Panorama (Albania)

"Arrest me burg" për Klodian Gjikondaj, pjesëtari i grupit kriminal për kalim emigrantës­h

-

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Klodian Gjikondaj, akuzuar për veprën penale të "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal. "Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi", thuhet ndër të tjera në njoftimin e GJKKO. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar më datë 01.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit të pandehurit, të arrestuari­t Klodian Gjikondaj, akuzuar për veprën penale të "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal", parashikua­r nga neni 298/ 1- 28- 4, 333/ a/ 2 dhe 334/ 1 i K. Penal, ndaj të cilit është zbatuar dhe ekzekutuar masa e sigurimit. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon

Çela dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 10, datë 02.02.2024 vendosi:

Pranimin e kërkesës. Verifikimi­n e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Arresti në burg" të dhënë ndaj të pandehurit Klodian Gjikondaj me vendimin Nr. 2, datë 09.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimi­t të vendimit. U shpall në Tiranë, me datë 02.02.2024. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania