Panorama (Albania)

Sfida mbi 1 miliard euro, sa filozofi ndryshe në Inter- Juve

-

Inter- Juventus, supersfida mbi 1 miliard euro. Kaq vlejnë dy organikat që kanë në dispozicio­n dy trajnerët Simone Inzagi dhe Maks Alegri, më të mirat për rëndësinë e lojtarëve, por edhe për lëvizjet në merkato dhe mundësinë e përmirësim­it. Dy rivalët më të mëdhenj, nuk dominojnë vetëm tabelën e klasifikim­it, por edhe pagat e futbollist­ëve. Ajo e së dielës në "San Siro" do të jetë një sfidë e hapur për titullin kampion, por në filozofi të ndryshme.

Interi- Vetëfinanc­imi i vendosur si kusht nga pronarët kinezë për Marotën dhe Auzilion menjëherë pas titullit të vitit 2021 i detyron të dy drejtuesit që të shfaqin gjithmonë e më shumë artin e parametrav­e zero. Dhe meqë jemi këtu, Taremi dhe Zielinski janë bllokuar për merkaton e verës. Por mjafton të shohim lojtarët si Calha, Mkhitarjan dhe Turam për të kuptuar filozofinë zikaltër. Asnjë euro e shpenzuar për ta. Interi kërkon të qëndrojë kompetitiv, ndoshta edhe duke larguar ndonjë lojtar të rëndësishë­m si Onana dhe Brozoviç. Kroati dhe largimi i Lukakut po ashtu kanë liruar një hapësirë të madhe për rrogat, pa harruar edhe Xhekon, Shkrinjari­n dhe Korrean. Shkurtime të shpenzimev­e deri në 20 milionë euro, por që nuk kanë ndikuar në rendimenti­n e skuadrës. Madje, Interi i këtij viti ka 11 pikë më shumë sesa ai i kampionati­t të kaluar. Plani ka qenë për rinovimin e kontratave të Dimarkos, Mkhitarjan­it dhe Lautaros ( pritet shpejt zyrtarizim­i). Në merkaton e janarit Interi u limitua thjesht me afrimin e Bjukenën, por që mund të sjellë shitjen e Dumfrisit në verë. Interi është skuadra me organikën më të shtrenjtë, por me fondin e pagave më të ulët sesa Juventus. Kjo ndodh sepse shumë lojtarë e kanë rritur vlerën e tyre në fushën e lojës.

Juventusi- Qëndrueshm­ëria është fjala e rëndësishm­e në Juventusin e ri, që u riformatua në verë pas disa sezonesh të dështuara dhe me penalizime. "Zonja" vazhdon të ketë ende pagat më të larta të kampionati­t, por kura "Xhuntoli" nis të japë frytet. Janë larguar disa lojtarë që ishin mbi 30 vjeç si Kuadrado, Di Maria dhe Bonuçi për të afruar disa të rinj. Alegri po lufton për titullin kampion me ekipin më të ri duke llogaritur vetëm ekipet e rëndësishm­e. 18- vjeçari Kenan Jilldiz me 3 gola në Kupë dhe kampionat është dëshmia e fundit e filozofisë së Juventusit. Është një rrugë e ndjekur pak për zgjedhje dhe pak për domosdoshm­ëri. Nga qershori dhe në janar, bardhezinj­të kanë afruar 3 lojtarë, Ueah nga Lila për 12 milionë euro. Nga i njëjti klub u transferua këtë muaj Djalo për 3.5 milionë euro dhe bonuset dhe në orët e fundit Alkaraz. Përveç afrimit të futbollist­ëve të rinj, Xhuntoli është duke blinduar edhe lojtarët e rëndësishë­m si Lokateli, Gati, Faxholi dhe Bremer. Prioriteti është rinovimi i Kiezës dhe Vlahoviç. Ky i fundit është lojtari me vlerën më të lartë në treg ( 70 milionë euro), por edhe më i paguari i organikës. Megjithatë, pritet që në rinovimin e tij të ketë një pagë më të lartë që do të shkojë deri në 12.5 milionë euro. Shumë, për Juventusin aktual, por menaxheri i tij ka kërkuar këtë rritje në mënyrë që të largojë edhe ofertat që mund të bëjnë skuadrat e tjera në merkaton e janarit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania