Panorama (Albania)

GJKKO rikthen çështjen për hetim, i kërkon SPAK aktekspert­imin për shëtitoren

Urdhërohet plotësimi i hetimeve lidhur procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin Promenadës dhe Plazhit Publik

- TIRANE

SPAK nuk i ka plotësuar hetimet në lidhje me njërën prej çështjeve që ka të bëjë me Vangjush Dakon dhe grupin e të arrestuarv­e nga Bashkia e Durrësit. Gjykata e Posaçme urdhëroi ditën e djeshme Prokurorin­ë e Posaçme, SPAK, të plotësojë hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur ish- kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe 10 të tjerë, përpara se të vendosë nëse do të kalojë për gjykim apo jo. Gjyqtarja e Gjykatë e Posaçme, Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizojë aktekspert­imi për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. SPAK ka 25 ditë kohë realizojë aktekspert­imin. Ndërkohë, Dako dhe të pandehurit e tjerë pretendojn­ë të kundërtën. Me vendimin e djeshëm GJKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët që do të përpilojnë dhe akt ekspertizë­n e kërkuar dhe do e paraqesë në seancën e 27 shkurtit 2024.

GJKKO

"Gjyqtarja e Gjykatë e Posaçme, Flojera Davidhi, mbi kërkesën e Prokuroris­ë së Posaçme në seance paraprake, vendosi plotësimin e hetimeve në çështjen objekt gjykimi. Veprimet hetimore do të kryhen deri në seancën e radhës, që do të zhvillohet në datën 27 shkurt 2024, ora 12: 00", - informoi GJKKO. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të bërë në vitin 2014 nga Bashkia Durrës për shërbim konsulence për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila. Më herët, në shtator të 2013- ës, është ngritur komisioni për caktimin e specifikim­eve teknike, me detyrë projektimi­n, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikim­et teknike për këtë procedure prokurimi. SPAK thotë se nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës atëherë Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritje­t e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të legjislaci­onit në fuqi.

Për të arritur në këtë përfundim, SPAK ka marrë analizën e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por sipas Gjykatës organi i akuzës do të duhet ta verifikont­e vetë një konkluzion të tillë. Për këtë arsye GJKKO kërkon që SPAK të verifikojë faktet për vlerën reale të investimit dhe ato faktike. Dako akuzohet për "shpërdorim detyre" në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7- katësh, por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish- bashkëpunë­torë të tij. Avokatët e Dakos kanë kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tyre nuk ka vepër penale, ndërsa nëse kjo kërkesë nuk pranohet kërkojnë gjykim të shkurtuar. Vangjush Dako ndodhet në paraburgim prej 6 qershorit 2023 kur dhe u arrestua.

AKUZA E SPAK PËR SHËTITOREN

Sipas hetimeve të Prokuroris­ë së Posaçme ka rezultuar se në vitin 2014

Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur "Projektim zbatim për

Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila". Me Urdhrin Nr. 84 datë 11 Shtator 2013 protokollu­ar me Nr. 4151

Prot., në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikim­eve teknike. Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimi­t, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikim­et teknike për këtë procedure prokurimi.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritje­t e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 "Për tarifat e studimit, projektimi­t, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit". Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale. Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoriteti­t Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohe­t dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë, Bashkia Durrës dhe administra­ta përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2 lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania