Panorama (Albania)

Viktima Bardha Pali, 47 vjeçe, la mesazh: Iliri, shkaktar i vdekjes sime

Shqiptarja i jep fund jetës në Greqi, burri e tradhtonte me dy familjare Detaje tronditëse nga momentet e fundit: Burri im solli pistoletën nga Shqipëria të më vriste. Bir bëjë një gocë e vëri emrin tim

- GREQI

Një histori e trishtë vjen nga Greqia ku një grua shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj në litar.

Ngjarja bëhet edhe më e trishtë pas publikimit të mesazheve që ajo i ka lënë të birit, duke i dëshmuar vendosmëri­në për t'i dhënë fund jetës për shkak të ' ferrit' që i kishte krijuar bashkëshor­ti i saj në këtë jetë. Duke parë mesazhet që gruaja ka lënë në rrjetet sociale, mësohet se në dijeni të jetës së vështirë dhe të dhunës fizike dhe psikologji­ke të burrit të saj kanë qenë të dy familjet dhe askush nuk ka bërë një përpjekje për të ndërhyrë. Policia dhe prokuroria greke kanë nisur hetimet, ndërkohë që momentet e fundit të jetës së saj kanë qenë ditën e djeshme kryefjalë e mediave greke.

NGJARJA

Një 47- vjeçare shqiptare, Bardha Pali, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë. Ajo, para se të kryente aktin e rëndë, ka publikuar në ' Facebook', një mesazh të gjatë ku tregon gjithë kalvarin e vuajtje që sipas saj kanë ardhur si pasojë e tradhtisë së bashkëshor­tit, me dy gratë e vëllezërve të tij.

Bardha në postimin e saj, shkruan se Iliri e tradhtonte me Mirën dhe Lonën, të cilët e shantazhon­in se do të publikonin videon që kishin bashkë, nëse nuk u jepte para. 47- vjeçarja shkruan se sherret mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta dhe se njëherë, Iliri kishte marrë nga Shqipëria një armë për ta vrarë, por e kishte ndaluar vëllai i tij Afrimi. Muajt e fundit, thotë ajo, e kishte paralajmër­uar Ilirin se do të vetëvritej, por ky i fundit e

kishte bindur të mos bënte një gjë të tillë për hir të fëmijës. Megjithatë, shkruan Bardha, nuk mund ta përballont­e me jetën me të, ndërsa rrëfen detaje të imtësishme të tradhtive të Ilir me gra të tjera. Ajo i kërkon të birit, Xhulios, që të mos lërë asnjë grua tjetër në shtëpi dhe të mos qëndrojë krah babait.

RRËFIMI I FUNDIT

Në rrëfimin e shqiptares që vrau veten në Greqi, detaje të tjera tronditëse dalin në pah. Ajo përmend dy gra, me të cilat e ka tradhtuar bashkëshor­ti, të cilat dyshohet se janë dy të afërme të saj Lona dhe Mira, në letrën publike drejtuar djalit të saj, përmend edhe vëllanë, të cilit i kërkon falje. Ajo i thotë djalit të saj se i ka lënë 500 euro, ndërsa i kërkon të ikë në Shqipëri, të krijojë atje një familje dhe t'i vendosë vajzës emrin e saj. "Xhulio bëhu i zoti i vetes bir. Mami për ty edhe në varr do i lutet Zotit, ma bëj hallall o bir. Të ka lënë mami 500 euro te dollapi te xhupi blu i Xhoit nënës. Xhoi e do nënën shumë thoshte o bir i nënës, ika po do ju shikoj nga larg, o Xhoi i nënës, o bir nëna Bardhën e mashtroi gjysh Iliri. O bir kur të rritesh do i dëgjosh nga të tjerët. Bir nëne shoi, të bëftë Zoti mizë bletë, o Bir. Sa të ikësh në Shqipëri te shtëpitë, të të lija ndonjë lek ty. Punova me plagë në mes e në zemër, o bir i mamit, asnjë veprim të keq mos bëj bir i mamit, merr familjen ik në Shqipëri, bëj një gocë vëri emrin tim o bir, të më kujtosh. Mos më harro o bir, burrneshë vdiqa po më mbaron bateria e telefonit biri i mamit, shumë kam për të të thënë, nuk mundem më o bir i mamit. Xhulio kam pirë raki o bir, ndryshe nuk e përballoja dot litarin, ikjen nga ti o bir", thotë Fatbardha.

"Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu, pikë hajri mos bëfshin o zot. Në shtëpi në Durrës mos e prano, amanet i patretur bir e mora Ilirin në telefon në mëngjes i thash Xhulio nuk ka punë, bëni ça të doni më tha, nuk më intereson. Ai nuk është burrë është mostër. Xhulio bëhu burrë bir. Të do mami shumë. Xhulio bir, plaga e kurrizit u mbyll, mos ki merak, po e zemrës jo, plagë jam...".

 ?? ??
 ?? ?? Bardha dhe Ilir Pali
Bardha dhe Ilir Pali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania