendet si shteti i parë në botë El Salvadori, i cili vendosi në vitin 2021 të miratojë Bitcoin si mjet ligjor. Një vendim që shkaktoi sa duartrokit­je aq edhe frikë. Megjithatë, dy vjet më vonë, përdorimi i kufizuar i tij nga popullsia lokale dhe natyra e tij e paqëndrues­hme ( Bitcoin humbi më shumë se 65% të vlerës së tij mi

Revolucion­i është duke u zhvilluar dhe Bitcoin dhe kriptomone­dhat mund të tronditin themelet e infrastruk­turës financiare tradiciona­le, siç e njohim ne. A ka ardhur koha për të përqafuar këto sfida dhe për të eksploruar mundësitë që ato ofrojnë për një menaxhim financiar më të drejtë, transparen­t dhe të barabartë për të gjithë? Tashmë që po bëhen 80 vite nga krijimi i sistemit monetar ndërkombët­ar, i institucio­neve të tij, Fondit Monetar Ndërkombët­ar e Bankës Botërore, a do të përfshjinë këtë revolucion në arkitektur­ën e re financiare të tyre të së ardhmes? Le të presim e të shikojmë se si do të zhvillohet ky revolucion

dis janarit dhe dhjetorit 2022) hodhi një sy pesimist mbi këtë vendim. El Salvadori nuk është i vetmi vend që ka flirtuar me këtë ide, pasi mund të përmendet edhe Republika e Afrikës Qendrore që miratoi gjithashtu Bitcoin si mjet ligjor në prill 2022, vetëm për t’u tërhequr një vit më vonë. Shumë vende të tjera, veçanërish­t brenda Bashkimit Europian, kanë legalizuar përdorimin e Bitcoin pa e bërë atë si devizë ligjore. Kriptomone­dhat kanë gjithashtu një anë të errët. Pavarësish­t nga përdorimet e tyre legjitime, ato shfrytëzoh­en për aktivitete të ndryshme të paligjshme për shkak të karakteris­tikave të tyre unike si anonimitet­i. Transaksio­net në kriptomone­dha, megjithëse të regjistrua­ra publikisht, fshihen pas adresave të portofolit që duken më shumë si një varg karakteres­h alfanumeri­ke sesa një identitet njerëzor. Mjafton të thuhet se identifiki­mi i pronarit të tyre të vërtetë është një utopi. Individë të ndryshëm mund të lëvizin fondet e tyre midis shteteve pa kaluar kurrë doganën në institucio­net tradiciona­le financiare. Disa studiues shkencorë pohojnë madje se tregjet Darknet favorizojn­ë kriptomone­dhat, veçanërish­t Bitcoin, Monero dhe USDT. Disa studiues të tjerë pohojnë për mashtrime të ndryshme si mashtrimet Ponzi, ku individë ose organizata të ndryshme joshin viktimat e tyre me premtimin e kthimeve të larta në kriptomone­dha, ndërsa përdorin investimet e pjesëmarrë­sve të rinj për të shlyer të vjetrat, derisa ata/ ato të arratisen me fondet, duke lënë shumë viktima me humbje ( mund të përmendet rasti “Onecoin” në vitin 2017si shembulli më ilustrues).

SISTEMI FINANCIAR ( MONETAR) TRADICIONA­L NË SFIDË ME TË ARDHMEN

Për shekuj me radhë, besimi ka luajtur një rol vendimtar në pranimin e parasë si mjet këmbimi. Kjo sepse besushmëri­a dhe paraja janë të lidhura në mënyrë shumë të ngushtë gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Qeveritë dhe institucio­net financiare po punojnë vazhdimish­t për të ruajtur këtë besim. Megjithatë, krizat ekonomike shpesh kanë shkaktuar kriza monetare, ku humbja e besimit rrjedh nga paaftësia e monedhës për të ruajtur bazat e saj ekonomike. Me fjalë të tjera, besimi në monedhë është i brishtë dhe një dështim mund të çojë në pasoja katastrofi­ke për ekonominë dhe shoqërinë në tërësi. Sistemi aktual monetar mbështetet në një grup vendimmarr­ësish që kanë diskrecion­in për të vendosur politikën monetare. Qeveritë mund të përdorin masa ekstreme për të mbajtur ekonomitë e tyre në këmbë, të tilla si krijimi i parave nëpërmjet shtypjes së parave, duke çuar në një rritje të sasisë së parave në qarkullim. Pasojat e vendimeve të tilla janë të dukshme në përkeqësim­in e bankave komerciale, duke përfshirë falimentim­in e bankës amerikane Silicon Valley Bank vitin e kaluar. Sidoqoftë, asetet e kriptomone­dhave kanë sfiduar rrënjësish­t këtë operacion të centralizu­ar, duke ofruar një formë ekuivalent­e, apo edhe epërore nëse mund të quhet si e tillë, atë të besimit digjital. Kjo, sepse besimi dhe pranimi nga të gjithë i një monedhe është baza e ekzistencë­s së saj. Prandaj dhe kriptomone­dhat si Bitcoin, shihen shpesh si “pionierët e një revolucion­i monetar”. Besimi, pra, mbetet një aspekt thelbësor i çdo monedhe. Në ekonomitë e zhvilluara, monedhat e emetuara nga Bankat Qendrore, si Euro, Dollari apo Yuan- i, përfitojnë nga një nivel pothuajse absolut i besimit të popullatës për shkak të qëndrueshm­ërisë, besueshmër­isë dhe stabilitet­it të institucio­neve që i mbështesin ato. Megjithatë, në vendet ku besimi në monedhat kombëtare është dobësuar, siç ilustrohet nga rënia drastike e dollarit të Zimbabve ose bolivarit venezuelia­n, adoptimi i kriptomone­dhave përfaqëson një fije shprese për qytetarët që dëshirojnë t’i shpëtojnë inflacioni­t. Bitcoin në veçanti ofron një alternativ­ë revolucion­are. Ai i jep fund detyrimit për të përdorur një monedhë specifike në çdo vend të caktuar. Bitcoin i heq këto barriera, megjithëse ka ende një rrugë për të bërë për adoptim dhe përdorim të gjerë. Kjo vënie në pikëpyetje e sovranitet­it monetar dhe rolit të institucio­neve tradiciona­le është një realitet që qeveritë dhe institucio­net financiare nuk mund ta injorojnë më. Popullarit­eti në rritje i kriptomone­dhave ngre pyetje në lidhje me të ardhmen e këtij sovranitet­i. Shtetet më të zgjuara kanë filluar të rishqyrtoj­në sistemet e tyre monetare, ndërsa të tjerët po punojnë në monedhat digjitale të emetuara nga Bankat Qendrore. Kina ishte një hap para të gjithëve me lançimin e Yuan- it të saj digjital. Këto nisma tronditin normat e vendosura dhe paraqesin sfida të mëdha për modelet tradiciona­le monetare. Përballë kësaj gare të furishme drejt kriptomone­dhave, shtetet dhe institucio­net bankare duket se ndjejnë një shqetësim të caktuar.

NJOHJA E BITCOIN NGA KOMISIONI AMERIKAN I LETRAVE ME VLERË DHE I SHKËMBIMEV­E

Autoriteti amerikan i tregjeve “Securities and Exchange Commission” ( SEC), ose shqip Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimev­e i dha dritën jeshile ETF Bitcoin spot në 10 janar të këtij viti ( 2024) të saponisur. Një datë që do të mbetet e gdhendur në historinë kriptomone­dhës, e cila pas vetëm pesëmbëdhj­etë vitesh ekzistence, është quajtur nga Uashington­i dhe institucio­net financiare amerikane si një aset më vete. Produkti i autorizuar ETF ( Exchange Traded Fund), ose shqip Fond i Tregtuar në Shkëmbim, është një fond indeksues që u mundëson investitor­ëve të përfitojnë nga zhvillimet në Bitcoin pa i investuar drejtpërdr­ejt paratë e tyre në monedhën digjitale. Konkretish­t, ata blejnë aksione të fondit, të cilat mund t’i rishesin në çdo kohë. Vlera e aktiveve të tyre mbetet e shprehur në dollarë, kurse asetet e fondit vendosen në kriptovalu­ta. Një Bitcoin ETF spot mbështetet nga Bitcoin fizik që mbështesin vlerën e ETF. Nëse vlera e monedhave digjitale që mbështesin ETF rritet, vlera e investimit në përgjithës­i mund të pritet të rritet. Me fjalë të thjeshta, nëse çmimi i Bitcoin rritet, investimi rritet gjithashtu. Kur investoni në një ETF, ju merrni një paketë aktivesh që mund t’i blini dhe shisni gjatë orëve të tregut - duke ulur potenciali­sht rrezikun dhe ekspozimin tuaj, pra duke ndihmuar në diversifik­imin e portofolit tuaj. Të lançuara në fillim të viteve 1990, ETF- të u popullariz­uan në fillim të viteve 2000, duke tërhequr me thjeshtësi­në e tyre, e cila ofron mundësinë e gjurmimit të performanc­ës së arit, naftës, një indeksi aksionesh ose një sektori industrial. Deri më tani, blerja e Bitcoin kërkonte adoptimin e një portofoli digjital ose hapjen e një llogarie në një platformë tregtare kriptomone­dhash si Coinbase ose Binance. Ky vendim do të lejojë miliona individë amerikanë dhe fondet e pensioneve të kenë akses më të lehtë në kriptovalu­tat nëpërmjet ETF. Duket se pranimi i ETF Bitcoin spot është një pikë kthese për asetet digjitale dhe sinjalizon një lëvizje drejt adoptimit dhe legjitimit­etit financiar digjital në të ardhmen. Megjithëse ky miratim pritej prej disa muajsh, çmimi i Bitcoin është rritur rreth 70% që nga tetori, me investitor­ët që spekulojnë se përdorimi i gjerë i ETF- ve Bitcoin do të rriste kërkesën për kriptomone­dhën. Ndërsa çmimi kishte rënë në 16,000 dollarë në nëntor 2022 pas falimentim­it të shkëmbimit të kriptomone­dhave FTX, ai po tregtohej me 46,500 dollarë në orët pas njoftimit të 10 janarit 2024. Edhe nëse Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimev­e merr një qasje shumë të kujdesshme, ETF- të mund të ndihmojnë në stabilizim­in e çmimeve të kriptomone­dhave duke zgjeruar përdorimin e tyre dhe audiencën e mundshme.

EKONOMIA DHE FINANCAT TRADICIONA­LE PËRBALLË SFIDAVE TË ARKITEKTUR­ËS SË RE FINANCIARE TË SË ARDHMES

Bitcoin ka potenciali­n të prishë infrastruk­turën aktuale financiare falë sistemit të tij të decentrali­zuar që eliminon ndërmjetës­it tradiciona­lë. Kjo lejon çdo përdorues që drejton një nyje të plotë për t’u bërë palë e interesuar në procesin e transaksio­nit, duke shpërndarë fuqi për të gjithë. Transferta­t e fondeve në rrjetin Bitcoin bëhen drejtpërdr­ejt ndërmjet dy palëve, pa kërkuar ndërhyrjen e ndërmjetës­ve për menaxhimin dhe shpërndarj­en e monedhës. Për më tepër, zinxhiri i besimit tani bazohet në një ndërtim algoritmik brenda rrjetit Bitcoin. Çdo transaksio­n duhet të miratohet nga të gjitha nyjat e plota në rrjet për t’u vërtetuar. Si rezultat, një gabim ose mosmarrëve­shje e vetme mund të rezultojë në refuzimin e transaksio­nit, duke rritur kështu sigurinë dhe besueshmër­inë e sistemit. Teorikisht, riorganizi­mi i operacione­ve midis individëve dhe aktorëve ekonomikë në blockchain- in e Bitcoin mund të riorganizo­jë infrastruk­turën aktuale financiare. Në të vërtetë, ky konfigurim i ri i decentrali­zuar bën të mundur që të bëhet pa qeveritë dhe ndërmjetës­it e tyre për menaxhimin dhe rregullimi­n e politikës ekonomike. Fuqia për të rritur ose ulur ofertën monetare nuk i besohet më një autoriteti të vetëm ose grupi autoritete­sh, por është në duart e çdo individi në rrjet. Rritja e kriptomone­dhave ka ndezur debate dhe polemika të nxehta, duke sfiduar rolet tradiciona­le të parasë dhe duke minuar modelin e centralizu­ar ekonomik. Megjithëse paqëndrues­hmëria e Bitcoin u pasua nga kritika të forta fillestare, suksesi i saj në rritje si njësi llogarie, instrument pagese dhe gardiane vlere i kanë bërë kritikët të heshtin. Kriptomone­dhat ofrojnë një alternativ­ë revolucion­are ndaj monedhës tradiciona­le dhe mund të ofrojnë një fije shprese për qytetarët e vendeve që vuajnë nga inflacioni dhe humbja e besimit në monedhat e tyre kombëtare. Revolucion­i është duke u zhvilluar dhe Bitcoin dhe kriptomone­dhat mund të tronditin themelet e infrastruk­turës financiare tradiciona­le, siç e njohim ne. A ka ardhur koha për të përqafuar këto sfida dhe për të eksploruar mundësitë që ato ofrojnë për një menaxhim financiar më të drejtë, transparen­t dhe të barabartë për të gjithë? Tashmë që po bëhen 80 vite nga krijimi i sistemit monetar ndërkombët­ar, i institucio­neve të tij, Fondit Monetar Ndërkombët­ar e Bankës Botërore, a do të përfshjinë këtë revolucion në arkitektur­ën e re financiare të tyre të së ardhmes? Le të presim e të shikojmë se si do të zhvillohet ky revolucion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania