Panorama (Albania)

Urime Kryeminist­rit Talat Xhaferi!

Shqiptarët derdhën gjak dhe sakrifikua­n shumë për të arritur në këtë ditë, por nuk do të ndalen këtu

- HARRY BAJRAKTARI

Zgjedhja e Talat Xhaferit Kryeminist­ër i Maqedonisë Veriore është një moment historik për mbarë kombin shqiptar. Shumë gjëra kanë ndryshuar brenda një gjenerate. Pak më shumë se 20 vjet më parë shqiptarët jetonin në këtë republikë si qytetarë të dorës së dytë. Ata ishin të përjashtua­r nga administra­ta shtetërore, e shumë institucio­ne të pushtetit qendror dhe lokal. Të drejtat e tyre themelore nuk respektohe­shin as në qytetet dhe fshatrat ku përbënin shumicë të plotë. Në kthesën e mijëvjeçar­it shqiptarët u ngritën në kryengritj­e për të treguar se nuk do të jetonin në një shtet që ua mohonte të drejtat njerëzore dhe politike. U dergj gjak për të arritur te kjo ditë. Lufta e drejtuar nga Ali Ahmeti, Talat Xhaferi e të tjerë udhëheqës të UÇK- së u mbyll me Marrëveshj­en e Ohrit. Ndryshimet politike erdhën ngadalë, por nuk janë ndalur. Edhe sot nuk ka barazi të vërtetë në shumë drejtime, por le të kujtojmë në ditën e betimit të kryeminist­rit të parë shqiptar në Shkup, përparimin e madh që kemi bërë. Sot është dita të kujtojmë ata që sakrifikua­n gjithçka për t’i bërë shqiptarët faktor kryesor politik në Maqedoni. Shqiptarët sot janë më të bashkuar se kurrë. Edhe pse të ndarë në disa shtete, e në kahe politikë, ka plot mënyra për të bashkëpunu­ar e për t’u gëzuar për arritjet e njëri- tjetrit. Po të koordinohe­mi më mirë mund të bëjmë gjëra shumë më të mëdha. E ardhmja ende premton më shumë për kombin tonë. E uroj Kryeminist­rin Xhaferi për detyrën e re. Shpreh besimin se do të japë maksimumin në këtë detyrë historike. Emri i tij u shënua këto ditë me shkronja kapitale në historinë e kombit tonë.

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish- botues i gazetës “Illyria” ( 1991- 1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropi­st shqiptaro- amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, “Medalja Presidenci­ale e Kosovës për Merita” si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenci­ale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania