Panorama (Albania)

Kthesa e Juves, Alegri po shkon drejt rinovimit

"Zonja e Vjetër" po rinovohet me Djalonë dhe Alkarazin

-

Masimilian­o Alegri me siguri do të jetë i lumtur: duke pasur parasysh pasionin e tij për tenisin, ai do të mund të përfitojë nga blerja e Karlos Alkaraz për t'u argëtuar dyfish.

Duke lënë mënjanë shakatë, askush nuk mund të ketë dyshime për humorin aktual të trajnerit të Juventusit: pas barazimit me Empolin, Juventusi i tij po përgatitet të përballet me Interin, me mundësinë e parakalimi­t duke fituar ndeshjen direkte ( edhe pse zikaltrit kanë një ndeshje për të rikuperuar për shkak të Superkupës). Pak do të kishin vënë bast për një "Zonjë" në garë të plotë për titullin në fillim të shkurtit, pas vitit të fundit fatkeq. Por Juve është një skuadër që po ecën me ritme të kënaqshme dhe për më tepër, ata janë në gjysmëfina­len e Kupës së Italisë. Rikthimi në Champions, objektivi i vendosur nga klubi në verë, nuk është ende i sigurt, por pothuajse dhe në këtë pikë do të duhej një katastrofë për të mos u kualifikua­r në kompeticio­nin më të rëndësishë­m europian. Humori ka ndryshuar krejtësish­t në krahasim me një vit më parë dhe tani në "Kontinasa" ka kënaqësi për rezultatet dhe punën e trajnerit, aq sa po planifikoh­et sezoni i ardhshëm: ardhja e Tiago Dialosë dhe Alkarazit në janar, pavarësish­t vështirësi­ve në kushtet ekonomike dhe kufijtë e vendosur nga indeksi i likuiditet­it, shkojnë në këtë drejtim. Juve dëshiron të ndërtojë një ekip të nivelit europian, të ri dhe me iniciativë me Maksin, kontrata e të cilit skadon në 2025. Nga dje në orën 20: 00, kur u mbyll merkato e dimrit, do të nisin të punojmë për të ardhmen, me disa emra tashmë në horizont: Kopmainers, Kalafiori dhe do mbajnë gjithnjë në vëzhgim Georgi Sudakovin.

KONTRATA E MAKS -

Alegri ia doli në ribashkimi­n e grupit dhe rindërtimi­n e një mentalitet­i fitues. Në "Kontinasa" ka një ndërgjegjë­sim për forcën e madhe të Interit, por edhe dëshirën për të provuar për të bërë diçka të jashtëzako­nshme si fitimi i titullit. E pamundura që bëhet e mundur sipas deklaratav­e të Maksit, por nëse nuk ia del, sezoni do të vlerësohet sërish

pozitivish­t me kualifikim­in në Champions, aq më tepër nëse përveç kësaj vjen edhe një trofe. Për të ardhmen e trajnerit, çdo diskutim do të trajtohet në pranverë, kur fatet e këtij viti do të jenë shumë më të përcaktuar­a. Nuk ka gjasa që Juventusi të nisë 2024- 2025 me një trajner të cilit i skadon kontrata. Alegri me siguri do të ulet në një tryezë të mundshme negociatas­h për

rinovimin me më shumë forcë se një verë më parë, kur aventura e tij e dytë në Juventus po kalonte momentin e krizës më të madhe. Është gjithashtu e vështirë të imagjinohe­t se drejtuesit e rinj të Juventusit, i cili ka ndër prioritete­t e tij atë të thjeshtimi­t të faturës së pagave, mund t'i ofrojë atij një pagë të ngjashme me atë aktuale ( 7 milionë euro neto në sezon plus bonuset).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania