Panorama (Albania)

Ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj dhe rektori i Mjekësisë në SPAK

-

Ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj është paraqitur sërish ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Posaçme. Nuk dihet se pse ish- ministri është paraqitur në SPAK, ndërsa ndaj tij, me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre. Por ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, ku qëndroi për rreth 40 minuta, u ndal në një prononcim për mediat. "Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestrua­n në apartament­in tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!", tha Beqaj. Edhe rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur sot në SPAK, pasi gjykata ndaj tij ka caktuar ' Detyrim paraqitje' nga GJKKO për çështjen e "Sterilizim­it". Ndaj Beqajt me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduar­a nga SPAK, në koncesioni­n e sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10- vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ishzv. ministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj. Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuar­a nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimi­t Strategjik dhe Koordinimi­t të Ndihmës, ku Beqaj ishte drejtor. SPAK ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre të Beqajt, por nuk ka të regjistrua­r një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll banese dhe janë sekuestrua­r telefoni, kompjuteri dhe dokumente të tjera. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.

REKTORI ARBEN GJATA

Arben Gjata është paraqitur në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës. Ndaj rektorit të Universite­tit të Mjekësisë është caktuar masa detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore.

Arben Gjata, i cili është edhe shefi i kirurgjisë është një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesioni­t të sterilizim­it. Në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015, ai ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesioni­t të sterilizim­it.

Kujtojmë që me urdhër të SPAK për koncesioni­n e sterilizim­it me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ishzv. ministri i Shëndetësi­së Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë ' Investital LLC'. Po ashtu, ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për koncesioni­n kontrovers të sterilizim­it të pajisjeve kirurgjika­le, ndërkohë që ish- zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten në zbatim të masave të arrestit të firmosura nga Gjykata e Posaçme thuajse dy muaj më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania