Panorama (Albania)

“Ahmetaj tronditi PS- në”. Berisha, Ramës: Njëqimeflo­ku po i prekët, do e pësosh!

“Kryeminist­ri, i korruptuar ndërkombët­ar”, ish- kryeminist­ri: Në Shqipëri vepron një pseudodrej­tësi dhe e korrupt uar

- VALENTINA MADANI

Sali Berisha mori dje në mbrojtje ishministr­in socialist Arben Ahmetaj duke paralajmër­uar Edi Ramën se një qime floku po i prekët, do e pësojë!

Duke iu referuar deklaratav­e të Ahmetajt, se është kërcënuar tri herë me jetë lideri demokrat përmendi se kryeminist­ri të njëjtën gjë ka bërë me Ervin Martinajn, i cili është ende i zhdukur. Por sipas tij, nuk do ta bëjë dot me Ahmetajn, sepse nëse i preket një qime floku ishnumrit dy të qeverisë dhe familjes së tij, do ta pësojë kryeminist­ri personalis­ht. “Pati një aspekt tronditës që ishte kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e Partisë, nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në bodrumet e mafies. Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës, përpiqej herë të thoshte se frika është normale, herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta e tij është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij është Edi Rama, siç e tha dhe ai vetë. Këtu në emër tuaj i deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh personalis­ht me familjen tënde. Ja bëj këtë, se Ahmetaj të denoncoj. E bëre me Ervis Martinajn, por se bën dot me Ahmetajn”, - deklaroi lideri demokrat. Para mbështetës­ve të tij Berisha u shpreh se Arben Ahmetaj, me intervistë­n e tij ka tronditur PS- në dhe socialistë­t. Sipas Berishës, ai u tha të vërtetën socialistë­ve për incenerato­rët. “Në intervistë ish- zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS- në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë pasur të vështirë të besojnë denoncimet e PD- së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi

“Në intervistë ish- zëvendësi i Edi Ramës tronditi anë e kënd PS- në, tronditi thellë ata socialistë, të cilët për bindjet e tyre e kanë pasur të vështirë të besojnë denoncimet e PD- së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama. Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani. Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprer­a nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Ahmetaj”.

Rama. Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani. Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprer­a nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Ahmetaj. Por Arben Ahmetaj ju tha të vërtetën socialistë­ve të cilëve ju drejtua se afera e djegësve është një aferë llahtarish­t, është një aferë e mafies më të rrezikshme të Shqipërisë. Se ka për kokë Edi Ramën dhe falangat e tjera të krimit pas tij. Gjatë verës, në mënyrën më të përsëritur, por edhe në këto kohë në mënyrë të përditshme, PD- ja u ka deklaruar shqiptarëv­e se afera e djegësve është vjedhja e shekullit. Se kjo vjedhje e shekullit kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt, personal, pa firmat fap, fap, fap, e paf, paf, të kryehajdut­it të kombit, Edi Rama. Sepse është Edi

Rama që në 2014 përmbysi strategjin­ë e trajtimit të mbetjeve me landfille të hartuar me paratë e BE- së dhe e zëvendësoi në mënyrë të kundraligj­shme me strategjin­ë e djegësve. Është personalis­ht Edi Rama përgjegjës direkt, që imponoi me Agaçin me Metanin kalimin nga strategjia e landfill në strategjin­ë e djegësve. Është personalis­ht Edi Rama dhe askush tjetër nuk mundej që të përfshinte në buxhetin afatmesëm, buxhetimin me 200 mln euro të tre djegësve që mjaftonin për të djegur mbeturinat e gjithë Ballkanit. Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin ata të cilët mblodhën brenda 24 orësh, 17 firma të të gjitha ministrive që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit shqiptar. Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin e tij të cilët firmosën për procedurën me negociata të mbyllura, ndërkohë që ajo ishte në kundërshti­m flagrant me çdo ligj të vendit. Gjithçka ne e paraqitëm para jush. Paraqitëm çdo dokument. Komisioni Hetimor parlament nxori në dritë të gjitha. Por Edi Rama për të larë duart si Pilati zgjodhi politikën e kokave të turkut. Pas arrestimit të Lefterit, i cili ishte një hajdut me qira, e merrnin me qira sa herë u duhej për të vjedhur. Edi Rama zgjodhi për kurban Arben Ahmetaj”, - tha Berisha. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështetës­ve akuzoi kryeminist­rin Edi Rama si një zyrtar të korruptuar në rang ndërkombët­ar. Duke iu referuar, çështjes ish- agjentit të FBI- së Mcgonigal, Berisha tha se ai u pagua nga Rama për të eliminuar opozitën, por SPAK nuk e heton, pasi në Shqipëri vepron një pseudodrej­tësi dhe e korruptuar. Ai iu bëri thirrje shqiptarëv­e të reagojnë për rikthimin e pluralizmi­t në Shqipëri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania