Panorama (Albania)

Albi Nako zbulon detaje nga bashkëjete­sa me balerinën: Ishte e bullizuar, vjen nga familje e varfër

-

"Big Brother" iu ka dhënë mundësinë banorëve të njohin më shumë njëri- tjetrin, duke organizuar një darkë të veçantë me tre banorë në total. Albi, Elvisi dhe Olsi kanë qenë tre banorët që kanë treguar më shumë për veten e tyre, përmes disa pyetjeve të përgatitur­a nga "Vëllai i Madh". Ndër të tjera, Albi ka folur për partneren e tij, për të cilën është shprehur se ndihet shumë i dashuruar dhe gjithashtu ka treguar lidhja e tyre ka lindur krejt rastësisht, në ambjentet e punës. "Pretendohe­t që në jetë të bësh çmendurira, por po them se kjo e fundit që nisëm mund ta fus të gjithën në kontekstin e një çmendurie. Jam në lidhje me një vajzë prej gati thuajse 4 vitesh, kam qenë diskret, e kam ruajtur. Bashkëjeto­j me të që në kohën e COVID- 19, është shkodrane e rritur këtu në Tiranë. Është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër ekonomikis­ht, por shumë e pasur në shpirt, pa baba. Është shumë më e re se unë në moshë. Ka nisur shumë spontanish­t në rrugën e baletit. Kemi të njëjtin profesion. Unë e kam thënë dhe në intervistë më përpara që unë jam i martuar me baletin", tregon Albi. Albi ka shtuar: "Vinte në punë e vrarë, nga rrethanat e familjes. E paveshur mirë, ndonjëherë edhe pa plotësimin e vakteve, sepse e shihja pasi aty në punë edhe hanim. Kjo më bëri të fokusohesh­a edhe më shumë. Një vajzë shumë këmbëngulë­se, por edhe shumë e bullizuar aty në punë. U fokusova shumë tek ajo dhe kështu lindën shkëndijat që kanë ardhur në mënyrë shumë të natyrshme". Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeto­n me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioni­ste. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: "Më tha fli me kë të duash", por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e "Big Brother VIP 3". Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur. Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëritjetr­it, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsolidua­r. Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Duket se pas historisë me Klaudia Pepën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë, duke na treguar kështu edhe pëlqimin e tij rreth femrave. Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër. Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh. Aktualisht, çifti po bashkëjeto­n, duke i bërë gjërat edhe më formale mes tyre. Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpuni­mi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania