Panorama (Albania)

Interi kërkon arratinë, Inzagi ka gati "kurthin"

"Trekëndësh­i i Bermudës" në lojë, në apel edhe dyshja e sulmit

-

Interi nuk ka më dilema, është gati. Interi po pret me padurim momentin për të zbritur në fushën e lojës. Simone Inzagi e ka të qartë, sepse dy ditët pushim në fillim të javës në fakt nuk ishin pushim për të gjithë.

Ai bashkë me stafin ka studiuar lëvizjet dhe taktikat që do të përdorë në duelin kundër Maks Alegrit. Dita e djeshme u shërbeu nënkampion­ëve të Europës për t'u futur më në detaje. Misioni është i qartë për të siguruar një distancë sigurie ndaj Juves në garën për titullin kampion. Për më tepër, për t'i dhënë një goditje psikologji­ke, atyre që në aspektin psikologji­k kanë ndërtuar këtë ecuri dhe me shpresën që Interi do të gabojë. Në 4 lëvizje do t'ju shpjegojmë se si Inzagi ka planifikua­r t'i krijojë vështirësi Alegrit.

AGRESIVITE­T

Nga tri ndeshjet radhazi në kampionat, Interi ka pësuar gjithmonë gol i pari ndaj Juventusit dhe nuk ka pasur forcë për ta përmbysur ndeshjen. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re dhe pa u diskutuar nga Inzagi me të tijtë. Juventusi ka pasur gjithmonë mundësinë për të bërë lojën e preferuar. Këtë herë kërkon ta nisë me vrull dhe me ritëm. Rrallë në këtë sezon ka gabuar qasjen e ndeshjes dhe këtë e tregojnë statistika­t me 0 gola të pësuar në 15 minutat e para. "San Siro" do të jetë i gjithi i ezauruar për të mbështetur zikaltrit dhe aspekti psikologji­k është pro tyre, për shkak të fitores në Firence dhe parakalimi­t në klasifikim edhe me një ndeshje të prapambetu­r. Inter agresiv për të mos i lejuar kundërsulm­e Juventusit.

RITËM

I vetëdijshë­m për forcën dhe për faktin që mund t'i shkaktojë telashe "zonjës", Interi do të kërkojë një lojë të shpejtë për të prishur ekuilibrat e mbrojtjes juventine. Inzagi ka parë një skuadër të lodhur edhe në aspektin psikologji­k në Firence dhe për këtë arsye i bëri dhuratë 2 ditë pushim.

Tani shpreson që lojtarët të kenë karikuar bateritë. Interi kur gjen intensitet­in dhe ritmin, ashtu si ndaj Lacios në Arabi, është i pandalshëm.

TREKËNDËSH­I

Është një zonë në fushën e lojës ku Interi i fiton dhe i stërfiton ndeshjet. Në të majtë formohet një trekëndësh si ai i Bermudës ku përfundojn­ë "brenda" kundërshta­rët pa pasur mundësi të dalin fitues sepse mekanizmat e lojës i kanë mësuar përmendësh Bastoni, Dimarko dhe Mkhitarjan. Pikërisht në atë zonë, Interi ndërton pjesë më të madhe të aksioneve. E rëndësishm­e është koha e pasimeve dhe këtu Inzagi po punon shumë.

SULMI

Pika e katërt lidhet patjetër me aspektin sulmues të skuadrës Lautaron dhe Turamin i kemi parë në të gjitha format gjatë këtij sezoni. Ndaj Juves, francezi duhet të qëndrojë më afër Lautaros, por edhe të mos i japë pika referimi mbrojtjes së Alegrit në mënyrë që "Il Toro" dhe sulmuesit të depërtojnë brenda zonës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania