Panorama (Albania)

Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli: Nuk ishte dashuri, u nxitova

-

"Olsi hyn si Olsi, ' single', i martuar, në një marrëdhëni­e, në një marrëdhëni­e të komplikuar, i kam lënë jashtë. A jam i hapur të krijoj lidhje? Nuk është se është e vendosur përpara se të hysh në ' Big Brother VIP', besoj se është pjesë ndjesie dhe unë ndjesitë i kam lënë në ' Big Brother' që të jenë reale"

Egli Tako ka reaguar për herë të parë pas deklaratës që ish- partneri i saj, Olsi Bylyku bëri në "Big Brother VIP". Këngëtarja ka postuar në "Instastory" një foto të saj, ku duket shumë e qetë pas fjalëve të artistit, ndërsa ishte e kuruar deri në detaj. Olsi tregoi se arsyet e ndarjes ishte sepse ata nuk e njihnin mirë as veten, as njëri- tjetrin dhe ndoshta janë nxituar. Më tej, ai shprehet se për ishpartner­en e tij gëzon shumë respekt dhe ndonjëherë i ka kërkuar edhe falje. Olsi gjithashtu thotë se ishte aq i përkushtua­r te lidhja e tij, sa që për një moment, i dukej sikur po i ikte çdo gjë tjetër nga duart. "Ndonjëherë i kam kërkuar edhe falje jam nxituar, por doja të njihja edhe veten, unë isha me atë idenë se kjo është partnerja ime. Unë gëzoj shume respekt për të, por ne duhet ta kishim njohur më mirë veten tonë. Sot e asaj dite, them a kam qenë apo nuk kam qenë i dashuruar. Apo ishte ai afeksioni i madh ndaj një personi. Sepse e shikoja se isha më shumë i dhënë se sa duhet, po më kalonte koha për çdo gjë tjetër", tha ai. "Unë kam pasur një familje shumë të edukuar nga kjo pjesë. Që nga momenti i parë që u kam thënë do të ndërtoj një familje, më kanë thënë që nëse e vendos… E vetmja gjë që jam pishman me prindërit e mi është kjo gjë, marrëdhëni­a që nuk arrita ta kem me sukses. Se në karrierë jam munduar të jem korrekt, edhe nga ana e moralit… por pjesa e marrëdhëni­es ishte e vetmja gjë që familja ime thoshte me shaka që nëse hyn gocë këtu, nuk del më. I kam kërkuar edhe falje, kam thënë që jam nxituar, por edhe unë doja të njihja veten. Këtë fushë nuk është se e kemi provuar disa herë. Unë isha me idenë që kjo është partnerja ime. Por, ndoshta edhe ne vetë duhet të njihnim veten para se të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira, nga momenti. Sot, them me vete a kam qenë i dashuruar apo nuk kam qenë i dashuruar, ndoshta ka qenë deri diku pëlqim i fortë, por jo ajo dashuria", tha Olsi. "Unë e shikoja që isha më i dhënë se sa duhet, sa vinte po më kalonte koha duke u munduar që marrëdhëni­a të ishte më perfekte. Vërtetë që nuk ka ndodhur asgjë konkrete, asnjë arsye. Thjesht ishte diçka e mbledhur, ndoshta për një vit rresht diskutohej çfarë do të bëjmë". Kur njoha një partnere tjetër para pak kohësh, thosha a thua do të ketë person që do ta ketë ndjenjën njësoj", rrëfeu ai. Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të lajmeve se pas ndarjes nga Egli Tako ka rigjetur sërish dashurinë krah një gazetarje. Megjithatë, aktori u bë pjesë e shtëpisë së "Big Brother VIP Albania", në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Para se të futej në shtëpi ai ka dhënë një intervistë për "Big Brother Fan Club", ku ka folur rreth jetës së tij personale. "Olsi hyn si Olsi, ' single', i martuar, në një marrëdhëni­e, në një marrëdhëni­e të komplikuar, i kam lënë jashtë. A jam i hapur të krijoj lidhje? Nuk është se është e vendosur përpara se të hysh në ' Big Brother VIP', besoj se është pjesë ndjesie dhe unë ndjesitë i kam lënë në ' Big Brother' që të jenë reale", u shpreh Olsi. Nga ana tjetër, edhe Egli ishte përfolur për një nga banoret e mundshme të këtij formati. Vet ish- partnerja e Olsit, e konfirmoi këtë fakt, pak kohë para nisjes së "Big Brother". "A do të hysh në ' Big Brother Vip'? Nëse jo ta sugjeroj ta bësh. Do frymëzosh shumë vajza me sjelljen tënde", ka shkruar ndër të tjera fansja. Egli iu dha fund njëherë e mirë aludimeve, duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e këtij spektakli, pasi ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet t'i realizojë para se të futet në këtë shtëpi. "E di që keni dëgjuar e lexuar pafund aludime kohët e fundit, por jo nuk do të jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara të cilat duhet t'i realizoj", tha ish- e dashura e aktorit të njohur. Sakaq, Egli ka vendosur ta refuzojë këtë ftesë, pas pjesëmarrj­es së partnerit të saj. Kur nisën të qarkullojn­ë zërat për pjesëmarrj­en e ishçiftit në "Big Brother", të shumtë ishin ata që aluduan se në fakt, ndarja e tyre ishte për lojë dhe se ribashkimi do të ndodhte në ekran.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania