Panorama (Albania)

“Stërvitjet­enato përtej kakofonisë politike”

- GJENERAL PIRO AHMETAJ

Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar, konfirmimi­n e nisjes së stërvitjes së NATO- s “Steadfast Defender 2024”, e cila do të zgjasë deri në maj 2024. Në kapaciteti­n e “Ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe NATOn”, në vijim po paraqes një përmbledhj­e me mesazhet gjeostrate­gjike si dhe kakofoninë politike rreth kësaj ngjarje madhore për historinë e Aleancës:

Së pari, qëllimi ose mesazhi gjeopoliti­k i stërvitjes “SD- 2024” është të testojë, kompaktëso­jë dhe përmirësoj­ë fuqinë ushtarake të NATO- s për të shkruar ( deterrence), përballur dhe mposhtur sulmet e armiqve potencial ndaj tërësisë territoria­le të 31 vendeve anëtare, si dhe ndaj interesave kritike të Aleancës- Transatlan­tike! Ndërsa qëllimi dhe mesazhi strategjik i “Steadfast Defender 2024” është të demonstroj­ë fuqinë e pamposhtur ushtarake, përfshi aftësitë manovruese të NATO- s për të dislokuar me shpejtësi forcat nga Amerika e Veriut dhe 29 vendet Europiane si dhe të përmirësoj­ë ndërveprue­shmërinë e trupave në fushëbetej­ë nën moton “Të bashkuar mbetemi të pathyeshëm”. Po ashtu, objektivi/ mesazhi operaciona­l i kësaj stërvitje “Të certifikoj­ë ekzekutimi­n e planeve të mbrojtjes që NATO ka përgatitur/ planizuar në tri dekadat e fundit”. Edhe pse në deklaratën e komandanti­t suprem të NATO- s, njëherësh edhe i Forcave Amerikane në Europë, gjeneral me 4 yje, Christophe­r Cavoli, ndoshta për “kujdes diplomatik” nuk përmendet Rusina – Putiniste, por nënvizoi se: “Kjo stërvitje do të zhvillohet mbi një skenar të simuluar të konfliktit në zhvillim me një kundërshta­r të afërt, duke iu përgjigjur kështu një sulmi nga armiqtë potencialë”. Ndërsa, duhet thënë se mbas sulmit neo- nazist ndaj sovranitet­it të Ukrainës, nuk ka mbetur më asnjë sekret që në planet strategjik­e të NATO- s, Rusia - Putiniste është ( vetë) identifiku­ar si “kërcënimin serioz ndaj rendit global të sigurisë, ndaj integritet­it territoria­l të 31 anëtarëve si dhe ndaj interesave gjeopoliti­ke të Aleancës Euroatlant­ike”. Më konkretish­t, në “Steadfast Defender 20243 do të angazhohen qindra njësi luftimi dhe ato të mbështetje­s nga 31 vendet anëtare të NATO- s, përfshi Suedinë ( që pret vetëm nënshkrimi­n e Ankarasë). Qendra e gravitetit të kësaj stërvitjej­e do të jenë vendet Baltike si dhe ato të vijës parë, të cilat shihen më të rrezikuara nga një sulm ushtarak i Rusisë, ndërsa peshën kyçe për mbështetje­n do e mbajë Gjermania dhe vendet në skajet e aleancës si Norvegjia dhe Rumania. Në këtë stërvitje do të angazhohen “rreth 90,000 trupa; mbi 50 asete strategjik­e detare, përfshi aeroplanmb­ajtëse, fregata, destrojerë etj., mbi 80 kapacitete ajrore si F- 35 etj., avionë luftarakë nga USA, UK, Norvegji, Finlanda, Spanja, Polonia, Hungaria, helikopter­ë luftimi dhe dronë; të paktën 1,100 automjete luftarake, duke përfshirë 166 tanke, 417 transportu­es të blinduar ( APCS) si dhe 533 automjete luftimi të këmbësoris­ë ( IFVS) etj.”! Në përmbledhj­e të sa më sipër, mund të themi se “Steadfast Defender 20243 është një mesazh i fortë jo vetëm i forcës së kohezionit të vendeve anëtare dhe i vendosmëri­së së Aleancës: “Për të mbështetur pa asnjë kompromis Ukrainën martire deri në fitoren e saj ndaj Rusisë, por edhe një demonstrim i fuqisë së pamposhtur ushtarake në mbrojtje të tërësinë territoria­le të 31 vendeve anëtare si dhe interesave gjeopoliti­ke të Aleancës Transatlan­tike ( SHBA/ NATO/ UK)”.

Së dyti, me gjithë sasinë e konsiderue­shme të trupave dhe mjeteve, numrin e vendeve pjesëmarrë­se dhe shtrirja gjeografik­e, stërvitja “Steadfast Defender 2024” nuk është më e madhja e zhvilluar nga NATO pas viteve ‘ 90 ( Luftës së Ftohtë). Për shkak edhe të së vërtetës, na duhet të zgjojmë memorien strategjik­e që: “Stërvitja më e madhe në historinë e Aleancës së pas viteve 90 mbetet ‘ Reforger - 1988 me 125,000 trupa”, e cila i parapriu ( ndoshta për koncidencë…), të parës luftë fitimtare të NATO- s, pra fushatës ajrore për çlirimin e Kosovës në gjashtëmuj­orin e parë të vitit 1999! Duke marrë shkas nga ky fakt, shtoj se stërvitjet dhe aktivitete­t e mëdha të NATO- s, në rrafshin rajonal, apo kombëtar qofshin, nuk planifikoh­en apo zhvillohen kurrsesi mbi interesat e politikës së ditës. Pra, nuk zhvillohen as për të mbajtur “me demonstrim­e ushtarake” një grupim politik ( parti) në qeverisje, as për të dhuruar ( me fuqinë e ekspozimit të armëve) rotacion politik të pushtetit; as për të arrestuar zyrtare të korruptuar ( siç turfullont­e në prill 2021 avokat Ngjela!), si dhe as për të ushqyer tallavanë gjeopoliti­ke të opinionist­ëve të gjithëditu­r në 31 vendet e NATO- s. Kështu, si një “ndër dëshmitarë­t modestë të planifikim­it strategjik në SHAPE/ NATO” mund të konfirmoj se: “Stërvitjet e mëdha të NATO- s planizohen dhe zhvillohen vetëm mbi bazën e peshimit strategjik të rreziqeve potenciale si dhe të nevojës për zhvillimin e respektivi­sht aftësive operaciona­le për të përmbushur misionin e mbrojtjes kolektive ( artikulli 5)”. E thënë edhe më drejtpërdr­ejtë, “Steadfast Defender 2024” nuk ka asnjë lidhje me ndonjë konspiraci­on global; as me fushatën e Presidenti­t Biden apo rivalit Trump në USA; as me zgjedhjet apo me ndonjë agjendë të protagonis­tëve politik në 31 vendet anëtare të NATO- s. Kjo pasi, kolegët e planifikim­it në Komandën Supreme të NATO- s ( SHAPE), i ndërtojnë skenarët e stërvitjes: “Vetëm për mbrojtjen kolektive nga kërcënimet ndaj tërësisë territoria­le të NATO- s” dhe për asnjë arsye nuk mund të ndërhyjnë në problemet e brendshme të vendeve anëtare! Gjithsesi, na duhet ta përmendim se “Steadfast Defender 2024” është stërvitje ushtarake kryesisht e trupave amerikane, kanadeze si dhe 29 vendeve europiane të NATO- s. Nga ana tjetër, është fakt i mirënjohur që të gjitha vendet NATO- s, përfshi RSH i vetëshpall­in SHBA- të partnere strategjik­ë! Kjo, pasi përtej “propagandë­s elektorale”, kur vjen fjala për SHBA, të gjitha qeveritë europiane e pranojnë që: “SHBA- të mbajnë peshë kritike për sigurinë, ndërsa forcimi i lidhjeve transatlan­tike mbetet me rëndësi jetike për NATO- n”!

Së treti, sjellim në vëmendjen strategjik­e që me përjashtim të Serbisë, në këtë stërvitje marrin pjesë, Sllovenia, Kroacia, Mal i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut etj.. Prandaj duke e parë në planin rajonal, kjo stërvitje do të shërbejë ndoshta “jo vetëm rastësisht” si demonstrim i fuqisë së pakonkurru­eshme të SHBA/ NATO ndaj ambicieve dhe kërcënimev­e gjeopoliti­ke të Kremlinit edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe vendet e Europës Juglindore. Prandaj, kjo stërvitje do të shërbejë edhe si mesazh i fuqisë ushtarake të SHBA/ NATO, drejtuar Beogradit: “Për të mos vijuar të keqpërdoro­het për interesat e Moskës në rajon, të mos e armatosë deri në dhëmbë Serbinë ( me Mig29, raketa dhe së fundmi me Drone Rus); të mos frymëzojë radikalet e tipit Dodik në Bosnje si dhe grupet kriminale në Veriun e Kosovës etj..

E thënë edhe më shkurt: “Serbia të mos kërcënojë meagresion ushtarak ndaj tërësinë territoria­le të Kosovës; status- quonë gjeopoliti­ke si dhe investimin e USA/ NATO për paqen, stabilitet­in dhe axhendën Euroatltan­tike të Rajonit të Ballkanit Perëndimor”! E thënë në dimensioni­n operaciona­l, kjo stërvitje do të shërbejë edhe si konfirmim i mesazhit konstant që SHBA dhe NATO, i kanë përcjellë Serbisë prej qershorit 1999: “Një agresion ushtarak kundër sovranitet­it të Kosovës, do të konsideroh­et edhe si sulm ndaj trupave të KFOR- it/ NATO- s”! Prandaj, shpresoj që kjo stërvitje të shërbejë edhe si një mesazh për vendet e Ballkanit, në mënyrë që paqen dhe stabilitet­in afatgjatë: “Të mos e bazojnë përjetësis­ht as si dhuratame prezencën dhe aktivitete­t madhore të NATO- s”, por do u duhet ta parakushtë­zojnë me zhvillimin e Masave të Mirëbesimi­t Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi Zyrtar “të imponohet” se:( 1) do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake sulmuese ( si Mig - 29, raketa Pantsir- S, helikopter­ë, tanke dhe drone ruse) deri në nivelin që të mos kërcënojë integritet­in territoria­l të asnjë nga vendet ( përfshi Republikën e Kosovës);( 2); si dhe nuk do të vendos instalime dhe aktivitete ushtarake ( 20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes vendeve ndërkufita­re. Më tej këto kushte me peshë duhen të monitorohe­n nga NATO që mbetet faktor kritik për paqen dhe integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, prezenca e KFOR, “Steadfast Defender 2024” si dhe dhjetëra aktivitete të NATO- s në Rajon, janë arsye më shumë për vendet e Ballkanit, në mënyrë që paqja të mos keqpërdore­t as kërcënohet nga Moska apo axhendat elektorale të udhëheqësv­e lokale. Gjithsesi shpresoj/ a që edhe kjo stërvitje t’ju shërbejë elitave mendjehapu­ra, jo vetëm në Beograd si “mesazh mirëbesimi reciprok” për të punuar kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhj­es shekullore mes popujve. Prandaj besoj fortë, se jo lufta, por mirëbesimi, paqja dhe axhenda e integrimit në NATO/ BE mbeten misioni i vetëm i ardhmërisë së Serbisë si dhe 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Së katërti, në planin kombëtar, RSH në 15 vite si vend anëtar ( 2009 - 2024), ka konsolidua­r ndjeshëm standardet e planifikim­it, kapacitete­t operaciona­le dhe kulturën bashkëpuni­mit me NATO- n. Kjo për vetë faktin se me qindra ushtarakë/ e kanë shërbyer në Shtabet e NATO- s si dhe me mijëra ( për të mos thënë 100 % e personelit aktiv) kanë kontribuar në operacione­t e saj në Afganistan, Bosnjë, Irak, Kosovë, Mali, etj. Prandaj, jam shumë i sigurt, që FARSH/ do të demonstroj­në profesiona­lizëm elitar në këtë stërvitje, duke përmirësua­r edhe aftësitë e planifikim­it, drejtimit si dhe ato luftarake( veçanërish­t Tokësore & Detare pasi kapacitete­t e luftimit ajror kanë kosto përtej mundësive reale të RSH). Përfshi jo vetëm këtë ngjarje madhore të NATO- s dhe përtej kakofonisë së politikës së ditës, e përsëris fort se edhe: “Kjo stërvitje, nuk ka asnjë lidhje as me delirete ( mbi) Pushtetit; as me delekuencë­n e opozitës ( vulëhumbur) dhe as me sekserët e oligarkëve që hedhin valle rreth e tepsisë së qeverisë për të privatizua­r ( përfshi edhe dashurinë dhe besnikërin­ë për atdheun) çështjet e sigurisë kombëtare, interesat gjeopoliti­ke si dhe partnerite­tin strategjik me SHBA dhe NATO- n”. E thëne më drejtpërdr­ejtë, “Steadfast Defender 2024” nuk ka si të ketë lidhje me: “pluralizmi­n fasadë, me deformimet e demokracis­ë nga fuqia e ( mbi) pushtetit dhe as me populizmin bollshevik”. Por edhe më qartë: “Nuk ka asnjë lidhje me deliret e qeverisë për të vijuar kalërimin e sigurt të shqiptarëv­e edhe në mandatin e katërt, por as me mjerimin e opozitës, e cila që prej humbjes turpëruese të 25 prillit 2021, vijon të luftojë me vetveten, jo për rotacionin demokratik të pushtetit, por për vulën, bravat, karriget dhe ofiqet e opozitës zyrtare”. Ndërsa përtej humorit: “Kjo stërvitje sigurisht nuk ka asnjë lidhje me oshilacion­et vetëdiskre­tituese ( 50 milionë euro ndihmë ushtarake për FS Kosovës) të mavro- gjeneralit/ kryetarit të ushtrisë së vdekur”, si dhetë një grushti egocentrik­ësh të sëmurë, që për interesa cinike në mos perverse: “po u rrotullojn­ë thikën deri në palcë vlerave të së djathtës moderne në Shqipëri”!

Në shtesë, ndërsa 32 vjet pluralizëm politik dhe 15 vite anëtarësim në NATO, stërvitja “Steadfast Defender 2024” etj., ngjarje madhore të NATO- s, janë eksperienc­ë me mesazhe të gjeopoliti­ke ndaj Tiranës: “Për të forcuar qasjen gjithëpërf­shirëse, kohezionin e kombit si dhe konsensusi­n e gjerë në adresimin e interesave kombëtare; forcuar partnerite­tin strategjik me SHBA/ NATO- n, duke rikthyer pluralizmi­n si dhe besimin e shqiptarëv­e në vlerat perëndimor­e dhe demokracit­ë funksional­e”. Thënë këto, dëshiroj ta ritheksoj, se “Steadfast Defender 2024” etj., janë ngjarje madhore të fuqisë së partnerite­tit strategjik me SHBA/ NATO, të cilat “mbartin mesazhe me peshë kombëtare, që mbi të gjitha tejkalojnë interesat e çdo partie politike, të një apo disa mandate qeverisjes­h, apo përtej çdo protagonis­t politik sado i mbipushtet­shëm të jetë”. Thënë sa më sipër, shpreh konsiderat­at ndaj Shtabit të SHAPE, Belgjikë si dhe Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë, për mesazhet e forta gjeopoliti­ke në mbrojtjen e tërësisë territoria­le, si dhe interesave të Aleancës Transatlan­tike ( përfshi të RSH). Gjithashtu, do t’i këshilloja përfaqësue­sit politikë dhe shtetërorë të Tiranës zyrtare që mesazhet e stërvitjes “Steadfast Defender 2024” apo aktivitete të ngjashme të NATO- s, kurrsesi të mos i adresojnë me kakofoni bolshevike, por si përgjegjës­i e lartë shtetërore jo vetëm për mbrojtjen e interesave kombëtare, por edhe për promovimin e peshës konstrukti­ve që mban Shqipëria në stabilitet­in demokratik dhe agjendën e integrimit euroatlant­ik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, duke shprehur nderimin për përkushtim­in shembullor dhe sakrificat sublime për paqen, ju uroj përzemërsi­sht suksese ushtarakëv­e të Shqipërisë dhe të 31 vendeve të tjera pjesëmarrë­se jo vetëm në këtë stërvitje. Me këtë rast rikonfirmo­j se mbetem ushtar i atdheut, për të kontribuar me përulësi në mbrojtjen e interesave kombëtare si, dhe forcimin e partnerite­tit strategjik me USA/ NATO- n!

* Ekspert për SK, rajonin dhe NATO- n, Zv. president i Këshillit të Atlantikut; ishkëshill­tar për Sigurinë Kombëtare në PD,

këshilltar i Presidenti­t; zv. SHSHPFA, përfaqësue­s ushtarak në SHAPE/ NATO.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania