Panorama (Albania)

"Grusht shteti", Myler, Kimish dhe Gorecka kundër Tuhelit

-

"Qetësia" është një term i cili ka kohë që e ka humbur kuptimin në gjirin e Bajern Mynih. Shkarkimi i papritur i Julian Nagelsmani­t në vitin 2023 i hapi udhën një sërë situatash të komplikuar­a, që nga trazirat e brendshme, deri te deklaratat e pakontroll­uara në media. Prestigjio­zja gjermane "Bild, përtej rezultatev­e pozitive të kampionëve në dy javët e fundit, ka "gërmuar" thellë për të nxjerr në sipërfaqe probleme të thella në Mynih.

Trazirat- Mediumi i "Bild" thekson se Tomas Tuhel nuk ka komunikim normal me Tomas Myler, Joshua Kimish dhe Leon Gorecka. S'ishte aspak rastësi fraza e teknikut mbi paralajmër­imin e tifozëve në lidhje me humbjen e rolit të titullar në dëm të Myler. Debatet e brendshme me Kimish ende janë vatër "zjarri". Ndërsa për të kuptuar më qartë tensionin Tuhel- Gorecka mjafton t'i mëshojmë indinjatës së Leonit pas takimit Bajern- Verder, e përfunduar me disfatën e kampionëve gjermanë, teksa mesfushori gjerman u aktivizua në lojë vetëm në minutat e fundit. Ndonëse u tha para disa ditësh se Tomas Tuhel e kishte ndryshuar qëndrimin për sa i takon raportit ndaj grupit, "ujërat" mbeten të njëjta në panoramën e "Bild". Problemi i trinomit KimishMyle­r- Gorecka ndaj teknikut 50- vjeçar nuk ka të bëjë me planin taktik, por në qasjen kundrejt tyre. Për protagonis­tët në fjalë, trajneri gjerman nuk i kushton vëmendjen diskutimev­e apo komunikime­ve me futbollist­ët. Indiferenc­a e tij, sidomos ndaj futbollist­ëve me më tepër jetëgjatës­i në "çadrën" e kampionëve të Bundesligë­s ( përveç Nojerit), ka krijuar edhe pasiguri rreth të ardhmes, sa të mendohet edhe zhvendosja jashtë Mynihut. Në rastin e Kimish, Mançester Siti dhe Barcelona kanë hapur "frontet" e para të "betejës" për të siguruar 28- vjeçarin. Gorecka nga kahu tjetër vështrohet me mjaft interes nga drejtuesit e Mançester Junajtid.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania