Panorama (Albania)

Zaneti: Sfidë e ekuilibrua­r, e bëj gjumin e qetë

-

Thumba, fraza polemikash apo provokimet nuk i ka bërë kurrë në karrierë, imagjinoni tani që është zëvendëspr­esident i Interit. Havier Zaneti është një person i ekuilibrua­r dhe si të tillë e sheh sfidën e rëndësishm­e të Serisë A mes Interit dhe Juventusit. "Ajo ndaj Juventusit është një ndeshje e rëndësishm­e dhe të dyja skuadrat vijnë në një moment shumë pozitiv. Fusha do ta japë përgjigjen e vërtetë. Ne do ta përgatisim këtë ndeshje ashtu siç kemi bërë gjithmonë", ka thënë ai në një prej emisioneve televizive italiane.

Fle i qetë- "Tani në prag të kësaj ndeshjeje nuk mund të bëj asgjë. Fle i qetë. Edhe kur isha futbollist e bëja gjumin të qetë sepse mënyra se si e përgatisni­m këtë ndeshje më bënte të rrija gjithmonë i përqendrua­r. Një lojtar që nuk flinte përpara këtyre sfidave ishte Simeone".

Rival në Champions- "Po. Flas shpesh me Simeonen. Për të do të jetë një surprizë e bukur që të rikthehet në San Siro për herë të parë kundër Interit. Duke e njohur se si i përjeton ndeshjet do të jetë interesant­e. Ai nuk e bën gjumin e qetë përpara ndeshjeve, mjafton ta shihni se si është aty në pankinë i karikuar".

Tërheqja- "Dhjetë vite më parë, kur isha i ftuar këtu në emision mendoja thjesht kur do të tërhiqesha nga futbolli. Nuk ishte e vështirë sepse e kisha të përcaktuar se çfarë doja të bëja pas karrierës. Ishte momenti i duhur dhe jam i lumtur që për këtë gjë vendosa unë".

Arabia- "Sinqerisht nuk do të kisha shkuar. Unë kam pasur fatin të isha në një skuadër të madhe europiane si Interi, ku ishim si një familje e madhe. Unë zgjedh gjithmonë me zemër. Ka disa gjëra në jetë që shkojnë përtej aspektit ekonomik".

Libri- "Libri ka lindur si ide në Katar kur përfundoi finalja e Kupës së Botës. E gjithë familja u përqafua dhe ndjeva një emocion të jashtëzako­nshëm. E shkrova atë libër për të treguar atë eksperienc­ë të bukur".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania