Panorama (Albania)

Kërkesa për SPAK, PD: Ahmetaj, me statusin e bashkëpunë­torit!

Intervista e Arben Ahmetajt, Bardhi: Përdori kodin e mafies për të dhënë mesazhe, t’i ofrohet mundësia e bashkëpunë­torit të drejtësisë

- VALENTINA MADANI

PD e drejtuar nga Sali Berisha inkurajon ishministr­in e Financave, Arben Ahmetaj, që të kontribuoj­ë për drejtësinë.

Madje, kreu i deputetëve demokratë, Gazmend Bardhi, i kërkon SPAKU- t që t’i ofrojë ish- zv. kryeminist­rit statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Kjo sipas tij me qëllim që të zbardhen aferat e qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për afro 10 vite. Bardhi shkruan se SPAK- u ka pasur dhe ka aq prova në dispozicio­n sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjës­isë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Më tej, ai thekson se Ahmetajt, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë për të qenë bashkëpunë­tor i drejtësisë për të zbardhur aferat e qeverisë Rama. “Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së incenerato­rit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish- bashkëpunë­tori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet! Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëv­e. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanshëm! Faktet dhe të dhënat e përfshirje­s së tyre në aferën korruptive të incenerato­rëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafies për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK- u ka pasur dhe ka aq prova në dispozicio­n sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjës­isë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!”, - shprehet Bardhi. Sipas tij, heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmër­inë e SPAK- ut dhe minon pritshmëri­të e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.

“Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirje­n dhe përfitimet e tij nga afera e incenerato­rëve, si pjesë e organizatë­s kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incinerato­rët e parë dhe Erion Veliaj, për incinerato­rin e Tiranës, kanë pasur rol kyç. Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentua­ra, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunë­tor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunë­torët më të afërt

dhe më konfidentë të Edi Ramës!”, - deklaroi Gazmend Bardhi. Sipas tij, nëse SPAKu nuk ia ofron këtë mundësi Arben Ahmetajt që deri dje na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunë­tor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar! Afera

Edhe ish- deputeti Luçiano Boçi komentoi detajet që Arben Ahmetaj tregoi në lidhje me aferën e incenerato­rëve. Boçi tha se deklaratat e Ahmetajt dëshmojnë se Mirel Mërtiri nuk është pronar i incenerato­rit të Tiranës, por ësh

të Erion Veliaj. Ai theksoi se PD nuk e shfajëson Ahmetajn, por e inkurajon të kontribuoj­ë për drejtësinë. “Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mertiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për incenerato­rin e Tiranës, Dumani- Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga RamaVeliaj. Krahas kësaj, Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajës dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhua­r e dënuar, kundërsh

tarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko- politike. Dje ai vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko- politike që kanabizoi vendin, e shpopulloi atë e korruptoi fund e krye dhe sot kontrollon çdo pushtet e institucio­n, që grabit milionat e pasurisë publike, që synon të eliminojë politikish­t e madje deri fizikisht ata që thonë të vërtetën, pavarësish­t krahut politik. Ne nuk shfajësojm­ë Ahmetajn, por e inkura

jojmë atë të kontribuoj­ë për drejtësinë. Shqiptarët nga dje janë të bindur gjithnjë e më shumë se vendi ka rrëshqitur drejt një autokracie kriminale që tenton të konfirmojë sundimin e saj duke kërkuar të eliminojë çdo opozitë”, - tha Boçi. Opozita reagoi pas intervistë­s së Arben Ahmetajt, teksa Luçiano Boçi tha se ish- krahu i djathtë i Edi Ramës vërtetoi akuzat e PD. “SPAK- u i partisë po bën koka turku në emër të Ramës dhe Veliajt!”, - tha zyrtari ai duke shtuar se Ahmetaj faktoi se “mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania