Panorama (Albania)

Basha: SPAK është shpresa e fundit e shqiptarëv­e

"Duan ta mbysin me të gjitha forcat", kreu demokrat: Kush ka abuzuar me paratë e shqiptarëv­e, duhet të japë llogari

- TIRANE

Për kreun e PD- së, Lulzim Basha, u shpreh se SPAK është shpresa e fundit e shqiptarëv­e për të vendosur drejtësi. I pranishëm dje në Kuvendin Zgjedhor të degëve 8 dhe 2 në Tiranë, Basha rikonfirmo­i mbështetje­n ndaj SPAK- ut.

Sipas tij, sot të gjithë renditen në një krah dhe po përpiqen me të gjitha forcat të kapin SPAK- un, herë me kërcënime në intervista mediatike e herë me presione, por nuk do ia dalin, pasi SPAK dhe BKH mbështeten nga PD dhe ndërkombët­arët. "Kërcënimi i dytë ju vjen nga SPAK- u. Po të shohim, sulmet e baltës rivalizojn­ë vetëm me SPAK. Mbrëmë kuptuam përse duan ta kenë SPAK- un me çdo kusht nën kontroll, sepse janë të zhytur të gjithë. Këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Por është ndryshe ta dëgjosh nga goja e dyshit, që tregon me gisht njishin, i cili ka treshat dhe katrat në burg, disa në duart e prokuroris­ë, disa në kërkim ndërkombët­ar. SPAK- u është shpresa e vetme e shqiptarëv­e për t'i dhënë fund pandëshkue­shmërisë. Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Ose ta kthejnë në një tjetër, del në vathën ku duan të fusin delet e tjera, nuk do t'ia dalin, jo vetëm se PD i jep mbështetje­je pa kushte SPAK dhe BKH- së, por sepse kemi në krah SHBA dhe BE dhe kombet e civilizuar­a të Perëndimit, të cilat na mirëpresin në gjirin e tyre", - u shpreh Basha. Sipas tij, sot kemi përballë autokracin­ë e mbështetur nga pakica dhe demokracin­ë që mbështetet nga shumica e shqiptarëv­e. Ai theksoi se PD është një forcë proamerika­ne dhe ajo do të vijojë misionin e saj qëndrestar, duke luftuar deri sa të çojë këtë pakicë në opozitë. "Është një kohë plot me sfida për mbarë globin. Ajo që përvijohet si një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës është gjeneza e një lufte mes autokracis­ë dhe demokracis­ë. Kjo luftë po zhvillohet kudo, jo me armë, por me armë të ftohta në çdo rrugë në çdo qytet dhe këtu në Shqipëri. Është beteja e një pakice që e do Shqipërinë nën kontrollin e një grupi njerëzish që menaxhojnë pasuritë e vendit dhe pushtetin politik.

Synimi është i qartë, pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëv­e t'i kontrolloj­ë një pakicë, kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë atë për veten e tyre, kjo nuk ka lidhje me demokracin­ë, është më afër diktaturës, por e një tipi të ri, kështu e duan Shqipërinë, pa drejtësi, pa prona, pa dëmshpërbl­im, pa kujtesë historike. Për këtë arsye e deshën Shqipërinë edhe pa PD- në", - deklaroi Basha. Kjo sipas tij është arsyeja e egërsisë së tyre. "Beteja fito

het nga më të vendosurit dhe demokratët kanë treguar vendosmëri, duke mos u përkulur para ortekut, që shpeshherë shkaktoi dhe psikozat e shpifjeve, baltës, sulmeve, intimidimi­t vetëm pse qëndruam para asaj që besojmë, që PD ka kuptim vetëm si parti perëndimor­ë. Misioni ynë është që ne nuk do t'i japim qetësi kësaj pakice deri sa t'i çojmë në opozitë", - tha Basha. Ai reagoi dhe për deklaratat në media të Arben Ahmetajt, që ndodhet në hetim nga SPAK për shpër

dorim detyre në kohën që mbante postin e ministrit të Financave. Sipas Bashës, "njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsion­i, tjetri kanabizon Shqipërinë". "Se çfarë bëjnë me njëritjetr­in, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëv­e, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit", - u shpreh Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania